E enjte, 18.04.2024, 02:32 AM (GMT+1)

Speciale

Mark Palnikaj: Çfarë ndodhi në Pashallëkun e Prizrenit, 26 gusht 1866 - 6 Mars 1868?

E enjte, 22.09.2022, 09:00 PM


Mark Palnikaj:

Të nderuar miq të mi!

Po publikoj në gjuhë shqipe pesë faqet e para të relacionit të Buçarelit me 360 faqe, i shkruar në vitin 1868 mbi ngjarjet shumë të rënda të ndodhura në rajonin e Prizreni me shtrirje deri në Pejë, Gjakovë, Gash, Krasniqe dhe Nikaj e Mërtur. Më vonë relacioni do të botohet i plotë në gjuhën shqipe.

RELACION SINOPTIK

rreth ngjarjeve të ndodhura brenda Pashallëkut

të Prizrenit nga data 26 gusht 1866 deri me datën 6 Mars 1868

Nga rrjedh që një shtrembaluq nuk na hidhëron dhe një mendje e shtrembët na inatos?

Sepse një shtrembaluq e pranon se ne ecim drejtë, ndërsa një mendje e shtrembër thotë se jemi ne që jemi të shtrembër.

Blez Paskal, PENSIERI, kreu VI,1.

S'BAHET ÇI ZOGU I TURKUT, KURR M’U BÂ GJAURR.

Qëllimi për të cilin iu vu punës D. B. M. O; (Dario Bucciarelli, Minor Osservante), që të shkruante këtë tregim që po paraqesim, ishte vetëm që t'u linte pasardhësve një shënim të shkurtër që të mund të kuptojnë se çfarë është toleranca dhe cila është siguria, (e që thuhet se ekzistojnë në këto lagje dhe mëhalla), se cila është besnikëria e cila është drejtësia; se çfarë lloj moderimi dhe mungesë interesi kanë ushtruar dhe ushtrojnë mbi popujt Guvernatorët e ndryshëm të cilët e drejtuan Provincën e Prizrenit, duke filluar nga data 26 gusht 1866 deri me datën 6 Mars të vitit 1868. Juve, o pasardhës, ju takon që të nxirrni përfundimet e natyrshme, që për motive të drejta, ai që shkruan, besoi se duhej t'i hidhte në letër për ju.

Nuk duhet të shpresosh se do të gjesh një stil të rrjedhshëm dhe fraza të zgjedhura. Jo. Ky që shkruan që prej tre dhjetëvjeçarësh gjendet larg nga toka e atdheut të tij, jashtë prej të cilit pati mirësinë që të tingëllonte në veshët e tij fjala e bukur dhe e qartë e vendit të vet “që deti rrethon dhe Alpet ... ” Jo! Për titullin, gjen vetëm mërziti. Dhe e tillë ishte situata në lidhje me këtë gjë, kontrasti që rëndonte mbi shpirtin e atij që shkruante, saqë gati të thuash ndjente një zë të brendshëm që i thoshte: Si? Ke edhe guximin që të shkruash në gjuhën italishte, duke qenë se e ke harruar atë? Por, pasi mendoi gjatë, nuk u thye dhe kur ta lexosh, do të vuash edhe ti, o lexues.

E kur mendon se qëllimi që kishte qe që të transmetonte një seri faktesh të ndodhura e të pamohueshëm.

Pra, o lexues, edhe pse do të jenë të pakëndshëm stili, e sado bezdi do të të japë materiali i pranishëm i shkruar, mund të shkurajohesh sigurisht, por do të ngushëllohesh vetëm nga fakti se gjithçka është e vërtetë, e vërteta e pastër, kur do të vazhdosh leximin.

Ky punim që po paraqesim si punë  e vogël, me titull: "shënime rreth internimit të të krishterëve të Malit të Zi" do të ndahet në shumë paragrafë.

Paragrafi i parë është ky

- I° -

Mark Llesh Kaçinari  Bashkëshorti i Mrikës. Në fshatin që quhet Kramovik, distrikti i Prizrenit, Famullia e Gjakovës, prej kohësh banonte një farë Prëk Kaçinari, i besimit katolik, vendas, me origjinë nga Mirdita

(1). Kolon, zotërues i një numri të madh kafshësh bagëti të trasha, një punishte bakri dhe punishte armësh e që mund të konsiderohet si i pasur i një niveli të mirë.

Rreth dy vite më parë, ai jetonte me një një grua me emrin Maria, me të cilën jetonte në paqe, në një martesë të shenjt, në familjen e tij. Me datën 26 gusht 1866, andej kur po zbardhte dita, ky i sipërpërmenduri Preka e pa shtëpinë të rrethuar nga disa qindra myslimanë të armatosur, të drejtuar nga tre bajraktarë (2) të Sermionit, domethënë të distriktit të Gjakovës, të Sverk distrikti i Ipekut ose që quhet i Pejës, dhe të Polluzhës, distrikti i Prizrenit, në krye të së cilës ushtri, si komandant i parë, gjendej një farë HAKMET HOXHA (3) (Hiqmet Hoxha) nga SermionI, i cili thoshte se i përkiste trupit të karabinierëve e ndoshta ishte një dezertor ushtarak.

1. Mirditi, ose Mirdita është një popull që banon në malet me po këtë emër, që përbëhet nga rreth 1800 shtëpi vetëm katolike e që ndahen në pesë bajraqe, domethënë në: Oroshin, ku qëndron Princi që ka emrin Bib (DEMETRIO) Doda (ose Deodato) - Kapiteni Pasha, Spaçi, Kushneni, Dibri dhe Fani.

2. Bairaktar = Mbajtës i flamurit.

3. Maestro - person që është i caktuar me punët e kultit.

Këta, pasi përdorën çdo dhunë, ndaj të gjithëve që gjetën aty, shpërthyen banesën e këtij Prekës së sipërpërmendur, duke krijuar rrëmujë e pështjellim, duke kërkuar në çdo kënd e qoshe, çdo vend të fshehtë që mund të kishte ai, duke marrë armë të ndryshme e duke marrë të gjithë sa deshën ata si dhe i keqtrajtuan të gjitha gratë, duke i rrahur e duke i shtyrë ato (por nuk i përdhunuan, sepse e dinë nga përvoja se me besimtarët katolikë nuk do t'ia kishin dalë pa i vrarë të gjithë ose pa mbetur ata vetë të masakruar).

Pasi e kryen këtë grabitje si deshën e sa deshën e sa u pëlqeu atyre, morën peng rob, të lidhur burrat e shtëpisë si dhe gratë e kësaj shtëpie që quhej shtëpia e Prekës.

Rrugës duke shkruar, herë pas here, gjuanin me qindra goditje pushkësh, skiopetash, në shenjë triumfi dhe gëzimi. Pasi i çuan deri në një farë pike vendi, të sigurt se as familja e njerëzve që kishin grabitur dhe marrë rob nuk kishin as armë dhe as mundësi të reagonte, pra që të mund t'u përgjigjeshin atyre, iu dha atyre liria, përveç një gruaje, dhe kjo grua ishte Maria, që u përmend më sipër, të cilën e morën në pyetje dhe pyetja ishte nëse ajo ishte e krishterë apo myslimane.

Këtyre pyetjeve ajo iu përgjigj me shpirt burrëror se ishte e krishterë dhe nuk ishte myslimane.

Edhe kur ishin në shtëpi, para se t'i merrnin rob e t'i merrnin me vetë, kësaj gruaje me emrin Maria iu bë disa herë pyetja se a ishte e krishterë apo myslimane. Dhe këtë e bënë me kërcënime e kërkonin që ajo të tregonte besimin e saj. Si përgjigje morën këtë: "Ne, kur e kemi marrë për grua për ta sjellë në shtëpinë tonë si nuse, e dinim se ajo ishte e krishterë. Vumë kurorë në kishë shenjtërisht, tamam ashtu si e kërkon zakoni i krishterë, e si mund edhe ta dëshmojnë si katolikët ashtu edhe myslimanët që ishin të pranishëm në dasmë. Gruaja me emrin Maria edhi tek ne e u quajt gjithmonë me këtë emër, si në shtëpinë tonë e ashtu edhe nga të gjithë fqinjët. Ajo njihej kështu dhe u thirr gjithmonë me këtë emër, si nga turqit ashtu edhe nga të krishterët. Emër që ju e dini mirë, emër që e kanë vetëm gratë e krishtera".

- III° -

Por kjo dëshmi, në këtë pikë, nuk u vlejti aspak atyre maskarenjve, që Maria të mos merrej peng e të bwhej robinje e të mos merrej me vete prej tyre e të çohej në SERMIAN (Cërrmjan), ku u fut në një kullë si e burgosur, fortesë e këtij Hiqmet Hoxhës së sipërpërmendur, dhe aty e mbajtën nën një mbikëqyrje të rreptë.

Ky Hiqmet që u përmend, dhe shokët e tij nuk lanë mjet dhe presion as kërcënim që të mund të arrinin qëllimet e tyre. Ata e kishin vënë vetes qëllim që të arrinin, përveç se të kënaqnin epshet e tyre, që ajo të thoshte se ishte myslimane. Ose, pasi ta mundonin e të lodhnin nga keqtrajtimet, ajo, nga situata e dëshpëruar, të mohonte besimin e Krishtit dhe ta deklaronte vetën se ishte turke, myslimane.

Por asgjë nuk ia vlejti, as kërcënimet dhe as premtimet, si edhe pse ajo u forcuar nga hiri i Zotit. Maria jepte çdo herë këtë përgjigje: "Si, ende nuk doni ta merrni vesh? Unë jam e krishterë e dua të jem e krishterë. Më bëni copë e grimë. Forca dhe nuk dhuna nuk më thyejnë. Më mbani të mbyllur brenda kësaj fortesë deri sa të jem gjallë, unë do të mbetem përgjithmonë e krishterë. Dhe këtë besim që kam, edhe sikur të më premtoni se nuk ma prekni jetën e si edhe po të ofroni të gjithë arin e botës, unë nuk do t'a braktis". Pastaj, për ato dëshirat e tuaja të ndyra, unë nuk do të pranoj kurrë me vullnetin tim dhe mjerë për ju nëse do të guxoni të më përdhunoni. Sepse duhet ta dini se ne të krishterat kemi engjëllin mbrojtës të Zotit, i cili na ruan dhe nuk e lë të pandëshkuar cilin do që do të guxonte të cenonte nderin tonë, shenjtërinë e sakramentit të shenjtë të martesës, dhe largohuni o njerëz të padenjë të jetoni!”.

T'i vlerësojnë këtë fakte mosbesuesit që flasin keq dhe pa arsye kundër Kishës Katolike e thonë se ajo është vjetruar. Jo, ajo është e re dhe jeton, sikurse ka ekzistuar gjithmonë.




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora