E premte, 29.03.2024, 08:59 AM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Më e madhe është molla

E diele, 25.09.2022, 06:50 PM


Më e madhe është molla

Mbesa Amaris mbushi 1 vjeçe

Nga Albert Habazaj

Herët, në mëngjes sa dola

Me sy, me pulëbardhat fola,

Nisën valët përmbi det

Për Amushen tonë shëndet.

Çeli 23 shtatori

Ç'ëmbëlsi natyra mori,

Sa bukur buzëqesh vesa

1 vjeçe sot mbushi mbesa.

Na u bë e madhe çupa

Ecën bran, veshur me pupa,

Tullumbace njomëzake

Gojë e voçkël, topolake.

Ma e Ba e Pa aa

Me gojoshe diçka ha,

I han’ kocodhëmb’t e vogla

Dhe frutat i duken lodra.

Kap një mollë e fut në gojë

Nga dora s'do ta lëshojë,

Bën që të ngrihet në këmbë

Molla duket më e rëndë.

Fjalkëzat - cicërimë zogu

Ç’ aromë lule borziloku,

Sa botën Perla e do

Sytë tek Perla ka ajo.

Amaris, Amushe xhani

Babi, motra, nëna, mami,

Të duan sa mali e deti,

S’dinë sa të do gjysh Alberti.

Kam kaq muaj që nuk shkruaj

Vargjet ngjajnë si gjë e huaj,

Para mbesës shpirt, flori

S’ka vlerë asnjë poezi…

Vlorë, e premte, 23.09.2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora