E enjte, 06.10.2022, 05:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Shtëpitë-Shkollë

E merkure, 21.09.2022, 07:33 PM


SHTËPITË-SHKOLLË

Nga Atdhe Geci

Në jetën e popujve të shquar e me histori të begatë, kujtesë të madhe të qytetërimit quajmë të tashmen 15- mijëvjeçare të gjuhës, origjinës dhe, të kulturës sonë. Udha mbretërore e popullit tonë kaloi nëpër një qytetërim të lashtë e të stërlashtë; pellazgo-iliro-shqiptar.

Në këtë udhë aspak të lehtë të atdheut tonë, patëm çaste dhe momente nga më epiket, për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Zhvillimi i arsimit shqip në shtëpitë-shkollë, ishte një gjetje kombëtare e duhur e Kosovës dardane përballë forcave gjenocidiste serbo-ushtarake.

Arsimimi i imponuar në "Shtëpitë-shkollë", në vitet e okupacionit serb ishte një krijim i mbijetesës, ku hero ishin, mësuesi-nxënësi-populli. Në atë kohë në Kosovë dënoheshin dhe vriteshin për organizimin e arsimit nëpër Shtëpitë-Shkollë.

Në ato vite Kosova dardane po përgatitej të hynte në një fazë të re të rezistencës, nga demonstratat nëpër sheshe, në luftë çlirimtare. Në vitin 1992, rreth 30 mijë arsimtarë dhe 100 mijë nxënës e studentë të Kosovës, të të gjitha nivelet të arsimit shqip, u ndaluan nga ushtria e milicia serbe të hyjnë në lokalet e shkollave të tyre, -pronësi e popullit të Kosovës.

Mirëpo, Zëri i Kosovës dardane aso kohe ishte më i fortë se tanket e armikut. Populli sa çel e mëshel sytë bëri mrekullinë. Ai hapi zemrën dhe shpirtin e tij qytetar dhe shtëpitë i shndërroi në shkolla e mësojtore. Kjo mrekulli kombëtare dhe ai guxim qytetar i Kosovës dardane për të mos u ndërprerë mësimnxënia, qe maja e një betimi për të ardhmen e vendit.

Armiku s´ngopet kurrë me pushtim. Por populli pushtuesin përherë do ta quaj të huaj në tokë tij. Ngjarjet e mëvonshme treguan se kur e vërteta është brenda popullit, fuqia e popullit është e pamposhtur.

Flamuri kuq e zi i lirisë dhe i shkronjave shqipe të lirisë ishin tregues se Kosova dardane për liri e teritor nuk fal asgjë. Dora dhe grushti i Kosovës dardane i tregoi pushtuesit serbë, se liria për Kosovën është e shenjtë!...Kosova nuk e turpëron kurrë atdheun e vetë për liri.

Atdhe Geci - Autor i filmit, "Shtëpitë- Shkollë" 1992 / Prishtinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora