E diele, 04.12.2022, 02:21 AM (GMT)

Kulturë

Shefqet Dibrani: Monografi artistike në 20-Vjetorin e Ansamblit ‘Drita’

E hene, 26.09.2022, 06:00 PM


MONOGRAFI ARTISTIKE NË 20-VJETORIN E ANSAMBLIT "DRITA"

Haradin Gashi, “Dy dekada, Ansambli i këngëve dhe valleve "DRITA", monografi, botues vetë Ansambli DRITA, Lena Graphic Design, Prishtinë 2022, faqe 272. ISBN: 978-9951-29-027-2.

Nga Shefqet DIBRANI

Në kuadër të 20-Vjetorit, i cili u shënua më 11 shtator 2022, Ansambli i Këngëve dhe Valleve "DRITA", që vepron në Kreuzlingen të Zvicrës, nxori monografinë që i kushtohet veprimtarisë njëzetvjeçare të këtij Ansambli. Autor i monografisë është themeluesi i AVK-DRITA, dhe veprimtari i njohur Haradin Gashi. Monografia është libër artistik i punuar me shije dhe kulturë, me dizajn të zgjedhur, letër kualitative dhe e tërëështë me ngjyra. Përveç shënimit “Hyrje”, të vet autorit në këtë monografi janë përfshirë shënime, kujtime e përshtypje të shumta për themeluesit dhe artistët e vegjel dhe të rritur si dhe shënimet përkatëse edhe për seksionin e këngëve dhe valleve. Gjithsesi kujdesshem dhe profesionalisht janë përfshirë shënime të ndryshme nga veprimtarë të shumtë. Këto deklerata janë të larmishme dhe kanë jehonë të bujshme për aktivitetin 20-Vjeçar të këtij Ansambli. Vërtetë këto shënime nga personalitete të njohura e publike, qofshin nga fusha e gazetarisë dhe e librit, si dhe personalitete të njohura nga fusha e biznesit dhe arritjeve të shumta, kanë bërë që me këto shënime ta kompletojnë edhe më mirë mendimin pozitiv për këtë ansambël i cili mjaftë sukseshëm ka zhvilluar veprimtarinë e vet kulturore e artistike në Zvicër dhe tej saj.

Vlenë për t’u theksuar se Monografia është e ndarë në disa kapituj: 1. Kontribuesit në AVK “DRITA”, në Kreuzlingen, ku përveç anëtareve dhe anëtarëve të ansamblit, ka shënime të mjaftueshme edhe nga intelektual, gazetar e shkrimtarë të cilët në njëfarë mënyre kanë qenë të ndërlidhur me veprimtarinë dhe sukseset e Ansamblit DRITA,2. Bashkëpunimi me shoqata simotra në Zvicër, është kapitull që plotësohet edhe me ilustime dhe me fotografi të shumta të veprimtarisë epjesëmarrjes nëpër Festivale e Aktivitetetë përbashkëta me Shoqatat simotra që veprojnë kudo në Evropë, veçmas me ato që veprojnë në pjesën e Zvicrës Lindore,3. Sponsorët, përkatësisht miqtë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “DRITA”, janë ato e ata që si arteriet e gjakut kanë mundësuar financiarisht e teknikisht e fizikisht për të gjitha aktivitetet e ansamblit, 4. Shtypi dhe Mediat, janë pasqyra më e mirë e veprimtarisë së këtij Ansambli, por ajo që bie në sy, janë shënimet e gazetarit Rexhep Rifati, i cili si askush tjetër ka përcjellur shumicën e aktivitetve, koncerteve dhe përvjetorëve që ka zhvilluar, mbajtur e festuar ky Ansambël,5. Fotoalbumet nga aktivitetet e ndryshme janë dëshmi shtesë e këtij argumentimi artistik, prandaj mendoj se pa këtë kapitull faktografik, kjo monografi nuk do të dilte kaq e kompletuar dhe kaq artistike. Vlenë të thuhet se kolazhi i fotografive, (të gjitha me ngjyra), janë dëshmia më e mirë e gjithë veprimtarisë kulturore e artistike të Ansamblit,6. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar (LAPSH), në Kantonin Thurgau, është pasqyrë tjetër dhe e mirë edukative e arsimore që është bërë në këtë Kanton, ku njëri nga veprimtarët më të dalluar është vet autori i Monografisë, z. Haradin Gashi, i cili bashkë me veprimtaritë tjera, dhe tashmë edhe me botimin e këtij libri sa Monografik po aq historik e artistik, ka tërhequr vëmendjen e shoqërisë dhe komunitetit të këtushëm, prandaj gëzon respekt të gjithanshëm dhe nga të gjitha anët.

Monografia është botim i Ansamblit DRITA, kurse është realizuar nga Shtëpia Botuese, “Lena Graphic Design”, Prishtinë 2022.

St. Gallen, 25 shtator 2022.

Shefqet DIBRANI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora