E premte, 29.03.2024, 09:28 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Harallamb Fandi - Pranverë brenda vjeshtës

E marte, 20.09.2022, 08:50 AM


"Guralecët e FROJDIT" në një libër me tregime

"Pranverë brenda vjeshtës"- tregime nga HARALLAMB FANDI

Nga Përparim Hysi

Prolog:

Kam takuar, pas vitesh pa u parë,  me HARALLAMB FANDIN alias LAME FANDI. Të më besoni që ndjeva aq gëzim, sa gati bërtita si PUSHKINI, kur takoi NIKOLLAI GOGOLIN:"Ç'mrekulli! Sa gëzim njerëzor!". Sado që PUSHKINI qe rus dhe GOGOLI qe ukrainas, ata qenë miq që e deshën shumë njëri-tjetrin. Mallkim për ata që, këta dypopuj vëllezër,  i sakatuan me këtë luftë gjakatare, pasojat e saj aq tragjike e sot e kësaj dite,  po i vuan jo vetëm UKRAINA dhe RUSIA, por tërë bota. Tek do shkruaj për miqësinë time me LAME FANDIN, natyrshëm nuk do bëja sikur nuk vija re, seç ndodh rreth e rrotull nesh.

LAME FANDI erdhi buzëqeshur tek klubi "Momentum" dhe unë u befasova:AI, LAMJA; që përcolla në ITALI para dy vitesh ishte transformuar:lëvizte me një karrocë invalidi dhe, sa mbaruam përqafimin,  më zgjati një bllok goxha të madh. Më bëri shenjë ta hapja dhe vura re:Covidi më ka kthyer në invalid.Çdo gjë do ma shkruash aty dhe unë të kthej përgjigje. Dëgjimi i mikut tim kish arritur shkallën zero dhe, vetëm me të shkruar mund të merremi vesh. Covidi:Mallkim kush e"mbolli" dhe sa, për pasojat, ato me të vërtetë,  vazhdojnë të jenë dramatike. I pari që shkroi për pasojat,  me aq sa kam lexuar unë, qe një kompozitor estonez që tha:"Covidi na ka marrë në provim dhe tani jemi në klasën e parë".Kalojmë apo nuk e kalojmë? Dhe miku tim aq të mirë që unë në intimitet i them LAME MJALTI, Covidi në se vrau,  e plagosi. Por ky NJERI me kaq virtyte jo vetëm nuk është ngjunjëzuar, por, përkudrazi,  është shumë vital. Krahas"blokut" për të kominikuar,    zgjati librin e tij me tregime"Pranverë brenda vjeshtës". SA e mora në dorë peshqeshin, m'u kujtua shkrimtarir rus, NIKOALLAI OSTROVSKI që, pse qe invalid,  shkroi" Bëje jetën të dobishme dhe atëherë, kur është e padurueshme". Në mes një krize me"rrisk pontencial" për jetën, LAME MJALTI sjell një libër me tregime. Po nuk mund të shkruaj për librin, para se të përqas për lexuesit që nuk e njohin, kush është LAME FANDI.

LAME FANDi sot është 80-vjeçar.Nuk ka njeri që nuk e njeh në VLORË dhe ca më shumë:nuk ka farmacist që nuk e njeh. Është si të thuash, "babai i framacistëve",  se me leksionet që ka mbajtur dhe me librat që ka shkruar, si" Si të  përdorim barnat në shtëpi",  dhe kryeredaktor i revistës"Farmacisti" dhe ka marrë"Mirënjohje e urdhërit të farmacistëve".Ngaqë kishte pasion për pikturën, krahas studimeve universitare, ka ndjekur mbrëmjeve"Liiceun Artistik"Jordan Misja". Jo vetëm kaq:kreu studime pasuniversitare për"Kritikë ARTI" në AKADEMINË E SHKENCAVE.Por LAME FANDI nuk është vetëm kaq; është  rrëfimtar i sërës së lartë;është pëkthyes i ëmbël;një kritikë arti, po se po, por edhe dramaturg. Nëse e bëra këtë prolog për mikun tim, dua t'i them lexuesit se kam edhe më; duke e ditur natyrën time tepër impulsive, ai, kish thirrur për"ndihmë" një mikun e tij,  të hershëm:GJERGJI RISLIA, artist,  të cilin, gjej rastin të falnderoj. Por më e qensishmja që dua të thkesoj:-Nesër, -i tha LAMJA, - do vish të më marrësh me makinë se do shkojmë tek Rruga e"KAVAJËS" për të blerë penela dhe kornizë për pikturat, se nuk rri dot pa pikturuar!!! Tani unë shtoj pyetjen e drejtpërdrejtë:- A më gjeni dot një individ me kaq atribute sa LAME FANDI?

*     *    *

"Guralecët e FROJDIT" ësht metafora ime. Enkas e kam quajtur kështu, se FROJDI, Babai i neurologjisë,  paska patur një hobi:për çdo çast të veçantë të jetës,   në një kuti fuste një guralec. DHe tregimet e LAME FANDI janë veç përjetime çastesh që me mjeshtëri të hollë,  na i dhuroi neve,  lexuesëve. "Jeta është mbushur me çaste, -thoshte poetja amerikane,  EMILY DISCKINSON. Libri ka gjithësej 14 tregime, por ti nuk e kupton fare kur kalon nga një tregim tek tjetri.Arsyeja pse ndodh kështu është një dhe e vetme: shkrimtari të ka futur në  hullinë e tij dhe do apo nuk do,  do "hedhësh vallen" sipas "muzikës" së tij. Shikoj skicën letrare"DETI" dhe përnjëherë fluturoj tek"Deti" i GORKIT. Por "DETI" i 18-vjeçarit LAME FANDI, sado që"nuk qesh" si "deti" i GORKIT, ka më kripë.Kjo"kripë" është e hedhur me karar:" ikaltër, i qetë, i shkëlqyer, bojë plumbi... dhe, prandaj e dua sa jetën!!!

Diku ka një thënie:"Shkrimtari nuk duhet të ngutet të shkruajë për ndjenja që nuk i provon vet". Të gjitha tregimet, en bloc,  të këtij vëllimi janë përjetime dhe kanë aq vlagë jete sa të mbetin në kujtesë.Lexon  ato tregimet ku personazhet janë farmacistë dhe, duke sjellë momente dramatike të"gabimeve njërëzore" me rrisk pontencial për jetën, pedagogu shkrimtar sikur u thotë framacistëve:-Kujdes dozën! Kujdes adresën! Për mendmin tim, këto dy tregime paralele ia vlejnë si lexione për degën e farmacisë dhe të vendosen si panel në çdo dyqan farmacie. Ajo që të bie në sy dhe ua rrit vlerën tregimeve, se para syve të lexuesëve bëjnë"paradë" një mori personazhesh që jo vetëm nuk i harron,  por kërkon të gjashmin e tyre. Aq më tepër e thekshme është sot se kund nuk gjen ss ZIHNI ZIU, as MIHAL, as atë"zotninë e bicikletave që, secili prej tyre,  modelon si një shembull që duhet ndjekur.Siç vë re dhe në gjykimin tim, me autorin e këtyre tregimeve, LAME FANDi, ka ndodhur ajo që ka thënë LAMARTINI:" Bota është një libër, faqet e të cilit hapen në çdo çap që hedhim".

Tregimet e LAMES janë si lirika në prozë.Një prozë e bukur made in LAME FANDI shijohet si poezi. Sa shpirtëror ështe tregimi për"librat" që la, si amanet, doktori italian dhe prapa"djegies së tyre", lexon  inkuizicionin e kohës për çodo gjë që nuk kish"petkun socialist":nacional nga forma, socialist nga përmbjatja. Italiani i"poveranoi" është si ai MALOMBRA i PETRO MARKOS. Batuta"povera voi"  është gjylja më e rëndë që bie për statuequon.

Dhe në gjithë këtë"kuti me guralecë" nuk mund të mos kishte"njëguralec" për mësuesët.Ai shkruan me dahuri për ta dhe mirënjohja është shkallë dinjiteti.Tregimi"Akuareli, kënga e lejlekut...për mendmin tim, është më antologjiku. "Suita e një udhtëtimi të largët" mund të shkruhet vetëm nga një kritikë arti si LAME FANDI.Violinelisti që udhëton deri në Japoni për të blërë një kortezh ao homazh,  të kujton heronjtë romantikë të një a disa shekujve më parë.

Në mbyllje të kësaj eseje modeste për një prozator të mdha, nuk kam si mos jell fjalët e ZHAN POL SARTËR që thotë:"Shkrimtarët me veprat e tyre shpirtërojnë botën". Një i tiilë është dhe HARALLAMB FANDi alias LAME MJALTI.Suksese dhe jetë të gjatë, o mik i mirë!

Tiranë, 16 shtator 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora