E enjte, 06.10.2022, 06:01 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Kryeministri i Kosovës ka zgjedhë arrogancën dhe egërsinë

E merkure, 21.09.2022, 07:55 PM


Ndue Ukaj:

Kryeministri i Kosovës e ka zgjedhë arrogancën dhe egërsinë si formë e përmbajtje për t’i sfiduar të tjerët që s'mendojnë si ai. Kështu ka bërë kur ishte në opozitë, kështu bën tani që është në krye të qeverisë. Në politikë, këto tipare janë të njohura - por janë tipare të këqija dhe tipike për udhëheqës jo perëndimorë - që kërkojnë nënshtrim – dhe mundësisht një ditë të gjithë të zgjohen duke ecë në një drejtim.

Kryeministri me sjelljet e tij po përbuz parimet themelore të demokracisë perëndimore - kulturën e dialogut. Sepse, demokracia është dialog dhe vetëm dialogu hap portat për progres - kanë thënë të diturit. Kryeministri ynë s’bën dialog. Përkundrazi, bën monolog. Ndonjëherë me vete e ndonjëherë me tufat e tifozëve që përndizën sa herë dëgjojnë broçkullat e tij.

Pra, ai, në vend të dialogut, qartësisht dhe vetëdijshëm ka zgjedhë arrogancën dhe kryeneçësinë. Dhe për mendimin tim, kjo papërgjegjësi e tij në raport me detyrat që ka, është  shumë më e zezë se çdo formë tjetër e abuzimit me pushtetin.

Sepse, me këto sjellje, po i kontribuon fort dëshpërimit të madh të rinjve me Kosovën dhe elitën e saj politike.

Sepse, ai është duke i thyer moralisht mijëra nxënës që përnatë si të shtangur presin një lajm të mirë: të kthehen në bankat e shkollës.

Sepse, me këtë qasje ai po i orienton njerëzit e vendit të tij kah migrimi dhe jo vërtet është tragjike.

E në gjithë këtë rrëmujë, ai mbjell edhe frikë. Sepse, më lehtë i duket të flet për luftë e probleme gjeopolitike ndërkombëtare se sa për arsimin në vendin e tij.

Dhe vërtet kjo është njollë fort e zezë në historinë e re të Kosovës, një njollë të cilën s’ka gomë që do të mund ta fshijë.

Kryeministri duket qartë që ka humbë kontaktin me realitetin dhe dëliri i pushteti e ka dehë. Dhe dehja nga pushteti është më keqe se dehja nga véna. S’të lëshon lehtë.

Prandaj, ai s’tregon mirëkuptim për qindra e mijëra nxënës të ngujuar në shtëpi; s’tregon mirëkuptim për mijëra mësues që përballen me vështirësi të jetës për shkak të krizës së thellë ekonomike në vend, por i përbuz dhe i fyen, sepse, do t' i nënshtrojë; s’tregon mirëkuptim për të kaluarën e vendit tonë, por gjithnjë synon t’ia nisë nga e para dhe sa herë gjen mundësi, i eksituar politikisht përditëson marrina për republikë të tretë, ndërkohë që përeditë e shohim se kapacitetet e tij për të rritë cilësitë politike janë të shkreta dhe mundësitë e tij për të lënë gjurmë në republikën që po e qeveris janë minmale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora