E enjte, 28.03.2024, 09:07 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: DAKRS në Komunën e Klinës u ndau mirënjohje artistëve dhe sportistëve të saj

E enjte, 25.12.2008, 05:42 PM


DAKRS në Komunën e Klinës u ndau mirënjohje artistëve dhe sportistëve të saj

Nga Hajdin ISLAMI

Klinë (Kosovë), 24 dhjetor 2008-Në shkollën fillore “Ismet Rraci” në Klinë 105 parashkollorëve babadimri u ndau dhurata. Me këtë rast babadimri (aktori Ismet Krasniqi) përpos dhuratave ua krijoj një atmosferë gazmore dhe  programi u shndërrua në spektakël të vërtet.Ky spektakël u realizua në pranin e fëmijëve,prindërve dhe arsimtarëve. Ndërsa në shtëpinë e Kulturës”Jehona e Dukagjinit” trupa e teatrit “Osman R. Gashi” e shfaqi komedinë “Lejti dielli e praroi hana” e cila dramë në festivalin e të rinjve në Vushtrri u shpërblye drama me regji më të mirë.Të pranishmit i përshëndeti Ismet Krasniqi, përgjegjës i teatrit “Osman R. Gashi” më pastaj foli edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Klinë,Tushe Mehmetaj. Aktorëve më të mirë u ndanë mirënjohj. Mirënjohje ju nda Bujar Malokut, aktor dhe regjisor,Liridon Thaçit aktor dhe regjisor, trupës së teatrit me shfaqjen ” Lejti dilli e praroi hana” dhe piktorit Idriz Berisha për skenografin e monodramës “Obelisku pa adresë” Shpërblimet i ndanë Tushe Mehmetaj dhe Ismet Krasniqi. Edhe sektori i muzikës ndau mirënjohje për artistët më të mirë. U shpërblyen Qerim Gashi, Lekë e Gjok Duhani, Hanumshahe Morina dhe Ganimete Raci. Shpërblimet i ndan Tushe Mehmetaj e Rrahim Gashi pastaj u shfaq një program modest muzikor. Në hollim e  Shtëpisë së Kulturës u hap ekspozita e artit figurativë me punime të krijuesve të Klinës të organizuar nga Idriz Berisha.Po sot në  Komunën e Klinës janë  shpallë  sportistët më të mirë të vitit.
Futbollist të vitit shpallën:
1.Arianit Zefi
2.Zenel Mehmeti
3.Arben Gojani
4.Memli Seferi
Volejbollist të vitit
1.Vlora Tafili
2.Kosovare Morina
Shahist i vitit
Burim Dushi
Boksier i vitit
Ekimet Berisha
Karatiste e  vitit
Antonete Gjidodaj
Volejbollist i vitit
Rasim Selmani
Shpresat e futbollit:
Endrit Elezaj
Bledar Gashi

Punëtor sportiv:Ndrecë Pergjokaj e Gëzim Maxharraj
Trajner sportiv: Severin Elezaj e Pren Zefi
Pedagogu sportiv: Hilë Marleku
Falënderohen për kontribut të dhënë në sport:
Sokol Bashota, Tushe Mehmetaj
Arbon Desku e Ramush Agushi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora