E enjte, 06.10.2022, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Një kujtesë për atestin komunist Eshref Ymeri

E merkure, 21.09.2022, 04:52 PM


Një kujtesë për atestin komunist Eshref Ymeri.

Nga Pirro Prifti

Prof. Eshrefi ka harruar se nga ka ardhur, dhe për këtë arësye po i kujtoi disa nga rrugët ku ka kaluar ky trim me fletë.

Pa dashur të rëndoj z. Eshref, sidomoes për moshën e tij do të dëshëronja ti them se të luash me dy porta njëherësh, duke bërë gola në kohën e diktaturës, dhe në demokraci, është  e vështirë, dhe vetëm disa individë me detyra partiake në kohën e diktaturës e kanë kaluar. Të tjerët emigruan që të mos I zerë mallkimi I popullit.

z.Eshref ashtu si dhe disa te tjerë, shkrimtarë  oborri, apo ish spiunë e ish sigurimsa, apo disa pseudo-ekspertë të shkencave psikologjike-ushtarakeqë jetojnë në SHBA, që u larguan nga Shqipëria pas viteve`90 nga sytë këmbët për shkak të zullumeve që kishin bërë. Nën shëmbuj të tjerë, edhe z. Eshref  ektheu shpejt timonin dhe me ndihmën po të atyre njerzve, doli si bukinist i madh, përkthyes i madh nga rusishtja, dhe filloi të shajë Rusinë  (Serbinë e gjithë lindjen) pikërisht aty ku dhe studjoi në Rusi. Ky sipas pensionist Eshref është Patriotizmi: shaj atë që të ka ndihmuar, shkele  atë që të dha dorën për tu bërë nga fshatar i prapë- në `qytetar i ndershëm` etj, etj.

Ky Prof. Eshrefi sot pensionist, së bashku me disa të tjerë që ikën nga sytë këmbët në SHBA me pseudonime të ndryshme, gjeti armikun që ka penguar Shqipërinë dhe në çdo rast sa herë që sheh shkrimet e mia nuk përton ti shajë (jo ti kritikojë, se kështu e kanë andej nga fshati). Mirë që i lexon…

Ka  botuar tre libra (për të cilat e përgëzoj),  por ajo që e dëmtoi më shumë pensionistin Eshref ishte ndrrimi i sistemeve, sepse i u çorientua  busulla  që i tregonte drejtësinë e fjalës së partisë dhe të shokut Enver që e deshte dhe aq shumë……..

Ndryshimi 180 gradë i sh. Eshref (ndryshim që i shkaktoi edhe lajthitje `të quajtur fisnike`) ndodhi jo pa i kërkuar falje në heshtje ish Diktatorit për ndryshimin e madh që po ndodhte sepse dihet se pensionisti Eshref ishte  një anëtar i denjë i PPSH , por PPSH per këtë Grant të dhënë kërkonte dhe zbatim detyrash të cilat gjatë diktaturës sh.Eshref i zbatoi deri në një sidomos prishjen e kishave dhe xhamive në 1967.

Me ndryshimin e  sistemit edhe z.Eshref duhet të ndryshonte kostumin , e hodhi  xhaketën e vjetër të kuqe të komunizmit dhe veshi xhakëtën me tegela blu të Demokracisë. Bëri dhe disa ndryshime esenciale.

Prandaj Sh. Eshref, pikë së pari u bë zoti Profesor Eshref, që kur shahej Partia. të bënte gjëmën…

së dyti z. Eshref në Demokraci veshi Kostumin e Patriotit të flaktë   që godiste  këdo që dukej në hosrizont si `jo patriot`.

Së treti z. Eshref nga ateist i përbetuar, filloi të besojë tek Zoti dhe për këtë goditjen e parë ja dha KOASH-it

Së katërti z.Eshref zbatoi porositë e Partisë për të vazhduar luftën e klasave edhe në kohën e Demokracisë dje duke spiunuar sot duke sharë…

Që të mos e zgjas më shumë, nga 120.000 ish bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit z. Eshref ze një vend me rëndësi, sepse kthesën e  bëri përsëmbari, u bë `patriot` i madh, gjeti armikun me të cilin krenohet  se e gjeti i pari, , gjejnë armiq për të vazhduar `luftën e klasave` të lënë përgjysëm që nga koha e diktaturës, sepse vetëm kështu sipas tyre demaskohet `diktatura` dhe promovohet `demokracia` e ish spinëve që po e mbajnë 30 vjet rresht Shqipërinë në tranzicion, por edhe se me këtë rast mbulojnë të kaluarën e pisët.

Sidoqoftw, Pleqëri të mbarw i nderuar Eshref e mos e stërmundo vehten tani në pleqëri. Lerua armiqtë këtyre me pseudonime që shkruajnë e ti shajnë  ku të mundin.

priftipirro2017@gmail.com

Lexoni edhe:

Eshref Ymeri: Një shaka serioze e Pirro Priftit



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora