E premte, 29.03.2024, 01:27 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Hajriu

E hene, 26.09.2022, 05:19 PM


Hajriu i vitlindjes 1918 kishte qenë 23 vjet bashkëpunëtor i Sigurimit në vitet 1949-1972. E kish nisur aktivitetin pas kryengritjes së Zhapokikës në Tepelenë. Ishte shpërblyer gjithsej me 200 kg misër dhe 2400 lekë.

Në vitin 1972, partia e ekspozoi në popull aktivitetin e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit, duke i hequr damkën e "armikut". Në vitet 1972-1984, duke patur vetëm 8 vjet vjetërsi pune, për pension të mirë, ai i dërgoi vazhdimisht letra autoriteteve që aktiviteti i fshehtë me Sigurimin t’i njihej si vjetërsi pune. Por partia ishte e qartë në përgjigje:

“Koha e bashkëpunimit me organet e Sigurimit të Shtetit, në bazë të ligjeve në fuqi, nuk futet në llogaritjen e kohës së punës për efekt pensioni, por është detyrë vullnetare e patriotike”.

Partia premtonte të ndërhynte që edhe në moshë të thyer të punonte në kooperativë si të gjithë të moshuarit e tjerë. Dhe fjala e partisë nuk diskutohej.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora