| E enjte, 22.09.2022, 02:36 PM |
Blerim Rrecaj
VJELJE
STINËSH
Pranverë e stërpikur me
të bardha
Të
bardha
Lulet
e pemëve
Të
drunjëve
Të
gëmushave
Të
bardha
Maje
malesh
Re
të qiellit
Dhe
vendbanime
N’largësi
e n’lartësi
Zogjtë
këndojnë përreth
Për
këtë stërpikje bardhësish
Për
mirësi e për mbarësi
Me
tinguj të bardhë
Sa
dhe ky gjelbërim
E
kjo kaltërsi
Iu
duket e bardhë
Vjelje vere
Po
përpiqem të shkruaj ca vargje
Më
duket se e gjeta një titull
Për
verën që erdhi plot shkëlqim
Dhe
me mallëngjim është duke ikur
Mëmëdhe
të duam fort edhe
Për
mozaikun e mrekullueshëm të stinëve
Veç
një grimë e një gram më shumë
Kur
toka e qielli ynë po mbushet dallëndyshe
Shije
e verës po mbetet në ne
Pak
dallëndyshe tash në qiell
Në
rrugë më pak njerëz vetura e targa
E
volëm verën edhe sivjet
Me
urimin e bukur në gjuhën njerëzore
Na
priftë e mira dhe e mbara
Pragvjeshte
Në
qiell u shtrua një qilim i bardhëllimtë
Paksa
i hirtë me ca njolla kaltërsie
Dallëndyshet
më s’po lodrojnë
Mbi
ballkone banesash
Kjo
do të thotë se vjeshta po na vije
Qiell
i përzier një shtrojë artistike
Varg
varg i lirë, diku dhe me rimë
I
këndshëm, i butë, i pastër, i larë
E
tund, e shkund e tremb zhyllkaosin
Si
dordolec prej kashte diku në një arë…
Borëzim
Fije
merimange
Mbështjellur
Me
borë
Buzëqeshje
e kacavarur
Për
degësh gjethedushk
Njëkohësisht
dukesh
E
brishtë dhe e fortë