E shtune, 20.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut

E marte, 20.09.2022, 07:50 PM


Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut

Nga Gjon Keka

Ashtu sikur Gjon Kastrioti babai i Gjergj Kastriotit ishte pjesë e fisnikërisë dhe këshillit Venedikas, edhe Gjergj Kastrioti dhe vëllezërit e tij e gëzonin atë privilegj ,madje ekziston edhe dokumenti ku Gjergj Kastrioti sëbashku më njërin nga vëllezërit e tij kërkonte privilegjet e të Atit të tij të cilat i takonin sipas dekreteve e diplomave që i kishte nga Venedikasit.Edhe ky nderimin për të birin e tij Gjonin është pjesë e taditës që zotëronte dhe mbante privilegjet venedikase familja fisnike arbërore Kastrioti.

Edhe ky dekret me anë të të cilët Gjon Kastrioti i biri i Gjergj Kastriotit emërohet qytetar nderi dhe anëtar i këshillit madhor të fisnikërisë Venedikase.

Dekreti është me datën 25.Shtator të vitit 1463 dhe tregon për privilegjet dhe të drejtat që gëzon i biri i të madhit Gjergj Kastrioti si pjesë e qytetarisë dhe fisnikërisë së lartë Venedikase.

Aty përshkruhet arsyeja e dhënjes së këtij titulli të nderit,privilegjet dhe të drejtat ,si vijon:

Më 25.Shtator 1463

Privilegjet për zotërinë madhështor dhe të fuqishëm Gjon Kastriotit, birit të zotit Gjergj Kastrioti, në pranimin e tij si anëtar i dinjitetshëm i këshillit madhor...

...zotëria madhështor dhe i fuqishëm Gjon Kastrioti i biri i zotërisë madhështor dhe të fuqishëm Gjergj Kastrioti, një qytetar fisnik i Venedikut, i këshillit tonë madhor, dhe kapiten i ekspeditës në Shqipëri kundër turqëve, ka qenë gjithmonë dhe është. miku më i dashur dhe më i përsosur i zotërimit tonë, siç tregojnë veprat e lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme … prandaj ne me krahë të hapur të dashamirësisë e pranojmë atë si anëtar të këshillit madhor të fisnikërisë me të njëjta priviligje,të drejta, imunitete dhe liri si të gjithë qytetarët tanë sipas drekretit...si për të ashtu edhe për trashëgimtarët e tij...“Burimi i këtij dokumenti është pjesë e arkivit tim personal të mbledhura ndër vite.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora