E enjte, 06.10.2022, 05:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Vlash Prendi: Ëndërra të venitura

E hene, 19.09.2022, 10:41 AM


ËNDËRRA TË VENITURA

RRETH LIBRIT TË POETIT RAMUSH NIKҪI “SHTIGJE ENDRRASH TË TRISHTA”

NGA  VLASH PRENDI

Kohët e fondit doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim libri i dytë poetik i poetit tashmë të njohur nga Rugova, Ramush Nikçi “Shtigje ëndrrash të trishta”. Kur lexon vargjet e këtij poeti rugovas, kupton se kemi tё bёjmё me njё poet tё afirmuar, sepse ai vjen para nesh, duke na befasuar me lirshmёrinё e tё shprehurit, disiplinimin e vargut dhe tematikёn e larmishme. E nё kёtё rast, duket qartё se poeti ёshtё shembull në poezi, shembull i njeriut intelektual, shembull i mirësisë njerzore, sepse kёto cilёsi tё vyera, i pasqyron artistikisht pёrmes vargut, pёrmes shprehjes artistike tё fjalёs. Dëshirën për tё shkruar poezi e kish gjetur në shpirtin e tij, kur nё malet e larta dhe krenare tё Rugovёs kreshnike këndonte këngët popullore të krahinës sё tij, por edhe në shpirtin e popullit dardan, i cili këndonte pareshtur edhe kur ishte kohë luftë, për t’i ndihmuar pushkës, ndërsa pushka me krismat e saj, për t’i dhёnё rrugё këngës, siç ndodhi në periudhën e Rilindjes dhe mё vonё,  nё periudhёn e lavdishme tё luftёs pёr liri. Ramush Nikҫi, ёshtё bёrё poet nga nevoja e brendshme, për t’i dhënë vetes dhe të tjerëve diçka në formën e ëndërrës, tё ndjesive shpirtёrore shkrirё nё ndjesi emocionale ndaj relitetit tё sotёm, tё shkuarёs historike dhe traditёs atdhetare. Ndjesitё personale, poeti i shpreh bukur nё vargje, sepse mendon se me anë të poezisë, mesazhit paqësor qe përcjell ajo, mund të përmirësojё gjendjen e vështirë shpirtërore qё ekziston sot tëk masat popullore, se mund t’i bënte njerëzit më të mirë se janë, por më vonë e pati kuptuar se fjala poetike është e pafuqishme të bëjë mrekullira, ajo ngroh dhe zbut shpirtrat njerzorё.

Nё kёtё kontekst, Ramushi u bë poet për t’i zbuluar dhe zhveshur fytyrat e idhujve, që nuk ngopeshin me djersën dhe gjakun e të tjerëve, qё shfrytёzonin postin dhe djersёn e tё tjerёve pёr t’u pasuruar, pa marrё parasyshё se njё popull i tёrё i sapo dalё nga lufta, dergjej nё varfёri. Poezia i dha mundësi poetit të hedhё dritë në dashurinë e popullit dardan ndaj atdheut, për t’i kujtuar nёnёs sё dashur puthjet e ngrohta që i falte në fëmijërinë e hershme, për të mos harruar sytë e saj të shndritshëm të shkrirë në paqe, dashuri, drejtësi e humanizëm. Poezia e ndihmoi poetin për të ëndërruar tё ardhmen, për të fluturuar hapësirave të pafund, për të kërukar atë që se kishte pasur kurrё në jetë, për të krijuar një hapësirë të lire estetike sa për të jetuar, për ta ndrydhur e shtrydhur nga shpirti i tij dhimbjen dhe ndjenjat për fatin tragjik të popullit, i cili i rëndonte mbi supe dhe e bënte të vuante, vuajtje kjo që e bluajti përbrenda gjatë gjithë jetës dhe tani po e shpreh bukur nё vargje.

Poezia e Ramush Nikҫit, që u kultivua për një periudhё tё konsiderueshme kohe, ёshtё një poezi e ndjeshme, emocionale, siç ёshtё edhe vetë poeti, siç ёshtё edhe vetё koha, siç ёshtё dhe vendlindja e tij e  bukur, por e shqetësuar, sepse poezia e tij ёshte pasqyrë artistike e kohës. Por brenda shqetësimit tё natyrshёm tё poetit, padyshim që ka edhe siguri, ka dhe shpresё. Kjo ndjenjë sigurie dhe shprese ka bërë që kjo poezi të ketë tone të ngritura tribunale, që mund t’i ketë vetëm poezia e një poeti tashmё të afirmuar siç ёshtё poeti Nikҫi, që artistikisht ka marrë përsipër të pasqyrojë aspiratat e popullit të vet, gjendjen e vёshtirё tё atij populli qe dha gjithҫka pёr lirinё dhe sot, pak po e gёzon atё. Poeti ynё është i ndërgjegjshëm për misionin që i ka vënë vetes, sepse del shpesh në konkluzionin, se poeti duhet të jetë frymëzues i popullit të tij. Ëndërron poeti Ramush, ëndërron dhe ka besim se vendi i tij do të përparojë, se bijtё e tij do t’i dalin zot, sepse drita e lirisё dhe zhvillimit do të reflektojё në krijimtarinë e poetit. Prandaj ai shprehet: “…Nga rrethimi i egër kishte rënë në pritë, / Gjer sa po marshonte t’i afrohët gurit, / Jo larg kronit t’ftohët diku në mesditë, / Me dy luftarë trima ngjyrë i dhanë flamurit. / Në lule t’rinisë pa shijuar jetën, / Ballë përballë armikut të pabarabartë, / Rrugën e liruan por flijuan vetën, / Me zemra lirije, me guxim të zjarrtë! / Kujtime të dhimshme të kohës së vonë, / Më lodhën ndër mrize me shikim drejt diellit, / Me zë drakonik sikur po më thonë, / Ju gëzoni lirinë bashkë me lule t’prillit…Tё drthёrojnё zemrёn kёto vargje mjaft emocionale, qё pasqytojnё pёepjekjet e popullit tonё pёr liri.

Megjithatё, tema qëndrore e poezisë së poetit Nikҫi, është jeta e njeriut të sotëm, që lufton për të drejtat e tij, për lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj, ajo i ngjan një bote të shqetësuar si dallgët e detit në fortunë. E kjo lëndë e pasur nё qёnien e poetit, derdhet në vargje përmes mendimit të spikatur poetik. Poetin Ramush Nikҫi do ta quanim ndryshe, poeti i shpërthimeve poetike e këto lloji shpërthimesh të ngarkuara emocionalisht formojnë në poezi një lloji ndjesie artistike që lulëzon plot figuracion, vlerё intelektuale dhe trill tё bukur artistik. Fuqia shprehëse e figurave është në nivel të lartë, duke na kujtuar mjeshtra të mëdhenj të fjalës dhe të mendimit poetik si: “…Një drenushë laroshe mbetur sikur unë, / Duket se shtërngata kopenë larg ja treti, / Dhe ajo pas breshërit krejt e vetme mbeti, / Nga tmerr i pabesë tërfёllonte me hundë. / Si t’a gjej mënyrën t’i jap pak vullnet, / Në shoqëri me mua si dy shokë të rastit, / Plot  frikë nga vetmia, nuk i beson çastit, / Se diçka e bukur nga unë po e pret. / Eja afër meje kam një befasi, / Birin tend të vockël sigurt e strehova, / I dhash pak ujë bjeshke me këmishë e mbulova, / Tash shko n’strofkë te kleka e pusho pranë tij…“, vargje që mbartin një peshë të veçantë emocionale, ku spikat një talent i kultivuar prej poeti.

Poezia e Ramush Nikҫit ёshtё e thjeshtё, e kuptueshme dhe mbreslёnёse, megjithse poeti tashmё ka krijuar traditё nё pёrdorimin e figurave tё ndryshme letrare si metafora, krahasimi, epiteti, hiperbola, simboli, metomimia etj, tё cilat ia shtojnё bukurinё vargjeve, siҫ ndodh tek vjersh “Lot shprese”, ku autori shprehet: “…Iku n’vjeshtë me buzë në vaj, / Me besë pylli t’kthehët prap, / Të dy bashkë tha pasandaj, / Ndërtojmë jetën si n’pallat. / Iku, iku s’erdhi tjetër, / Dro e vrau rrugës gjahtari, / Ose gjeti drenushë tjetër, / Harroi fjalën pike së pari. / Ku të shkoj s’di me t’vërtetë, / Mal i madh pa rrugë,pa shtigje, / Kot kërkoj s’mundëm me gjetë, / Ndër shpatie,as ndër brigje. / Po marr rrugë kah perëndimi, / Ku m’qet shtegu s’di as vet, / Fusha qan me lot jetimi, / Mali i madh më përshendet! / S’di ku shkoj as s’di ku ndalem, / Ku ta gjej fatin nuk di, / Ndalëm shpesh zotit i lutëm, / Të ma falë një mrekulli!...”. Keshtu, poeti vertetё aludon pёr raportin e drerit me drenushёn, por autori godet artistikisht shoqёrinё njerzore, veset negative tё sё cilёs shigjetohen herё pashere pёrmes vargjeve. Vlera tё veҫanta nё kёtё vёllim poetik, pasqyrojnё edhe poezitё me tёmё patriotiko - luftarake, tё cilat autori na i paraqet si kujtime, por qё janё reale, pasi heroizmi i popullit martir tё Kosovёs shkёlqeu bindshёm nё njё periudhё jo tё largёt. Ështё me fat autori, sepse kёtё periudhё tё vёshtirё, por heroike e ka pёrjetuar realisht, prandaj shprehet plot besim dhe mall:”… Ulëm n’hije t’lisit aty n’fierajë, / Afër fushës blertë bash karshi Përvarit, / Me kujtime t’egra me buzën në vajë, / Më del parasysh balli i luftëtarit. / Gjithmonë I buzëqeshur sa herë bënim roje, / Me guxim luani veç për një qëllim, / Kurrë thoshte në zi nuk i lëmë këto troje, / Pa u shkri nga gryka mitralozi im, / Nga rrethimi I egër kishte rënë në pritë, / Gjer sa po marshonte t’i afrohët gurit, / Jo larg kronit t’ftohët diku në mesditë, / Me dy luftarë trima ngjyrë i dhanë flamurit, / Në lule t’rinisë pa shijuar jetën, / Ballë përballë armikut të pabarabartë, / Rrugën e liruan por flijuan vetën, / Me zemra lirije,me guxim të zjarrtë!...”. Kjo poezi e bukur, ёshtё njё hymn pёr luftёtarёt e lirisё qё luftuan dhe u flijuan pёr fatet e vёshtira tё atdheut dhe kombit.

Kështu, poezia e Nikҫit lindi dhe u rrit në njё mjedis të ngrohtë shoqërorë, u tund në djepin e bjeshkëve tё egra tё Rugovёs, u rrit mbi krahët e shqiponjave tё Karadakut dhe po fluturon e lirë për të hyrë në zemrat e lexuesve. Këtë sukses e ka përcaktuar në radhë të parë sharmi poetik me anë të cilit poeti përshkruan atë mjedis jetësor, që në kujtesën e lexuesit, do të skalitet thellë. Kёtё fenomen e shohim tek poezia “Malёsori kёsulbardhё”: “…Lind e rrit në fshat me plot histori, / Me traditë skifterash, etshëm për liri, / I ndjekur nga çizmet me lidhëza t’medetit, / Jetë me plot trauma nga langojtë e mretit. / Nëpër burgje t’rënda ,plot tortura t’kohës, / Kurrë s’ja vranë guximin burrit të Rugovës, / Me pranga në dorë, me  zemër t’luanit, / Nokaut veç me shkelma kokës sё gardianit! / Ndal zagari i mretit, nuk rrahëm shuplakë, / Veshin një polici ia gjymtoi lopatë, / Pastaj mbyllë n’vetmi, pa ujë pa ushqim, / S’liget burri i kombit, mban veç një qendrim. / Dhjetë vite të egra, si gjarpëri ndër gurë, / Hyri si bishë mali, doli sikur burrë, / Me ide të qarta për bashkim kombëtar, / Kudo në kuvende gjithmonë faqebardhë…”. I tillё ishte ambienti shoqёrorё dhe shtetёrorё nё periudhёn e vёshtirё tё sundimit tё shovinistёve serbo – malazes, nё ato vite tё stuhishme.

Në disa prej krijimeve më të spikatura të tij, poeti Nikҫi praktikon suksesshёm edhe poezinё erotike, tё cilat reflektojnё periudhёn e rinisё sё poetit, por nё raste tё rralla ndjehet edhe ndikimi nga leximet e poetёve tё mёdhenj europianё si Berns, Gёtё, Mickieviҫ, Pёtef, Haine e ndonjё tjetёr, mjaft tё dashur pёr poetet e rinj. Pёrmes kёsaj poezie, atori shpreh dashurinё e sinqertё dhe njerzore, veti e njerzve tё pastёr shpirtёrisht:”… Rritë me zana pranë burimit, / Qerpikëgjatë si krah të shpendit, / Po ma vrave dritën e synit, / Ma shëron me ujë t’liqenit. / Ikim bashkë si çmendurisht, / N’dritë të hanës n’fusha e ara, / Na tregon rrugën me gisht, / Ora e bjeshkës, na prin para. / Rrugës ngushtë me vrap si bisha, / Dorë për dorë si mali e fusha, / Djersët lumë na i freskon pisha, / Plot gёzim zemrën ta mbusha! / N’buzë të malit zbardhon dita, / Nisim bashkë jetë e shëndet, / Kaçurrele këtë ditë e prita, / Hana e re na përshëndet!”. Poeti këndon për njeriun, mbartësin e gëzimeve dhe të brengave, njeriun të cilit poeti i ka falur zemrën. Ramush Nikҫit i intereson fati njeriut qe triumfon më valët e vështira të jetës, fati njeriut të vendit të tij, që lindi dhe u rrit në luftë për ekzistencë. Dhe dielli për të do të binte një ditë, liria do të lindte, por mjerisht do tё lindnin problem tё reja shoqёrore qё do tё pengonin zhvillimin, pёrparimin e shoqёrisё. Bukur e jep poeti nё miniature artistike problemin e pronave, fenomen shoqёrorё endё i pazgjidhur nё shoqёrinё tonё: “Nga çdo anë vërshonin disa burra t’vjetër, / Dikush me plis t’bardhë, dikush shall rreth koke, / Dikush mat me kut,dikush mat me meter, / Vallë kush është pronari i gjithë kësaj toke? / Zeka thot është imja se ma ka lanë baba, / Rrustemi thot kurrë,e punoj kaherë! / Vërsulët Kristina,heshtni koka t’marra, / Toka është e imja siç ka kjenë gjith’herë! …Me kokë s’u pajtuan,bishti pak I zbuti, / U ndalën,s’po flasin,kush s’e bani hapin, / Kur lodhët luani përfiton dhe huti, / Në fund te livadhit bishti ta ndalë vrapin…”.

Vёllimi poetik “Shtigje endrrash tё trishta” i poetit nga rugova Ramush Nikҫi, ka vlera artistike dhe stilistike, vlera të cilat ia shton edhe puna plot passion e redaktorit të librit, shkrimtarit Ali Daci. Kёshtu poeti duket se ka mjaftueshёm pervojё nё perdorimin e rimёs, ku shpesh pёrdor rimёn e alternuar ABAB, por nё shumё raste edhe atё tё puthitur AABB, ose edhe ABBA. Kjo menyrё pёrdorimi, i ka dhёnё mundёsi poetit tё shprehet thjesht dhe natyrshёm dhe tё jetё sa mё i kuptueshёm dhe mё pranё lexuesit. Njё dukuri tjetёr pozitive ёshtё edhe larmia e rrokёzimit tё vargut. Nuk ёshtё rastёsi, qё nё kёtё vёllim poetik gjejmё vargje tё bukura 6, 8 dhe 12 rrokёsh, madje kёta tё fundit dominojnё poezinё nё kёtё vёllim, duke u dhёnё poezive vlera tё veҫanta stilistikore. Duhet tё theksojmё me bindje se poeti Ramush Nikҫi do të radhitet shpejt nё mes tё focave krijuese poetike shqiptare, gjithmonë i dashur për lexuesin e trojeve tona mbarëkombëtare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora