E premte, 29.03.2024, 01:49 PM (GMT)

Kulturë

Hasan M. Shahinaj: Poeti, prozatori dhe publicist Xhevahir Cirongu

E hene, 26.09.2022, 06:22 PM


Promovime librore:

Poeti, prozatori dhe publicist Xhevahir Cirongu

Nga Hasan M. Shahinaj

Ditën e enjte të dates 22 shtator 2022, në ora 10.00 Klubi  i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, në odaonin ‘’Nikolin Xhoja’’ të Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu’’ organizoi në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit bregdetar, pronovimin e dy librave në presence të shkrimtarit Xhevahir Cirongu me titujt “Udhë në kohë’’ dhe Shtigjet e vendlindjes’’. Mbi 3 orë referime e diskutime të zjarrta u vlerësua shumë veprimtaria konkrete dhe e plotsukseshme e autorit Xhevahir, njëherësh edhe anëtar I këtij klubi krijues, I cili rreshton në kolonën e tij krijuese 14 botime deri më tani në gjini të ndryshme letrare. Në këtë event mjaft mbreslënës, të mirëorganizuar dhe me pjesëmarrje të gjerë të audicensës së oodaonit në fjalë,u procedua si vijon: Seketari I Klubit të KSHA-së, z. Naim Kërçuku hapi siparin e tubimit të sotëm duke fokusuar mesazhin e tij në vlerësimin e duhur të krijmtarisë së begatë të poetit dhe prozatorit Xhevahir Cirongu. Dhe, nga paneli drejtues, këngëtari profesionist Naim Kërçuku ia dha fjalën znj. Teuta Dhima, e cila në cilësinë e moderatores së Bibliotekës të Durrësit, ku fillimisht bëri ekspozenë e CV- së së autorit  dhe bibliografinë krijuese , më pas vlerësoi  kontributin  real  e të pasur  ndër vite  të autorit Xhevo,  I cili  veç tjerash , I ka  falur  si donacion Bibliotekës së pasur të qytetit bregdetar  libra  nga botimet e tij serial ndër vite. Gjithashtu znj. Teuta vlerësot veçmas edhe punën skrupulize të redaktorit të librit prej shkrimtarit Hasan M. Shahinaj përms analizës së thelluar e sa më dinjitoze e profesionale të punës së palodhur e me prodhimtari gati të përvitshme të kolegut tonë Xhevahir Cirongu.Diskutuesi i përzgjedhur  i moderatores Teuta u mirëprit dhe duartrokit bindshëm nga auditori. Fjalën e mori z. Nikolla Spathari, kryetari i KSHA- së, i cili vlerësoi krijmtarinë e autorit Xhevahir në disa plane dhe gjini letrare. Veçanërisht ai u ndal në lëvrimin e teksteve të këngëve për fëmijë e të rritur të Xhevos; nderuar edhe me çmime inkurajuse si pjesëmarrës nëpër festivalet e këngës për fëmijë në Shkodër, Durrës, Gjirokastër e në Skraparin e tij të vendlindjes.Tipike dhe shembull pozitiv për të gjithë shkrimtarët të KSHA-së së Durrësit është puna e përditshme e autorit Cirongu, duke sfiduar çdo pengesë fizike e moshore në lëmin e vështirë të të krijuarit poezi, prozë, publicistikë, ese, tregime e rrëfenja;madje edhe tekste cilësore këngësh për fëmijë e të rritur.Shkurt, nga KSHA-ja e Durrësit tone bregdetar janë shembull e model për të gjithë për trajtimin e temës së vendlindjes në mënyrë të shtruar dy kolegët tanë në fjalë: Xhevahir Cirongu për Tomorricën e Skraparit dhe Meçan Hoxha për Gramshin e tij të dashur vendlinës. Eventi sotëm kulmoi duke dëgjuar vëmendshëm referimin e zgjeruar të redaktorit të librit ‘’Udhë në kohë’’ referatin e zgjeruar të sotëm nga Hasan M. Shahinaj, i cili kishte zbërthyer deri në detaje të  kapitujve të librit prozadik e publicistik të kolegut të dashur e të respektuar Xhevahir Cirongu prej 400 faqesh,pa kursyer edhe disa vërejtje konkrete si dashamirëse si psh: përpjekje të mëtejshme Xhevos për  përmirësimin e fjalorit, shmangien e disa përsëritjeve përsiatëse, zbatimin konkret e korrekt në çdo rast dhe pa ekuvoke të normës standarte të plotë në përdorimin e kursyer të gjuhës shqipe, maturë më të plotë në përdorimin e kursyer të mjeteve stilistikore, krahas atyre metaforike që dominojnë me tepri etj, etj. Redaktori serioz e me përvojë Shahinaj dha këndshëm një paralelizëm të qëlluar, kur e krahasoi krijmtarinë e Xhevos me atë të të madhit Dritëro Agolli; dmth punën e  e tij cilësore porsi milingona punëtore e dheut, e cila grumbullon me aq durim tërë verës grurin e lëmenjëve në oponecë të hapur me gjinkallën-beluliane,lavdaraqe, të keqe, aspak letrare që plagjaron,vegjeton e huazon me çdo kusht dhe vdes urie në prag dimri e krizash të sotme, porsi një dembele e parazit tipike;shprehur qartazi alegorikisht me efekt optimal për autorin e sotëm kaq të vëmendshëm. Le të citojmë e lustrojmë veçse pak  vërejtje në këtë rast ilustrativ, ku shprehet haptazi kredoja e besimit të Xhevos- krijuesit tonë: Nga Tomorri fron i parë /,dielli ngroh botën mbarë/,fshati im në faqen e një mali/,aty ku rriten lulet e lajthia/,një burim uji rrjedh si kristali/,aty nisën udhën ëndrrat e mija/,rrjedh nga shpirti si ujvarë/,kënga e zemrës sime si shtegtar, o i yni Skrapar!...’’ Tashmë fjalën e mori redaktori i librit të dytë publicistik të Xhevahir Cirongut, dr. Osman Hazizaj, i cili me elskuencë e kopetencë zbërtheu mire e bukur pikat kyçe të këtij vëllimi, duke vënë në dukje pasurinë tematike, shtjellimin e portreteve të personazheve, ngjyrimet peisazhiste të trevës tomorriane, stilin e këndshëm të autorit që të rrëmben e të flladit porsi larmitë guvave të kanioneve gurore e shpellave skrapariote perms lumenjve të kaltër Tomorricës mespërmes luginës dhe tërsëllimat e lumit Osumit plak ujrabollshëm që zbret sebesli malesh me vërtik nëpër  Çorovodë – Poliçan- Berat-duke ndaluar vrapin galopant prej kali azgan në detin Adriatik,kaltëroshin mikpritës e të përjetshëm. Porsi një intermeco mjaft e goditur pikante dhe në kohën e duhur, e cila i dha kënaqësi të vërtetë artistike auditorit të këtij takimi të pasur. Ishte kënga tradicionale  ’’Vjen deti tallaz-tallaz’’  kënduar me patos e përkushtim nga këngëtari durrsak i karrierës  Ylli Çiftja, madje shoqëruar edhe nga kolegu pasionant Naim Kërçuku i panelit. Ndërkohë, z, Naim rrëfeu edhe si pasajë e luftës klasore po edhe shtyrjes së bërrylave në vitin e largët 1972, atë e larguan me  marifet nga repertori I estradës profesioniste të Durrësit., duke e trasferuar si mësues muzike në Jubë – Skuthin periferik ku punoi me përkushtim duke nxitur talented e reja me prirje muziko-letrare si edhe pikturoro – sportive. Në vazhdim të përurimit të sotëm, fjalën e mori diskutanti Besim Shahini, i cili në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Veteranëve dhe pasardhsëve të LANÇ,vlerësoi dukshëm krijmtarinë tematike të Xhevahir Cirongut, sepse  ka shkruar me mjeshtëri siç duhet figura kontribore durrsake, skrapariote, e kombëtare, ish-partizanë,dëshmorë rënë ndër beteja dhe heronj të Popullit në rrafsh kombëtar deri në ditët e sotme,madje edhe për trevën Kosovës martire e të Çamërisë fisnike. Në këtë hulli e frymë vlerësuese diskutoi edhe z. Gëzim Aliaj, n/kryetar i shoqatës atdhetare e kulturore ‘’Tomorri’’ dega Durrës, ku kontribon me shkrime dhe tekste këngësh për fëmijë e folklorike massive edhe vetë shkrimtari ynë i përvojës dhe analizës së sotme Xhevahir Cirongu, duke merituar mirënjohjen e vendlindjes, në rrafsh krahinor, prefekturor e mbarëkombëtar. N/kryetari KSHA-së, z. Vladimir Muça, në diskutimin e tij u ndal në risitë e poezive dhe prozës së gjerë së Xhevos,i cili ka contribute dhe në shtypin e Kosovës;madje edhe në revistat letrare ballkanike e evropiane. Shkrimtari Xh. Cirongu ka botime poezish për Atdheun, vendlindjen dhe pemën e ullirit , si një symbol tradicional të trevave mesdhetare. Gjithashtu autori Cirongu ka meritën sepse trajton  e skalit portrete të njerëzve të mençur,të urtë, bujarë,punëdashës cilësorë pa harruar figurat publike si donator për komunitetin, të shoqatave të invalidëve me aftësi të kufizuara, të fëmijëve dhe njëherësh brezit të  shkollor, si e ardhmja e sigurt e Shqipërisë sonë, e cila po hyn denjësisht në familjen europiane të BE-së me  pasaportën e vyer të letërsisë dhe kulturës bashkohore të kulturuar tradicionalisht e suksesshëm ndër dekada. Në përfundim, me dorë në zemër, emocione të përveçme dhe lot në sy, autori Xhevahir Cirongu falnderoi panelin drejtues të këtij eventi,ndihmën efikase  të Bibliotekës Publike të Durrësit me postrat e dy librave të afishuara në sfondin ballor të odaonit ‘’N. Xhoja’’. Po edhe vlerësimet e merituara të çdo diskutanti të eventit të sotëm kryesuar nga dy relatorët e përzgjedhur të të dy librave të Xhevos; zotrinjtë-autorë Hasan M. Shahinaj dhe dr. Osman Hazizaj. Evenimentin kaq të bukur e original, të pasur e cilësor të sotëm, e filmuan me aparatet e tyredixhitale dy fotografët Luan Jaupi dhe Rako Paja. Por edhe televizonet…Kënaqësi të veçantë i dha tubimit në fjalë,pjesmarrja dhe e familjes së autorit, plus mbesës së prferuar të Xhevos. Fjalët ishin si tufa e luleve pranverore të cilat ngjallnin shpresë e gëzim për autorin.Na mbetet për ti thënë këtij autori: të lumtë pena, o Xhevahiri ynë dhe i të gjithëve, dhe shpresojmë në lartësi të tjera në krijmtarinë tënde të begatë e të suksesshme! Urime , urime zemre, të ndërsjella e gjithëmirënjohëse për sot e për mot!....

Hasan M. Shahinaj, shkrimtar

Durrës më, 22.09.2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora