E enjte, 28.03.2024, 11:21 PM (GMT)

Kulturë

Albert Vataj: Dashuria nuk është vepër arti, është vetë shpirti krijues i botës

E marte, 20.09.2022, 06:10 PM


Dashuria nuk është vepër arti, është vetë shpirti krijues i botës

Nga Albert Vataj

Askush, as edhe poetët nuk kanë mundur të llogaritin atë që zemra është në gjendje të bëjë... mëtoi Zelda Fitzerald

... Ka artistë të çdo lloji. Por ekziston një grup që nuk meriton më pak të lartësohen. Ata janë artistët e jetës, që përdorin mjetet e tyre që garanton një shpirt i kthjellët dhe një vullnet i bekuar nga bujaria dhe mirësia, nga dlirësia dhe thjeshtësia, nga e natyrshmja dhe shkujdesja.

Ata janë të zgjedhur të tregojnë me jetën e tyre mënyrën e të dashurariit, të shprehur atë që nuk është mundur të shprehet përmes mjeteve të rafinuara dhe formave shprehëse estetike të artit.

Pa penel, ata pikturojnë me ngjyra të gjalla ekzistencën, duke u përpirë nga çdo thellësi e ngjyrave dhe çdo lojë epshi e linjave dhe trajtave.

Pa daltë, ata gdhendin jetën e magjishme dhe e vendosin kryeveprën e tyre në të hyrë të çdo kthine, në kreshtën e çdo dallge, në gjuhëzën e çdo flake.

Pa vegla muzikore, ata krijojnë muzikë për të gjithë dhe nuk lënë pa ftuar askënd që të jetë pjesë e kësja magjie.

Pa koreografi, ata ndërthurin vallen e jetës dhe thjeshtësinë e komunikimit që vezullin në lojën e dlirë të ajrit dhe trupave, prekjeve dhe shikimeve .

Kur lindin, janë disa çaste, është një shembull, janë ata që zgjedhim të mësojnë mjetet dhe mënyrat e veprimit për të krijuar një jetë të bukur, një jetë që i shpërblen gjithnjë me lumturi. Por të njëjtat instrumente mund të përdoren për të përjetësuar të keqen dhe shkatërrimin. Ata mund të rrëzohen, por ngrihen pa i lënë kohë dhimbjes dhe dëshpërimit, fatalizmit dhe ankimit t'u presë gjunjët, t'i gremisë në gërmadhën e fatkeqësisë, të cilën jeta nuk e përjashton.

Duhet të përpiqemi, duhet vetëm të shpresojmë, se ndoshta në një fazë të jetës sonë, do të dimë të vendosim se si ta pasqyrojmë bukurinë. Veprat e vërteta të artit zverdhën nga koha, shkërmoqën në mur, kur nuk vlerësohen dhe mirëmbahen. Por një jetë me dashuri është e përjetshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora