E premte, 29.03.2024, 01:47 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit

E marte, 27.09.2022, 06:41 PM


Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Epoka e Gjergj Kastriotit është më e arta në historinë e kombit tonë dhe të Europës,  për të kanë shkruar libra e vepra të karaktereve të ndryshme të cilat janë të panumërta, pastaj janë bërë gravura,  piktura,  portrete, medalje,  monedha etj.

Figura e kryeheroit dhe kryezotit jo vetëm të Arbërisë por edhe të Europës i ka interesuar studiuesve, historianëve, kornistëve dhe secilit që me anë të veprave e kanë ngjallë atë për të fol me shekujt, epokat e vitet në vijim deri në ditët tona.

Edhe këto dy medalje të vjetra që gjenden në muzeun gjerman në Berlin të cilat kanë qenë me parë pronë e prof.dr.Karl Asmund Rudolphi, janë në mesin e atyre shumë atyre që u tha më lartë që janë realizuar kushtuar figurës dhe veprës së këtij arbërori dhe europiani të madh.Medalja e parë mbanë këtë përshkrim:

Ballina e Medaljes: Imazhi i Georgivs Castriota Scanderbegvs (Gjergj Kastrioti Skënderbeu) në të majtë,  nga ana e pasme shkruan kështu:“Fidei Defensor Indomitus et Thracum Dominator Indomabilis“ (Mbrojtës i palodhur i besimit dhe sundimtar i paepur i Trakëve). Materiali i derdhur në Bronz,  me dimensionet diametri 47 mm pesha 39, 90 g.Prodhuar rreth vitit 1500, në Itali.

(Gjendet në kabinetin e muzeut shtetëror në Berlin, sipas numrit të objektit:18202738, nat/museum/dig.de/).Medalja e dytë mbanë këtë përshkrim:Ballina:imazhi Georgivs Castriota Scanderbegvs(Gjergj Kastrioti Skënderbeu)në të majtë,  nga ana e pasme pa mbishkrim.Materiali:I derdhur në Bronz me Dimensionet; diametri 36 mm pesha 17, 66 g.E prodhuar edhe kjo rreth vitit 1500 në Itali.

(Gjendet në kabinetin e muzeut shtetëror në Berlin, sipas numrit të objektit:18216243, nat/museum/dig.de/).Prandaj ai si në atë kohë edhe sot mbetet figurë e gjallë që flitet,  shkruhet, pikturohet dhe merret si shembull model për gjeneral, pushtetarë,  lider, komandant, princa, mbretër etj.Në arkiva,  biblioteka, muze të ndryshme anë e mbanë botës ruhen jo vetëm veprat, dokumentet për atë figurë,  por,  edhe medjale e monedha që i kushtohen kësaj figure madhore arbërore dhe europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora