E marte, 16.04.2024, 09:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Ikja

E diele, 25.09.2022, 01:56 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Ikja

Po ikin dallëndyshet

Në vendet e ngrohta,

Neve nga Lugina…

Nuk na njeh as bota!

Sikur të na njohe

Çfarë fitimi kemi?

Kur jemi shpërndarë

Si kokrra bademi!

Ku mbet edukata

Morali dhe nderi?

Na ndjek si hije

Inati dhe sherri!

Ashtu të përçarë

N’parti e shoqata,

Dallimet mes nesh

-Si dita dhe nata!

Tani që po ikë

Rinia jashtë vendi,

Ja rrassha ku s’duhet

Edhe këtij pushteti!

E fton popullatën

Të dalë n’regjistrim,

Kur ajo shpërngulet

N’heshtje në mërgim!

Pastaj e nxjerr gjuhën

Si lopatë të gjatë,

Për Këshill Kombëtar

Edhe një mandat!

Medvegja na iku

-Kah sytë - këmbët,

Edhe Bujanocit

Po i bien dhëmbët!

Po mbetet Presheva

-Si në bri të dhisë,

Për t’mos i humbur

Gjurmët e etnisë!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora