Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: “Ja vdekje-ja liri”

| E marte, 20.09.2022, 07:09 PM |


Luan Burimi vuajti 22 vjet, 2 muaj, 4 ditë burgim të pandërprerë në vitet 1968-1991. Midis të tjerash në hetuesinë kur u ridënua për pjesëmarrje në revoltën e Spaçit të vitit 1973 deklaronte: “Sulë Manokut (kryetarit të Degës Zbatim Vendime Penale - shënim) i kam thënë (se) po na trajtoni si kafshët, po na rrihni, po na nxirrni në punë edhe ditën e diel, jashtë ligjit. E përsëris edhe njëherë se kam bërtitur dhe thirrur vazhdimisht me të fortë, aq sa zëri më është ngjirur (çjerrje fyti), duke thirrur pa pushim: “Ja vdekje-ja liri”, “ja vdekje-ja liri”.