Mendime
Florim Zeqa: Flamurtarët e mashtrimit!
E marte, 20.09.2022, 07:53 PM
Flamurtarët e mashtrimit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kaluan
gjashtë muaj, kalojë një vit, po kalojnë dy vite të ‘Qeverisjes Kurti 2’ apo të
koalicionit të ‘shpresës’ LVV+V dhe asnjë ndryshim sa i përket përmirësimit të
mirëqenjes së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit, asnjë ndryshim sa i
përket përmirësimit të sistemit të drejtësisë, atij arsimor dhe shëndetësorë të
vendit tonë.
Të paaftët apo pengjet e
të shkuarës
Dikush
mund të thotë se është kohë e shkurtër, por për një qeverisje që ka vizion të
qartë dhe program të hartuar të zhvillimit ekonomik për vendin, do të mjaftonin
gjashtë muaj për t’i bindur qytetarët e vendit se është në rrugë të mbarë.
Mirëpo të kalojnë dy vite, pa e parë qytetarët asnjë përmirësim në qeverisjen e
vendit, jo vetëm që është e patolerueshme, paraqet mashtrimin më të madh që iu
është bërë ndonjëherë qytetarëve të vendit.
Qytetarët
e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, duke pritur realizimin e
ndryshimeve të premtuara nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilat nuk janë në
përputhje me pritjet dhe besimin e qytetarëve, këta të fundit, të zhgënjyer nga
mashtrimi i tyre, më shpirtë të thyer janë duke e braktisur vendin!
Dikush
mund të thotë dhe t’i arsyetojë se është kohë e shkurtër për ndryshime të mëdha
dhe se dhe fajin e kanë qeveritë paraprake, por as kjo nuk ‘pinë ujë’, për
arsye se një qeverisje me dy “koka të mëdha” siq janë Albin Kurti dhe Vjosa
Osmani do duhej që ta lenin pas të shkuarën dhe të mirreshin me të ardhmen,
gjegjësisht me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Qytetarët nuk kanë kohë
të presin
Liderët
që e krahasojnë veten me të shkuarën dhe të kaluarën, nuk e arrijnë dot të
ardhmen! Thënë ndryshe, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si bartës të ‘kaolicionit
‘LVV+V’ me asgjë nuk mund ta arsyetojnë mosmbajtjen e premtimeve elektorale
ndaj qytetarëve.
Të
ardhur në pushtet me flamurin e ndryshimeve, u mbeti në dorë flamuri i
mashtrimeve!
I
pari, Albin Kurti i harroi të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve të
vendit, dhe turr e vrap e n’prehër të Vuçiqit në Bruksel e kudo tjetër!
Kurse
e dyta, Vjosa Osmani, me të ulur në kolltukun e presidentit, asnjë hapa para në
mbajtjen e premtimeve të dhëna qytetarëve për luftim të korrupsionit dhe krimit
të organizuar. Ajo së pari u kujdes për mirëqenjen e saj familjare duke u bërë
me shtëpi të madhe dhe luksoze me para të pajustifikueshme, pastaj u kujdes për
dukjen e saj, e zgjodhi Turqinë për intervenime kirurgjike me paratë e shtetit.
Dështimi diplomatik
E
vetmja gjë për të cilën nuk mund t’i akuzojnë pushtetarët paraprak është
politika e jashtme apo rrafshi diplomatik në të cilin e kanë katandisur Kosovën
treshja famoze Albini-Donika-Vjosa!
Në
polikën ndërkombëtare, përkatësisht në diplomaci nuk mjaftojnë luki (dukja e
jashtme) dhe patriotizmi i propaganduar me primitivizëm, por kërkohet zgjuarësi
dhe pragmatizëm, përvojë diplomatike dhe guxim në parashtrimin e kërkesave
shtetërore.
Pa
asnjë njohje e vetme dhe pa asnjë tjetër në horizont, me një aplikim të vetëm
për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por pa shpresë për anëtarësim në këtë
organizatë dhe të tjera si kjo. Largë integrimeve ndërkombëtare, por edhe më
largë liberalizimit të vizave!
Pse
nuk e marrin guximin treshja Albini-Donika-Vjosa për t’ua bërë të qartë
qytetarëve të vendit se s’ka liberalizim të vizave pa marrëveshje finale me
Serbinë!
Madje,
kryeministri Albin Kurti kohëve të fundit më shumë po e përmend luftën sesa
liberalizimin e vizave! Dilema është kjo: a po e bënë këtë për konsum të
brendshëm për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit apo me të vërtetë po
e dërgon Kosovën drejt një lufte të re me Serbinë!?
Flamurtarët
e mashtrimit, binomi Kurti-Osmani të cilët kishin premtuar depolitizimin e
administratës, po e bëjnë të kundërtën, me mbushjen e administratës publike dhe
shtetërore me familjarë e militant partiak, nipa e mbesa, teze e dajë dhe
farefis përmes lidhjeve nepotike, të gjithë pa aftësi profesionale dhe pa
përgatitje adekuate shkollore.