Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Bariu i maceve

| E hene, 26.09.2022, 07:00 PM |


BARIU I MACEVE

NGA KALOSH ?ELIKU

Bariu i maceve endacake te  “Parku i Grave” në Shkup, i mbëlidhte macet dhe i sillte në shtëpi. Jo, nuk e kundërshtoja. Edhe, pse: kisha, probleme familjare. Nuk ishte kohë e lehtë, nateditë me vite i rrethur nga të katër anët me  Koronavirus dhe Pandemi. Masa Qeveritare: Mos dilni në rrugë pa maska. Dy metra larg rrini edhe me Gruan besnike. Burg shtëpiak. Mërzia, kur t’u rrokë, dilni në verandë, hiqni valle dhe këndoni këngë qafëpërqafe me çifteli. Burg, shumë më i rëndë se, burgjet politike jugosllave me të gjitha “konvestat” ndërkombëtare: “Goli Otok”, dhe “Idrizovo”. E, mos të flasim për miket besnike te “Parku i grave”. Vite me radhë na izoluan nga familja, miqtë dhe gratë besnike.

Bariun e maceve, një ditë e shpërblyen me goditje në tru. Përpak, shpëtoi nga Zonja Vdekje. Dy-tri vite, duke u arratisur nëpër spitale. Shtëpi rehabilitimi. Mezi shpëtoi gjallë me një këmbë, në kohë me Koronavirus, dhe Pandemi partiake me masa Qeveritare. Luftë për jetë. Vite, kur njerëzit mezi ecnin me dy këmbë. E, Bariu i maceve duheshte të ecë me  një këmbë në jetë.

Bariu i maceve, sot ma rrëmbeu profesionin, jo të shkrimtarit, po humanitarit: ka gjetur punë në shtëpinë familjare. Herët, në mëngjes: përderisa, shokët e tij aktivistë partiak shkojnë në punë, pa vende pune, por me rroga partiake Qeveritare, ai i ushqen mecet...