E enjte, 28.03.2024, 12:31 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Ç'më bëre, Dalip?

E marte, 27.09.2022, 05:07 PM


Ç'më bëre, DALIP?

Kujtimit të DALIP VELIUT

(tregim i jetuar)

Nga Përparim Hysi

Ka një thënie popullore që thotë:"E gjetësh nga nuk e pandeh". Kështu më gjeti dhe mua. As që e mendoja që të të vinte një e keqe  kaq e madhe, vetëm e vetëm nga një dëshirë shpirtërore e një dashamiri apo të një miku. Por unë, për pak,  nga kjo dëshirë apo dashamirësi krejt njerëzore desh e pagova shtrenjtë. Aq shtrenjtë sa, po ta shprehja me një metaforë, do të thosha:"Për një thelë, desh pagova një pelë". Sidoqoftë,  pa i ardhur anës e pas anës, këtij  tregimi të përjetuar,  dua t'u them lexuesëve se,  në fund të fundit,  e  drejta ndoshta, për një çast zhytet, por nuk mbytet. E shkruaj këtë tregim se njeriu kryesor që tregoi dashamirësi ndaj meje, DALIP VELIU ështa ndarë nga jeta dhe dua ta kujtoj me këtë tregim.

*     *    *

Në MBROSTAR-URA të FIERIT unë kam jetuar 50-vjet. Isha mësues dhe, veç si mësues,  populli i këtij fshati më kish besuar edhe si kryetar të organizatës së FRONTIT. Fshati qe goxha i madh, me gati dymijë votues dhe unë si kryetar as paguhesha (qe detyrë vullnetare), por për çdo njërit që i duhej një vërtetim për një punë diku dhe, sidomos,  nëpër organet e drejtësisë, duhet të përpiloja një vërtetim, sidomos për qëndrimin politik që fillonte me atë para ÇLIRIMIT dhe në vitet e pushtetit popullor. Sado që drejtësia quhej popullore, ligji godiste ndryshe për një me përbërje të keqe politike dhe ndryshe për një me qëndrim të mirë. E keqja qe se fshati ynë(qe sektor ferme) kishte përbërje heterogjene dhe, ndodhte, që ndonjë që ishte me"përbërje të keqe"(sipas kohës), për një akt apo tjetër që binte ndeshë me ligjet, bëhej objekt dhe merrej si i pandehur para ligjit. Unë bëja karakteristikën dhe, kur bëhej gjyqi në fshat, ngrihesha dhe me fjalën time bëhesha gat- gati, më tepër se avokati mbrojtës i fshatit, kur partia i kish hequr me ligj avokatët.

Debatet e mia me gjyqtarët qenë të nxehta dhe kisha shpëtuar nga burgu, jo një  por disa syresh. Para poullit u ndesha me gjykatësin, kur më tha:- Ti je kryetar i frontit dhe ke deklaruar, se i pandehuri është kulak dhe, po ti po e mbron.

Po, -i thashë, - kulakllëkun nuk ia heq dot, por të vetmen gjë që nuk bën, se ky nuk vjedh.Pastë faqen e zezë ai që e denoncon se"gjasme" ka vënë dorë në pronën socialiste. Nuk qe vetëm ky, por dhe tri raste të tjera, kur gjyqi bëhej nga një trup gjykues nga Gjykata e Fierit. Kulmi i "avokatllëkut" tim arriti në një çështje që lindi aty në sallën e gjyqit.

Salla qe mbushur plot, me porosi nga lart. Bëhej gjyqi për t'u demaskuar një nga këta, me"biografi të keqe" dhe gjykatsja,  kishte vënë krahë si shpend dhe, duke na marrë si dele që na kish futur vë vathë,  pa pritur e pa kujtuar, la tavolinën ku qe ulur dhe si një zhgabonjë që lëshon kthetrat për të rrëmbyer gjahun, u lëshua  përmes sallës me një zhargon prej rrugaçeje:" More maskarenj! E dini seç u bëj unë?Qenkeni të poshtër...dhe jargët vu. Harroi gjyqin dhe u lëshua këtej nga salla. E dini pse? Se RRAPI, ngjitur me mua, kishte ndezur cigar.Dhe, ngaqë RRAPI kish tymosur, ne, gjithë fshati qemë të poshtër  e maskarenj. Prita që dikush ta frenonte këtë"rrugaçe gjykatse", por askush nuk u bë i gjallë. Dhe u ngrita unë.

Shoqe gjykatse! Këtu në këtë sallë ka komunistë,  ka njerëz të ndershëm dhe askush nuk ka patur guximin që një fshat ta quajnë të poshtër. Ne, - i thashë, - do të gjejmë një palë gërshërë dhe do ta presim gjuhën.Se ne, populli, të kemi veshur me imunitet dhe ne do ta heqim. Sa thashë kështu, u ngrit prokurori që të mbronte kolegen.

Prokuror, - i thashë, - ti  mbron akuzën  se përfaqëson shtetin dhe je në rregull.Nuk kemi punë me ty, por me atë, se na ka fyer si fshat. Atmosfera u nxeh dhe, si u konsultuan me njëri-tjetrin, gjyqi u prish, pa marrë vendim. Të gjithëve u pëlqeu debati im, por ç'ndodhi më tej?

*     *  *

Në Gjykatën e FIERit ishte dhënë alarmi.Kurrë nuk ishte prishur një gjyq. Gjykatës qe dhe një  që ishte dhëndërr në fshat. Ky më takoi i pari dhe më tha:- Do vesh në burg, se ke prishur një gjyq që bëhet nga GJYKATA POPULLORE.

Unë:- I thuaj asaj koleges që të më blejë një kostum, se i dhashë një mësim, se si duhet të sillet me popullin.Por tej hamendësimeve, puna kish vajtur deri tek sekretarja e parë e komitetit të partisë dhe aty, prokurori, NEBI SHKËMBI(gjej rastin ta falnderoj këtë jurist aq të ndërgjegjshëm), kish treguar të vërtetën e debatit tim me gjykatsen.Ish vendosur (pas triditësh) që të përsëritej gjyqi.Këtë radhë, bashkë me gjykatsen dhe prokurorin, kish ardhur dhe Kryetari i GJYKATËS, VIKTOR KONOMi. Prapë salla plot dhe kryetari i Gjykatës tha:-Po e ribëjmë këtë gjyq se radhën tjetër, nuk kishte"organizim" dhe gjykatsja është  përplasur me një arsimtar me një debat pak të nxehtë.

Unë:- Pse bëri debat ai, arsimtari,  me gjykatsen dhe çfarë i tha?

Kryetari, po mendohej për ndonjë lojë fjalësh, por unë ndërhyra:-Arsimtari jam unë! Kryetari, pa më lënë që të vazhdoja më tej, tha:- Të gjitha fjalët që i ke thënë gjykatses u raportuan tek sekretarja e parë dhe, sikur pak, të kishe shkelur ligjin, ty do të të viheshin prangat. DHe unë kam ardhur që gjykatses t'i heqmi mimunitetin.

Unë e mora fjalën përsëri dhe thashë:- Nuk jam për t'i hequr imunitetin, se gratë janë të lodhura dhe nga një moment pak emocional,  shkeli mbi dërrasë të kalbur. Ne duam të jetë gjykatse përsëri.Kryetarit i erdhi mirë dhe, veçmas, më falnderoi. Po më mirë  të të dalë syri se nami.

*     *    *

Të nesërmen nëpër brigadat mbahej emri im në gojë. Dhe ngrihet DALIP VELIU dhe thotë:- Shokni,  një ditë pune sot e kemi për PAPIN, se "shpëtoi fshatin". Kaq duhej dhe ngrihet "një nga ata" e drejt e tek shoku filan:- Kështu e kështu propzohet  që një ditë pune për PAPIN (kështu më thërresin ata që më njohin). AI;"Filani" komunist bën një letër gati dhe thërret dhe nja 10 a njëmbëdhjete të tjerë(të gjithë jabanxhinj të porsa ardhur në fshat), e firmosin dhe direkt shokut ENVER. Thoshte letra(se u lexua para popullit) që jovetëm  e duan këtë, PAPIN, por e kemi dhe kryetar të frontit, kur dihet që xhaxhan e ka të pushkattuar. Qe koha e"gjuetisë së shtrigave" dhe një i dërguar i KOMITETIT Qendror, një nga komiteti i partisë në Fier dhe kryetari FRONTIT të FIERIT dhe përsëri në sallën e mbledhjeve.

-Kemi ardhur se  sh.Enver i është bërë një letër kundër Përparim Hysit që është kryetar i Frontit. Ne duam të dimë si e njihni ju, PËRPARIM HYSIN?

U ngritën folës, por asnjëri nuk hiqte"korën e plagës" që kërkohej.Ata donin që, para popullit, të thuhej:-Ka xhaxha të pushkatuar dhe nuk meriton as në arsim dhe, sa për kryetar fronti, ka të tjerë. E pashë që i dërguari kish hapur dosjen time dhe priste që, qoftë dhe dikush, të thoshte diçka. Askush.

Dhe u ngrita unë:- Unë jam Përparim Hysi dhe  më mirë se sa unë, askush nuk e njeh Përparim HYSIN. Ata që kanë bërë letrën kundër meje, nuk e dinë që unë kam dosje në kuadër dhe atje e kam shënuar që një xhaxhai im është pushkatuar.

- E dëgjuat apo jo? Ka xhaxhan të pushkatuar? Si mund të jetë kryetar i frontit? Si mendoni?

Ne PAPIN duam,  - thanë folësit. I dërguari, rimori fjalën:

Ky, kryetari juaj, asnjë gjë nuk i ka fshehur partisë. Kështu i do njerëzit partia. Dhe unë në këtë rrëfim, dua të kujtoj me mirënjohje, DALIP VELIUN, që thjesht pse më donte,  desh shkova për dhjamë qeni.

Tiranë, 22 shtator 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora