E merkure, 24.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Speciale

Nuhi Veselaj: Nga Jetëshkrimi (9)

E premte, 23.09.2022, 07:52 PM


NUHI VESELAJ

II. Kujtime nga Mushtishti (2007), nga librii i AVDI OSMANIT

“Tempulli i dijes”, Mushtisht”, MU

2011

(këtu në version të përplotësuar)

Edhe pse kanë kaluar afër 60 vjet nga periudha shkurtër, afro 3 mujore të shërbimit tim si mësues në fshatin Mushtisht të Therandës (d.m.th. nga fillimjava e dytë e shtatorit 1952 deri te ndërprerja, me burgosje më 17 dhjetor 1952), kujtimet dhe përjetimet lidhur me këtë periudhë për këtë fshat ende i kam të freskëta dhe disa prej tyre që më janë ravijëzuar thellë në kujtesë, do të përpiqem, farë shkurtazi, t'i shprehë në këtë paraqitje., duke i mbarështruar në këto 4 pika:

·       Së pari, diçka rreth shqetësimeve personale të ditës si përgatitje për veprim në të mirë të gjuhës dhe të çështjes kombëtare dhe për ndonjë të dhënë paranjohëse për fshatin në fjalë;

·       së dyti, ballafaqimi me realitetin në vendin e punës si dhe rreth aktiviteteve të lira jashtëshkollore në atë periudhë;

·       së treti, rreth disa konstatime me interes për Mushtishtin e njerëzit e tij gjatë historisë;

·       për disa shembëlltyra mushtishtase në shenjë respekti e mos-harrimi, kontribut mozaiku për historikun e fshatit në hapërimin e suksesshëm të tij drejt së sotmes dhe së ardhmes.

1.    Mbi shqetësimet personale të ditës në përpjeke në të mirë të gjuhës dhe të çështjes kombëtare dhe të dhëna paranjohëse për fshatin në fjalë.

Në qershor të vitit 1952, në moshën 19 vjeçare, si nxënës i rregullt, jo me kurse e pata kryer Shkollën Normale të Gjakovës. Mesa jam në dijeni, ky ishte brezi i parë në krejt ish Jugosllavinë i një shkolle të mësuesisë me mësim në gjuhën shqipe, sipas programit 4 vjeçar. Në këtë klasë (paralele) prej 35 nxënësve të regjistruar, maturën në afatin e qershorit e patëm kryer vetëm 17. Shumica ishin nga Gjakova e rrethina, ndërsa unë, pothuajse i vetmi isha që vija nga një fshat nga ana e Suharekës. Natyrisht e ndieja njëfarë krenarie dhe njëherazi edhe një përgjegjësi me peshë në vete që tashti si shkollar (!), duhej të ndërlidhja veprimin dhe të ndjeja në shpirt edhe fatin e popullit tonë, i cili vuante në robëri. Më sa më kujtohet po në atë periudhë ose më mirë një vit më parë, opinioni ynë ishte i provokuar rishtazi nga pushteti i atëhershëm, i cili haptaz përshkallëzonte dhunën në dëm të Shqiptarëve, nga se nga gjiri i tij shkuli kombësi të tjera, sipas nesh artificiale: pos kombësisë turke, e cila në të vertetë kishte prejardhje të qartë shqiptare, fuqizohej edhe kombësia serbo-muslimane që edhe këta më sa dinim kishin prejardhje shqiptare. Prandaj duke qenë i edukuar në frymë të shqiptarizmës si në familje e sidomos në shkollë, aq më tepër, kur një vit më parë (1951) qeshë organizuar kombëtarisht me betim mbi flamurin e ndaluar kuq e zi, se do të punoj për gjuhën e popullit tonë, andaj mezi prisja që ta jepja kontributin tim konkret, ku do që paraqitej nevojë dhe gjithsesi në të mirë të gjuhës shqipe, në të mirë të edukimit të brezave tanë në frymën e zgjimit kombëtar, pa e kursyer edhe jetën për realizimin e të drejtave tona të mohuara për identitet e bashkim kombëtar. Po këtë ideal e kisha shprehur edhe në një tufë vjershash. Pra në këtë gjendje frymëzimi u paraqita në Suharekë me kërkesë që të më mundësohej të ushtruarit e detyrës së mësuesit, ku do që ishte më e nevojshme. Ndërkohë, pasi erdhi pëlqimi nga Prishtina erdhi drejtcaktimi në punë, në Suharekë më ofruan (R. Lumi e A. Fazliu) dy opsione: me shërbye në progjimnazin e Suharekës e tash sa kohë ekzistonin të gjitha klasat e gjimnazit të ulët osë të shkoja në Mushtisht, ku një vit më parë ishte hapur klasa e parë e atij progjimnazi dhe pritej të vazhdonte e dyta në perspektivë të tjerat. Unë pa u hamendur, pranova me plotë dëshirë për të shërbyer në Mushtisht, edhe pse asnjëherë në jetën time nuk kisha qenë atje dhe e kisha më larg nga shtëpia se Suharekën për afro 7 km rrugë pa rrugë. Është e vërtetë se përmbluaja në kokën time se ia vlente ta bëja një sakrificë të tillë me plot vullnet, në dobi të interesit të përgjithshëm. Është e vërtetë se si fëmijë kisha dëgjuar për këtë emër. E dija se Mushtishti ndodhej në një grykë rreth bjeshkës, nën Gurin e Dellocit, për të cilin flitej se dikur moti banorët e vendbanimeve të rrafshakut faleshin drejt tij. Edhe diçka tjetër. M'u kujtua fakti se shakaxhitë e dëgjuar të Reçanit, të fshatit tim, talleshin duke i përqeshur, mushtishtasit, të cilët e përzienin shqipen me serbo-shkienishte, barabar si turqelitë që e përzienin shqipen më turqishten. Prandaj ishte e çuditshme sipas meje pse Mehmet Reçani, gjyshi i babës tim, plak e stërplak i dëgjuar, siç thoshin që kishte ndarë pleqni, Shkup e Shkoder, Gallap e Karadak edhe deri në Lumë e Mat, kishte dhënë bekimin që bijën e tij, që ne e quanim halla Sherife, ta martonte në atë fshat, banorët e të cilit nuk folkan mirë shqip. Mirëpo kishte edhe njerëz të tjerë seriozë që thoshin se Mushtishtasit edhe pse nuk flasin me theks bash si na, ata janë më shqiptarë se na! Sidoqoftë pa hyrë në arsyet historike të konvertimit, e ku ta dimë, për mua pas njohurive që kisha marrë në shkollë, shumë gjera i kisha të qarta lidhur me ortodoksizmin te shqiptarët. Prandaj më shkonte mendja: sa mirë do të ishte që edhe në Kosovë ta kishim ndonjë “FANOL” a shok të tij, që t'ua shpjegonin ortodokësve tanë se edhe ata janë shqiptarë me rrënjë. Siç e kam cekur në një vend tjetër, është e vertetë se shkiet vendës të fshatrave tona, sërbishten nuk kishin mundur me mësue për 40 vjet nga Serbo-Jugosllavia e Kralit (1918-1941), ndërsa në 3 vjetët e Shqipnisë 1941-44 edhe ata mësonin me lehtësi shqipen si ne, ngase sintaksisht e kishin gjuhë të veten. Mendja ime, si të zgjaste një atmosferë e tillë edhe disa vite, ndoshta si në Shqipëri edhe te ne do të kishim Fanolët tanë(?). Po në anën tjetër ajo Jugosllavi nuk kishte mund t'ua ndryshonte fenë as për t'i ndalur për t'i mos mësuar për të folur shqip as mushtishtasit muslimanë, të cilët tash si muslimanë, nuk e kishin ngarkesë, as në krye as në zemër, as popin as kishën serbo-shkienishte. Por tash më shkonte mendja, se sistemi i ri komunist me propagandë të tmerrshme, kundër fesë muslimane në njërën anë dhe me fuqizimin e gjuhës serbe, në anën tjetër, ndoshta ishte rrezik që edhe ata (mushtishtas), t’i konvertonte në kombësi serbo-muslimane, sikurse shumë qytetarë shqiptarë muslimanë në periferi (në mal të Zi e Saxhak), mandej edhe brenda Kosovës, për ata për vazhdimin e shkollës shqipe në atë fshat mund të paraqitnin pengesa. Sido që të jetë, për mua ishte befasi e këndshme që tashti veç Suharekës edhe në Mushtisht, vendbanim iliro-dardan, që kishte përjetuar katrahura sundimesh fetare e gjuhësore të huaja tashti ishte kthyer mbarë, sepse aty funksiononte progjimnazi i ulët në gjuhën shqipe, andaj në mësuesit e shqipes duhet të jemi sa më në nivel.

2. Vendi i punës dhe ballafaqimi me realitetin

Me thënë të drejtën vendin e punës e gjeta më mirë se që e paramendoja. Në paralelet shqipe në katër klasat e para punonte mësuesi Ukë Kabashi, ndërsa në gjimnazin e ulët aty ndesha mësuesit  Xhafer Kabashin (nga Korisha) dhe Tahir Santurin (nga Prizreni). Më që Xhaferi e dinte se unë merresha me shkrime më ofroi lëndën e gjuhës shqipe dhe atë të historisë. Ashtu edhe u bë. Kur është fjala te gjuha e banorëve aty, qeshë i befasuar për të mirë, sepse vërtet vetëm te ndonjë i moshuar mushtishtan vërehej theksi i poturishtës, siç e përqeshnin shakaxhitë në fshatin tim, por tek nxënësit dhe po thuaj te shumica e popullatës së re nuk vërehej aq ajo dukuri. Sidoqoftë, bashkë me shokë të punës e të tjerë siç do të shohim iu përveshëm punës, jo vetëm brenda mureve të shkollës, por siç do të shprehem më poshtë edhe më gjerë. Kështu pasi e zgjidhëm çështjen e vendosjes sonë, menjëherë doli halli si të sillnim nxënës në shkollë, për të normalizuar së paku numrin e nxënësve në paralelet e parapara!?. U pa e domosdoshme të bënim agjitim edhe në katundet për rreth. Për me agjitue për dërgimin e nxënësve në shkollë unë kam pasë shkuar në Savrovë, pastaj në Maqitevë etj. Pata bërë agjitacion deri edhe në Dubravë e në Bukosh. Sidoqoftë, në shkollë arritëm njëfarë numri sa me funksionue dy klasat e parapara: klasa I dhe Il. Zhgënjimi i parë ishte që nuk qemë të zotët me shtue numrin e nxënsve edhe për një paralele të pestë, megjithatë veç nga Mushtishti arritëm të përfshinim edhe tek-tuk ndonjë nxënës nga Maqiteva, Vraniqi, Sallagrazhda, Savrova. Mirëpo pasi dita vinte duke u shkurtuar dhe moti duke u ftohur, andaj na lindi ideja që të siguronim për nxënësit nga fshatrat periferike vendbujtje si në formë internati. Dhe vërtet, me ndihmën e aktivistëve të fshatit arritëm të bënim njëfarë konvikti, ku vendosëm disa shtretër që kishin mbetur nga ushtarët gjatë fushimit verorë të tyre. Po tashti ishim në hall si të mbushnim dyshekët me kashtë?! Atëherë unë pa e pyetur fare të zotin e shtëpisë, shkova në kashtoren e Jemin Nurkës dhe aty i mbusha dyshekët.

Është e vërtetë, se arsimtarët e Suharekës erdhën në fshatin tonë dhe na nderuan me njëfarë skeçi, për ne kjo mjaftoi për të na nxitur që edhe ne të punonim për të përgatitur programe rasti. Ashtu edhe vepruam. Qoftë të vënim në skenë gjëra të njohura më parë ose të improvizonim ndonjë skenar të caktuar. Në këtë plan patëm mjaft suksese.

Eshtë e vërtetë se në aktivitete e manifestime të ndryshme merrnin pjesë edhe aktivistët e fshatit, sidomos më kujtohet që vetë kryetari i Këshillit të vendit, (Ibrahim Ajazi) emri i të cilit po më kujtohet për të mirë, ishte dora e djathtë e aktiviteteve të tilla. Kështu ne jo vetëm në Mushtisht, por mbaj mend edhe në Vraniq, e mbajtëm një shfaqje. Në të vërtetë ne arsimtarët: unë, Xhaferi e Uka e patëm përgatitur melodramën “Vëllavrasi” me tekst të Ndre Mjedës. Në shfaqjet si këto e manifestime të tjera unë paraqitesha si konferensier, por në raste edhe si aktor e këngëtar. Aty pata marrë e zgjeruar idenë për shfaqjen “Shtatorja e çuditshme”, të cilën e kam botuar të përpunuar në librin “Mësime nëpër pësime” ( Prishtinë 1997).

Dy fjalë edhe rreth mësimit të gjuhës e të historisë që zhvilloja më nxënës. Meqë na mungonin tekstet e mjetet mësimore në harmoni me grupmoshën e nxënësve, e pranoj se mbase e teproja, sepse mësimin e zhvilloja, po thuajse si në shkollë të mesme. Isha i mbrumur me hovin djaloshar, nuk dija me u ruejtë aspak sa i përket respektimit të idejshmërisë së kohës (patriotizmit socialist jugosllav). Poezitë e Fishtës, të V. Prenushit etj, historinë e ilirëve, të Skënderbeut, të Bajram Currit etj, edhepse ishin të ndaluara, gjeja rast i bluaja dhe i përbluaja para nxënësve. Si tekst gramatike e kam pasur atë të O. Myderizit. si tekst leximi e pata shfrytëzuar edhe librin “Te pragu i jetës”. E mbaj mend mirë se më 17 dhjetor 1952 kur ishim në valën e veprimtarisë, para se të hynim në klasë për të më arrestuar, nxënësve u pata lexuar, duke komentuar një fragment nga ai libër, kur thuhej “se të parët tanë ishin trima që gurin e brenin me dhëmbë, ndërsa tash të rinjtë tanë edhe hekurin mund ta brejnë me dhëmbë”!. Në të vërtetë, ndërsa ishte duke u hapur dera hetova diçka dhe më sa më kujtohet, arrita ta fusja librin në sirtar. Megjithatë, jo vetëm atë libër, por edhe tekstet e tjera si dhe gramatikën m’i kishin sekuestruar, dhe më kurrë nuk më janë kthyer. Por për fat, siç më ka treguar Xhaferi, kompleti i vjershave të mia në dorëshkrim, paska pasë rrëshqitur në dërrasën e dollapit të librave tij dhe kështu kishte shpëtuar pa u ra në dorë atyre. Është e vërtetë së aty ka pasur vargje që ftohej populli për rezistencë për luftë, për bashkim kombëtar etj. Shumica e atyre vjershave më vonë janë botuar, paksa të zbutura nën titullin “Cace e hope djaloshare” (Prishtinë, 1997). Atë përmbledhje siç tregonte Xhaferi, ia paska dhënë vëllait tim, kur shkon me i marrë plaçkat e mia dhe pastaj kunata mençurake, Hamidja, i paska çue në gjini në Sllapuzhan, andaj kur është bastisur më vonë shtëpia në Reçan, me rastin e burgosjestë vëllait, Bacit Ramë, nuk kanë gjetur asnjë provë rënduese të kësaj natyre kundër nesh. Vërtet, po t’u binim në dorë ato vjersha unë do të vuaja shumë më shumë se 2-3 vjet burg.

Marrëdhëniet tona kolegiale në Mushtisht ishin tejet të mira, por edhe kontaktet me prindër e sidomos me aktivistë të kohës të fshatit ishin në nivel, por unë do të përmend në pikën vijuese  disa të dhëna me interes për historikun e fshatit. paharrueshëm

3. Disa të dhëna me interes për Mushtishtin dhe historikun e tij

në kuadër të rrethit të Suharekës

Edhe pse qe periudhë fare e shkurtër, 3 mujore sa pata shërbyer në Mushtisht, më kanë mbetur edhe mjaft kujtime e përjetime të tjera të pashlyera, mëgjithatë po e përfundoj duke i shtuar edhe këto konstatime:

Së pari, sipas një statistike të udhëpërshkrimi të Milosh MiIlojeviçit (1866), nëse mund t’i besohet, pra, mbi dhjetë vjet para Lidhjes së Prizrenit (1878) Mushtishti, kishte 100 shtëpi: S 45, P 55, pra, kishte 10 shtëpi më shumë paturë se ortodoksë serbë.

Së dyti, sido që të ketë qenë, pas afro 90 vitesh pa hy në statistika, si mësues i këtij fshati vura re se shqiptarë e serbortodoksë në një lagje kishin mbiemrin e përbashkët Bytyçi (Bitiqi), emërtim i një fisi të njohur shqiptar. Me këtë dua të them, pa u futur në përimtime, që vetvetiu kuptohet që këta bashkëfshatarë i lidhte etnia e përbashkët fisnore shqiptare, por i ndante vetëm përkatësia fetare dhe mësimi në shkollë, edhe pse momentalisht ortodoksët flisnin mmë shumë serbisht ndërsa muslimanët më shumë shqip.

Së treti, po aty, në Mushtisht një lagje tjetër quhej me mbiemrin Budakova, d,m.th. kishin prejardhje nga ai fshat, në të cilin tani nuk kishte as ortodoksë as katolikë. Këtë fakt po e ndërlidh me konstatimin e Milojeviçit, e cili si banorë budakovën e shënon me 60 shtëpi: P 20 ndaj A 40, pra 20 shtëpi më shumë se poturë ishin arnautë ose shkipë të islamizuar. Budakova ishte pa asnjë serb (ortodoks), fakt ky që na jep me kuptue se shpërngulja e tyre si ortodoksë në Mushtisht mund të ketë ngjarë më herët se 10 vite para Lidhjes së Prizrenit. Së këtejmi merret vesh se një pjesë e familjes nga Budakova, për ndonjë interes qenka ndarë fetarisht në dysh, të muslimanizuarit mbesin 20 familje në Budakovë dhe e kanë ruajtur shqipen, ndërsa ortodoksët e shpërngulur në Mushtisht e kanë ruajtur fenë, ngase aty ishte kisha ortodokse me popa aktivë, dhe si pasojë e kanë përzier ose anashkaluar gjuhën. Raste të tilla kur vëllezërit e së njëjtës familje përqafonin fe të ndryshme, nuk ishin të rralla. Mbse dihen edhe sot, si: Bukosh-Dvaran, Reçan–Sopi etj., por ata që e pranonin fenë muslimane (paturizoheshin!) në realitet ruanin shqipen, ndërsa ata që mbetnin në fenë e të parëve ortodokse e pranonin emrin serb (pravosllavizoheshin). Dhe kështu dhe ndërkohë disa sipas rrethanave e përvetësonin gjuhën nashke, ngase e kishin si gjuhë feje, sigurisht të ndikuar nga gjuha e vjetër kishtare sllave (amalgamë bullgaro-ruse) që e përdornin popat si gjuhë liturgjike në kishat ortodokse pravosllave të Mushtishtit, e cila ishte e autorietshme, edhe në kohë të Turqisë. Mwe fjalë të tjera emri serb S erbi par  rilëindejs serbe e shqiptare nuk përfaqësonte  kombin serbnjënaciona  serb, si sot.

Së katërti, gjithsesi në Mushtisht ndër ortodoksë si figura të autetshëm ishin popat. Popi  Mushtishstit e ka drejtuar për një kohë pas LDB rrethin e Suharekë së bashkë me sidajën tim  Shaban Jonuzin (Kuçi), i cili gjatë kohës së Shqipnisë (1941-1944) kishte qenë rob lufte në Bullgarinë progjermani, por ndërkohë atje aktivizohet si prokomunist, andaj me të kthyer e angazhuan si pushtetar. Shabani, kur e detyrojnë me heq e me gjuejtë në bërllok flamurin shqiptar  ky e ka palosur dhe e ka ruejtë nën fytyrë jorgani. Thuhet se Shabani e Popi, në atë kohë delikate kanë pasur qendrim sadokudo të drejtë për të deklasuarit, si Hamit Tahiri, Sadik Peçani, Jemin Nurka, Qamil Jemini, Ali Meta, Muhamet Veseli e të tjerë, të cilët i kanë ruajtë nga intrigantët, e gjakpirëssit e kohës që i vidhnin natën ose i likuidonin, vetëm po të miratohej një fjalë goje e intrigantëve nag Popi e Shabani,

Së pesti, Siguroj me tërër qenien time se Mushtishsti vëret ishte fshat i besës. Të burgosurit tim fare nuk ka pasur të bëjë me ndonjë denoncim nga mushtishtasit, prandaj, sapo më liruan nga burgu në shenjë falenderimi e mos-harrimi për Mushtishtin e vizitova shkollën. Aty e gjeta vetëm Tahir Santurin, po kishte qenë aq i humbur sa mos me besue! Me sa pashë edhe niveli i mësimit dhe i aktiviteteve të lira kishte pasë rënie nul...Kjo më pati dëshpëruar shumë. Mirëpo ky zhgënjim shkallë-shkallë më shndërrohej në gëzim sa herë dëgjoja për sukseset dhe rritën e asaj shkolle dhe të këtioj fshati.. Kjo ndjenjë mos-harrimi e respekti ishte në vitin 1997, duke shfrytëzuar atmosferën e krijuar, disa ekzemplarë të të gjitha veprave të mia të sapobotuara i pata dërguar në atë shkollë. Gjithashtu edhe më 2007, kur zyrtarisht vizitova shkollën, pas një ore letrare të improvizuar, kompletin e veprave të mia ia dhurova drejtorisë së asaj shkolle.

4. Kujtime mos-harrimi nga takimi me katër shmëbëlltyra mushtishtase,

që në atë kohë ishin të deklasuar

Sigurisht Mushtishsti ka pasufr burra  të njohurkan[ë mrita  të shumëfishtan për mbarëvajtjen e fshatit, andajkërkoj fale nga historishkruesit, pse unë unë përzgjidha vetëm këta katër shembëlltyra mushtishtase, nga jetëshklrimi i të cilëve kam dalluar nga një rast apo episod karakteristik raste këto që i kam përjetuar qoftë në takim me ta ose i kam dëgjuar në oda burrash, sepse ajo që flitej si trashëgim në në oda dilte e kulluar në sitëdhe e shoshitur në derman prej mendimeve pleqnare, andaj materiali i tillë mund përdoret lirisht në mozaikun e historikut jo vetëm të fshatit Mushtisht, por edhe më gjerë.

a. Jemin Nurka

Së pari, po e shënoj emrin e Jemin Nuredin Mushtishtit, të cilin si Jemin Nurka e mbaj mend që nga koha e Kraevinës. Ishte mik mahalle, ka marrë edhe ka dhënë dhe kështu e ka ntrashur miqasinë me Veselajt e Reçanit. Kishte muhabet me babën tonë. Dallohej diksioni e të folmes mushtishtase të tij, por dallohej edhe për fjali të rregullta e plot kuptim. Thoshin se në Odën e tij është marrë vendimi dhe bërë përgatitja për likudimin e kriminelit Spirë Delloci, i cili i kishte pri plojes kundër shqiptarëve në Kishën e Keqe të Kabashit. Këngën për Sali Shabanin që kishte vra Spir kapetaninkëtë kriminel dhe shokun e tij Filen, pothuaj të gjithë e dinim përmendësh në atë kohë. Jemin Nurka, me mend e pasuni, në kohën e Kralevinës. ka ditë me ruajtë veten dhe Mushtishtin  nga hakmarrja, duke u fshehur brenda Partisë radikale të Pashiqit. Në kohë të Shqipnisë e ruajti autoritetin si zotshpie e si atdhetar dinjitoz dashamir i shkollës ahqipe dhe shqiptarisë. Por në partizani si shumë burra me emër edhe ky nuk i kishte punët mirë, edhe kurkushat aktivistë e deri edhe Xhafer mësuesi në një tubim e paska deklasuar duke e quajtur reaksionar. Këtë ma ka thënë vetë mixha Jemin, kur pas marrjes së kashtës për dyshekë konviktorësh, shkova me i kërkues ndjesë e ai më ndali për drekë. Ai si mikëpritës nuk e hapi çështjen e marrjes së kashtës kryenvete prej nesh. Vetëm uroj sukses dhe më tha që për shkollë shqipe nuk dhimbet asgjë, as kashta edhe pse dihet “dimni e ha kashten”, e dimnit nuk i dihet. Po sidoftë ma tërhoqi vërejtjen të kem kujdes mos të nxitoj si Xhaferi, i cili, sipas tij:

Si knus maje grumbulli plehu me fjalë të veta, ia ka koritë vorrin Rrustë Kabashit, babagjyshit e krejt fisit, sepse mos me pasë kanë ky realsionar me shokët e tii në Mushtisht shkollë shqipe, aq ma tepër gimnaz, nuk do të kishte. Na duhet me pasë nji guhë guhen e burrnisë:, POen po e JOen jo, e jo të laskaucave, guhën e tutës, guhën e vremçave (harabelave n.v.). Venia mendjen, prej tutës të kaçubetirt vremçat, ndryshojnë katër herë guhen e vet:

së pari, kur janë të lirë ngucen e i livdohen njani-tjetrin se cili asht ma i zoti tue bërtitë sa ua zë

fyti: cër cër cër; xërr, xërr xërr e car car car - serbisht i bie: ja sam car, ja sam car! (unë jam mbret);

së dyti, kur u bjen kaçubeti, futen nëpër therra, mshihen, të përgjakun në guhen e tyre pvesinnjani

tjetrin: cin cili , cili mili, ciu zhili, ciu cili, në serbisht: koj si, zhiv li si!, zhiv li si? (cili je a je gjallë!)_

së treti, kur untohen e s’kanë qare pa dalë prej therrash nisin:

cilivili- ciu ci ci; cilivili - ciu ci ci -serbisht sreçan si, zhiv si (je me fat, koke gjallë!);

së katërti, sërish ia nisin me nguca: cërr cërr cërr - xërr xërr xërr e car car car car.

Mjer na, kjo partizania si kaçubet po na rri mbi krye e jetojmë me krye në therra e jemi ba më të këqij e ma pa mend se vremçat. Nuk po i këqyim hallet tona me mbrojtë njani tjetrin, por me xërr xërra inatçe dhe me car cara aivdaçe, pa pasë gja në dore do kurrkusha po ia çojnë pre shokët e vet kaçubetit... mjer na në dorë të kujt kemi ra!.

Këtë rrëfesë krahasuese filozofike të Jemin Nurkës e kujtoja edhe në burg dhe nuk më largohet mençsh, as sot e kësaj dite, sepse kaçubeti po e ha kë po do, edhe pse kurrkushat po e i shtyjnë ma të mirët por edhe shqoshojn në gojë të kaçubetit?

Edhe sot meditoj, se e gjithë paria popullore e asaj kohe, vërtet kanë qenë të mençur. Kanë ditur me i pri çdo kohë me mall e me mend, për kemi mbetur në saje të mallit dhe të krenëve mentarë, po tash komunizmi, duke luftuar fe e ideologji si dhe pronën private, duke plaçkitur si shtet deri bukën e gojës nuk u la mend të kokë as burrave të tillë fisnikë si Jemin Nuirka. Mjerisht!

b. Jetullah Mushtishti

Së dyti, nuk po mendem me kalue pa e përmendur edhe mushtishtasin shtatlartë, trim e flijues për të mirën kombëtare, Jetullah Mushtishti, që në biseda zakonisht e quanim Jetë Mushtishti, kurse unë në një shkrim timin e kam quajtur Jetë Kosova dhe sot mendoj se emocionalisht e meriton atë epitet, ku dihet se me flijimete tij ka përfituar kauza më e drejtë e interesit kombëtar. Flitej se ajo që u vendos në Odën e Jemin Nurkës edhe u krye me sukses nga Sali Shabani, Jeta që kishte qenë shërbyes në zyrën e Spirë Dellocit, burrave që frikoheshin se munsd të zbulohen  u thotë:

Unë pa më thanë ju, do të pranoj se kam dhanë informata se ku shkoj e ku gjindet GAZDA se kinse nuk kam ditë sherr. Këtë po e baj se jeni më të pasun dhe me të dishëm. Me ju shti juv në burg unë si fukara që jam,nuk kam as mall, as shoqni u nxjerrë prej andej, po as familjet me jua mbajtë, kurse me burgosëmue, ju keni mundësi me mall e shoqni edhe me më nxjerrë mue edhe me me ma mbajtë familjen.

Dhe vërtet, ky fukara i mençur gjeti zgjidhjen më të mirë të mundshme. Gjithsesi e pësoi vetë dhe si rrjedhojë u dtyrua të shpërngulet në Suharekë dhe familja me marrë mbiemrin kuçiër, por vërtet pati edhe ndihmën, siç e kërkoi nga malltarët.

Ç’është e vërteta, kur e pata krye Normalen, si etuziast më kujtohej se paraqitesha edhe në rol gazetarisi si intervistues,. Pata pyetur për ndonjë ngjarje a pleqni, burra të njohur të asaj kohe si: Jetullah Hasani, Beqë Sejdia, Ali Meta, Sadri Haxhia etj., E pata pyetur te daja Hamit edhe Jetë Mushtishtin, për saktësinë e fjalëve të till lidhur me përgjegjësinë e marrë lidhur me rastin e Spirë Dellocit. Ai a dha këtëpërgjgjigje

Edhe sot fukuraja, duhet me hi ngushtë për me pshtue të dishmin e malltarin e ndershëm. Se veç i dishmi e di se ku duhet qitë pushkë me mend për lavdinë kombit dhe malltari i gjymert e di se kur duhet me i ndihmue familjet e njerëzve të pushkës dhe ata në nevojë

Pikërisht për një flijim të tillë me vetëdije njeriu meriton mos me u harrue. Por tek unë ky njeri rastësisht pati zënë vend të veçantë. Në verëvjeshjtën e vitit 1955, isha ushtarë në Velevë të Serbisë, mixha Jetë vjen në vizitë djemve të tij që nga halli, tubonin zallë nga shtrati i Kolubares. Më tepër për hir të familjes se për të kaluarën time, pasi merr vesh se në cilën kazermë gjendesha,vendos me më vizitue. Nuk di si paraqitet, por oficeri që më tregoi më tha se të ka ardhë baba në vizitë. Kur dola, qe, baba Jetë, me veshë kombëtare. Gëzimi nuk kishte kufi. Mora leje-dalje dhe po thuaj gjatë tërë ditën, deri vonë, u shmalla me të dhe me djemtë e tij. Këtë vizitë në Valevë e mbaja të gjallë,t por n[ë muajt e dimrit kur fillon ai aksioni famkeq për shpërngulejn e shqiptarëve në Turqi që isht qëllimi i vërtetë, por që e pagëzuan Aksioni për mbledhjen armëve (ilegale), n uk e dija që ndër të parët do ta priivonin nga liria këtë plak kaq të moshuar, por si duket i frikoheshin qëndrimit të tij guximtar, të cilin e njihnin edhe për kusure të vjetra që me fjal nuk ua linte lehtë. Edhe në hetuesi, siç tregojnë, nuk jepej, më shumë i godiste me fjalë e qëndrim se  ata që goditnin pinatçe pa mëshirë. Gjatë këtij maltretimi trupi i Jetë Kosovës u mbetet ndër duart gjelatëve, ndërsa shpirti që kërkonte liri i kishte ikur në amshim dhe së andejmi u kthye dhe një pjesë si kujtim-frymëzimi arriti në mendjen time dhe si frymëzim përjetësie e shpreha si rrëfim kushtuar atij nën titullin Komb montruoz. (Shih Nuhi Veselaj, Shfrime nëpër mjegullnajë, Prishtinë 1997). .

Për qëndrimin e tij dinjitoz në kohë të Shqipnisë dhe rezervat për regjimin e ri komunistosllav nuk është vendi me folë këtu. Vetë vendi ku u martirizua tregon s ai ishte në luftë të pandrerë me armikun dhe këtë e dëshmon dhe këshilla që la: Me i ruejtë ata që dinë dhe ata pasanikë që nuk e mbajnë mallin nën dry, por ndihmojnë njerëzit e pushkës dhe njerëzit në nevojë.

Kështu dhe vdekja e tij, e Jetë Kosovës, ishte vdekje në front luftë, ishte ndihmë-alarm që sadopak dali ofensiven e masakrave të tilla makabre kundër shqiptarëve të pafajshëm.

c. Qamil Jemin Mushtishsti

Së treti, po i them dy fjalë për Qamil Jemin Mushtishtin. E ka pasur djalin e vet Qemalin në shkollë. Shtëpinë e ka pasur mes rrugës kryesoe që ndante fshatit në dy pjesë dhe lumit të grykës së mullinjve që shtratohej mes shtëpishë dhe vazhdonte nën fshat. Ekonomikisht, për emrin historik që e ka pasur shumë hollë qëndronte. Unë pas mësimit, kur nisesha për Reçan, kur e shihja në oborr ulur në një shkamb druri trekëmbësh, kthehsha dhe e përshëndetja. Nuk hapej në bisedë. Përherë i bënte të fala një simixhës tim, Bacit Muhamet. Këta dy emra Muhamet Veseli e Qamil Jemini i kishte zgjedhur nga populli i këti rrethi Organizata ilegale NDSH formuar nga Halim Spahia, me shokët: Ymer Berisha. Selmn Riza, Gjon Serreqi, Sokol Dobroshi, Hasan Beg Kryeziu,  oganizatë kjo që në gusht të vitit 1944 mbledhjen e tretë e pati mbajtur në Gjinoc, në odën Mulla Nurës, ku ndër të tjeraqë për të qenë rezitenca kundër armikut të jashtëm dhe atij komunist më e sukseshem të gjithë kryepleqt e fshatrave duhet me qenë me shkollë, por në rang rrethi, konkretisht të Suharekës të  prijnë aktivistët: Qazim Bllaca, themelues çete, dhe përgjegjësit autoritativë: (burra të vendit): Qamil Jemini, Muhamet Veseli, Sadik Peçani e Ibrahim Abdyli, mirëpo meqë rrethanat diktuan që një resistenca e tillë ushtarakisht nuk u aktivizua, andaj me ardhjen në pushtet partizania jugollavotitist emrat e tillë u dklasuan, por nuk i humbën pa shenj ça dukë si ndodhi me Mulla Nurën, të cilit humbën fijen në Serbi, si dhe ndonjë kryeplaku me shkollë si Aziz Veselaj. qe emnuar në këtë tibim,  Flitet se për shpëtimin e tyre kanë kontribuar Popi i Mushtishstit dhe Sidoqoftë, Qamili kishte merita atdhetarie të mëpashme nacionaliste prandaj u zgjoh si emër i dalluar i asaj organizate atdhetare. Po unë nga biografia e tij do të përshkruaj vetëm një episod që i ka ndodhur në kohë të Kralevinës. Në të vërtetë, Qamili, paska qenë nëpunës në Suharekë, pranë zyrës së Naçelnikut. Neçallniku, duke mos qenë i kënaqur me te, ngase dyshohej se ky ilegalisht bashkëpunonte me Jemin Nurkën, Sejdë Bajraktarin e të tjerë, atëherë Naçellniku me klanin e tij bën planin për vrasjen e tij me moh. Këtë rast ksm dëgjuar disa herë nga vetë autori i tenttivës për vrasje Shaip Kuçi, një sidajë imi që nga jo kohë mban etiketën Shaip pijaneci – sarhoshi.. Ja rngjarja e vërtetë sipas i tij:

Naçellniku (kryetari i rrethit i derguar nga Beogradi) në vitet e 30 të shekullit të kaluar, kur ishte intensifikuar shpërngulja e shqiptarëve për Turqi, i zhgënjyer me punën e Qamilit, ngase planet e Naçellnikut e të Qeverisë nuk ecnin mirë, vendos ta likuidojë me moh Qamilin dhe për këtë si tregonte vetë Shaipi, të cilin si pajanec e përçmonte shumë Qamili, madje përveç me fjalë shpesh e poshtnonte edhe me forcë, me të shtyme e me ndonjë shuplakë, Në të vërtetë edhe vetë Qamili e kishte pasion që në kohë të caktuar shkonte në kafepijetore dhe e çonte ndonjë gotë. Prandaj Naçellniku me njerëzit e vet vendos që Shaipin ta armatosë me revole dhe i thotë që si të vijë aty Qamili, ti vraje, xhandarët ke dëshmitarë që ai po të tushkitë si përherë, prandaj në vetëmbrojtje vraje dhe për këtë nuk ke përgjegjësi, Për këtë do të keshë fitim përveç me pi falas, po edhe të japim edhe pare të thata. Mos u frigo, vraje sot, do të jenë aty edhe xhandarët me të ruejtë. Vërtet Qamili në kohën e caktuar shkon me pi dhe e poshtnon Shaipin Ky nxjerrë revolën, Qamili e vëren dhe me shpejtësi i mëshon në dorë, Revolja i bie në tokë pa shkrepë. Qamili shtyn me kambë kah xhandari dhe thotë:Ky pijaneci i dreqit dashti me më vra, të cilit ia jep një shuplakë dhe vetë shkon në punë.. Xhandarët e pranishëm .kur e shohin që dështoj atentati. Shaipin e arrestojnë dhe e rrafin keqas, duke e akuzuar për tentim vrasje e çojnë në burg, por gjyqi e liron si sarhosh.

Kështu Qamili tash e kupton se kush e ka orgaizuar, madje u shpëton edhe sfidave tjera. Së këtejmi autoriteti i tij ishte në rritje e sipër edhe në atë kohë, por në mënyrë të veçantë në kohë të Shqipnisë. Dhe si rrjedhojë nuk ishte rastësi pëfrzgjedhja e tij udhëheqës popullor nga ONDSH.

Edhe nga kjo episodë mësojmë për zhdrvjellësinë e Qamil Jeminit si lufëtar-atdhetar, por edhe për intrigat e sllave të Kralevinës, që u trashëguan edhe nga qeveritë e Serbi-Partizanisë, kundër kuadrit shqiptar.

ç. Hoxha i Mushtishtit

Së katërti, po e përmend Hoxhën e Mushtishtit, nëse nuk gabohem quhej Mulla Selmani. Me të asnnjëherë nuk jam takuar, por mbaj mend, për çka për mua ishte befasi që sa herë  përgatininm për mbledhje të prindëve ndonjë skeç me nxënës, hoxha ishte i pranishëm. Me këtë kuptohej se ky hoxhë nuk ishte pa përvojë arsimore. Jam në dijeni se në kohën e Turqisë, sipas fjalës së Mulla Shaqirit nga Reçani, në Mushtisht ka pasur mejtep të naltë, mbase në rang të medresës së ulët, ku ai kishte marrë ixhazet. Madje, siç na tregonte, ai si nxnës atë kohë kishte mësuar shkrim –lexim shqip me shkronja arabe, andaj ishte në gjendje jo vetëm me lexue mevludin, por edhe me shkrue letra. Dihte që në kohë të Kralevinës, kur u hapën vetëm shkolla në serbisht, shkollat e tilla u mbyllën. Në kohë të Shqpnisë u hap shkolla shqipe, jo vetëm për fëmijë, por edhe kurse për të rinjë e të rritur. Edhe vetë Hoxha e kishte mësuar alfabetin latin të shqipes. Pas LDB meqë Mushtishti kishte traditë dygjuhëse popullore nashke e shqipe, pushteti i ri proserb hezitonte me hapë shkollë shqipe, me arsyetim se gjoja shkolla shqipe ishte pjellë e fashizmit që e kishin hapur reaksionarët, dhe me këtë etiketim u mbylnin gojën ishkrenëve të fshatit. Paria e re komuniste e fshatit nuk kishte guxim, andaj kjo çështje mbeti e pazgjidhur. Sa hapej mbyllej shkolla shqipe. Gjithsesi për pengimin e mësimit shqip ishin angazhuar oznistët e udbashët që kishin ato terrene. I bëjnë presion edhe Hoxhës, i cili njihte serbishten lexonte edhe boshnjankisht (Glasniik muslimanske vjerske zajednice) prej tij kërkuan ta përkrahte zgjidhjen si të gjithë serbomuslimanët e boshnjakët në Jugosliavi, mësimi në shkollë vetëm në gjuhën serbe. Hoxha ku ishin prezent edhe disa të rinj aktivistë të organizuar komunistë fillon me folë demagogjikisht:

Është fat që LNÇl e solli vëllaznim bashkim (bratstvo jedinstvo). E vallaznim bashkimi solli shkollën që nuk është as si në Kralevinë, veç serbishst, as si në Shqipni veç shqip, po në të dyja gjuhët shqip për shqiptraët e serbisht për serbët, gjtsekush me mësue në gjuhën e vet.

Mirëpo kur mundohen me ia mbushë mendjen se serbomuslimanët po mësojnë serbisht kudo, hoxha u thotë troç:

More M. ju po më thoni me u ba shka serbomusliman. Të parët e mi që ishin prej Nishi, me e pas dashtë me u shkinue, kishin ndejtë atje nuk ishin ba muhaxher, po kanë ardhë këtu me ruajtë këtë fe e kët guhë. Shkolla patjetër duhet me u hapë në gjuhën shqipe, qysh e kërkon ligji dhe e drejta e vllaznim bashkimit.

Dhe kështu hoxha guximtarisht shtroi kërkesën pë shkollë në emër të vllaznim bashkimit, madje guxuan me çelë gojën edhe aktivistë shqiptarë e serbë në të mirë të shkollës shqipe, e cila nuk u ndërpre më.

Më shkon mendja se ardhja e muhaxherëve nga Nishi, pra që në kohën e Turqisë me profesion hoxhe në këtë fshat sigurisht e ka konsoliduar fenë muslimane dhe njëherazi edhe ndjenjën shqiptare më sforcim të gjuhës shqipe. Sidoftë me këtë rezistencë të guximshme hoxha tregoi veten si shembëlltyrë e ndritur në mozaikun e historikut të Mushtishtit e më gjerë si fshat shqiptar.

Sigurisht këto katër shembëlltyra si kontributdhënës për shkollë shqipe e shqiptari, njëri me organizim e pasuri, tjetri me flijim, tjetri me autoritet nëpunësei e luftëtari dhe tjetri si ideolog  dashamir i shkollës shqipe, ishin një fluskë uji në lumin e veprimeve të tjera njerëzore e patriotike jo vetëm të Mushtishtit, por edhe të fshatrave të tjerë në vazhdimësi, gjë që tregoi dhe Lufta e UÇK në të gjitha trevat tona të Kosovës, ku shkëqyen shembëlltyra të reja, por rendi e do që këto që u ceken prej nesh si hallka të zingjiriit që lidh brezat nuk duhet të harrohen, ngase janë pjesë muzaiku që shkon në të mirë të historikut të Mushtishtit e më gjerë.

Përmbyllje

Së fundi, dua t’ua rikujtoj lexuesve të nderuar se me atë që shprehëm më sipër me ndonjë të veçantë kuptojmë se mushtishtasit, si dhe bashkëfshatarë shqiptarë kudo sipas historisë asnjëherë nuk kanë mbetur pa malltarë që nuk u dhimbsej pasuria për shkollë e dije, nuk kanë mbetur pa trima me uni e karakter të fortë që as paraja e as karriera s'ka mundur t'i thyejë, mandje nuk kanë mbetur as pa ideologë shkollarë, mësues e dijetarë si dhe nuk kanë mbetur as pa këngëtarë e poetë që përkundër rrezikut nuk e kanë ndalë punën as këngën, sipas asaj përrue mulli, shpi e sharki. I pa harrueshëm ka qenë për mua një shetitje grykës së Lumit të mullinjve, kur një mullis që ishte pak më i moshuar se unë më dha të njofshëm dhe pasi i dha punë gurit të blojës, mori qiftelinë dhe u ulëm te do gurë jashtë, Nëse nuk gaboj quhej Mehmet, tha se ishte nip i Nanës Bade, nënë e Dajës Brahim nga Suhareka. Vërtet ato çaste përjetova një mrekulli. Edhe sot më duket se e ndiej: gurgullimin ujit të lumit, zhurmën e gurit të blojës, tingujt e qiftelisë dhe zërin e këngëtarit që mbidëgjohej në veshin tim. Pikërisht nga kënga e Sali Shabanti improvizoi vargje të dialogut imagjinar Salih/Spira, ku Salihi ia njihte kriminelit rrjedhojat e masakrës deri sa “More Spirë, more thi, ke lanë foshnjat tamël pa pi”... ndërsa ai i mohonte me “pasha fenë e babë e nanë se n‘ Kabash Spira s’a kanë”... dhe kështu Mehmeti improvinzonte vargje që me atë gherësi dhe lirizëm që nuk më ka rënë me ndëgjue në asnjë version nga autorë të tjerë, prandaj në këtë vazhdë duhet kuptuar bilbilët e bilbileshat e këngës shqipe që u shfaqen para Luftës dhe në vazhdimësi pikërisht në Mushtisht, të cilët nuk pilën nga qielli, po i lindi frymëzim që cyste edhe TVSH, me shpërthimet që nuk mund të ndaloheshim dot, ashtu si edhe luftëtarët vullnetarë të UÇK-së, prej nga u ravijëzuan edhe këngë e suksesem të reja.

Krejt në fund, e di se puna e suksesi i punës sime në atë periudhë të shkurtër ishte tejet modest në krahasim me punën që kanë dhënë si mësues të këtij fshati dikur Mehdi Bardhi e Gani Luboteni, profësorët e mi të fakultetit, si edhe shumë të tjerë, andaj edhe emrat e tyre meritojnë me pasë vend nderi në kuadër të historikut të shkollës së Mushtishtit, të cilën e ardhmja ka me e hijeshue edhe më me mozaikun i dijes e i kulturës sonë mbarë shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora