Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt

| E diele, 25.09.2022, 07:29 PM |


Të hënën me 26 shtator, në orën 19.00, në hotel Sirius (Prishtinë), do të promovohet libri-portret: “Rugovën, si e kam njohur” i Gani Mehmetajt. Librin e ka botuar shtëpia botuese Uetpress nga Tirana, ndërsa e mbështeti Santefarm nga Prishtina.

Për librin “Rugovën, si e kam njohur” do të flasin Avni Spahiu, Henri Çili dhe Melihate Termkolli.

Do të këtë edhe pika artistike, pika muzikore dhe poezi që autorë të ndryshëm ia kanë kushtuar presidentit Rugova.

Gani Mehmetaj është gazetar, shkrimtar, kineast, publicist dhe dramaturg, autor i 30 vepra letrare, publicistike, kinematografike dhe dramave.