E enjte, 18.04.2024, 03:39 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Lamtumirë yll, Irini Papa Leleku (Irena Papas)

E hene, 19.09.2022, 08:57 PM


LAMTUMIRË YLL,  IRINI PAPA LELEKU (IRENA  PAPAS)!

Irena është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë - K. Hepburn

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Aktorja e madhe me origjinë arvanitase kaloi në amshim në moshën nëntëdhjetë e gjashtë vjeçare.  E ëma e saj ishte nga Epiri kurse i ati nga Shqipëria.   Ajo u lind në Athinë më 3 shtator 1926. Që nga mosha fëmijërore e nisi karrierën artistik si këngëtare dhe kërcimtare e talentuar. Talenti i saj i dha mundësi të regjistron studimet në Shkollën e Teatrit Kombëtar në Athinë.  Që nga roli i saj parë në vitin 1950 në “Engjëjt e humbur” deri në fund të jetës, Irena luajti në shumë filma të producentëve të njohur botëror Italian, italo-amerikan, anglo-amerikan, pra thjesht në kinematografinë botërore, duke u bërë e famshme në gjithë botën.

Irene Papas gebürtig Iríni Lelékou (griechisch ?????? ????? Iríni Pappá, * 3. September 1926 in Chiliomodi bei Korinth als ?????? ??????? Iríni Lelékou; † 14. September 2022 ebenda[1]) war eine griechische Film- und Theaterschauspielerin und Sängerin mit arvanitischen Wurzeln, wie sie selbst in einem Gespräch mit ihrem Kollegen Bekim Fehmiu aus der Verfilmung  “Die Odyssee“ bekannt gab. Sie gehörte zu den führenden Tragödiendarstellerinnen ihres Landes und wirkte auch an internationalen Filmproduktionen mit“ (Wikipedia)

Irena luajti në 80 filma role të karaktereve të ndryshme duke ngritur lartë figura të heroinave nga tragjeditë e klasikes greke. Me bukurinë e saj, zgjuarsinë e saj, përkushtimin e saj, ajo shkëlqeu si yll në kinematografinë botërore krahas aktoreve të mëdha të kohës, si Katin Paksinou, Melina Merkuri, Greta Garbo, Sofia Loren... .    Irena Papas luajti shumë role në filma të njohur në botë ku luajtën aktorë me famë botërore,  mes tyre Marlon Brando, Katerinë Hepbërn, Zhan Maria Volonte, Antoni Kuin, Bekim Fehmiu.  Ishte pjesë e filmave të regjisorëve të njohur botëroe Mihail Kakojanis, Robert Wise, Elio Petri, Alberto Latuada, Ay Guerra Françesko Rosi, Kosta Gavra...

Irini Papa Leleku la pas një botë të tërë veprash filmike e tetrore që e bëjnë të pavdekshme gjeneratave . Për rolet e saja mori çmime të shumta ndërkombëtare: Në Selanik (1962) Ajo shpallet aktorja më e mirë për rolin e saj të Elektres në festivalin ndërkombëtar; aktorja më e mirë në rolin e dytë në filmin “Z” nga New York-u. Aktorja më e mirë e filmit “The Trojan Women” nga National Board of Rewiew, 1971. 1985; aktorja më e mirë në filmin “Island” nga Australian Film Institute, 1989.   Çmimin Distinguished Achievement Award nga Hamptons International Film Festival (1993); çmimin e karrierës për interpretim në Teatër, (1993) “ Flaiano” ; çmimin e karrierës nga Madrid National Arts Institution, viti 2000. Çmimin e karrierës nga International Festival Women’s films, (2000). Në vitin 2001, merr titullin Doktor i Arteve nga Universiteti i Romës. Në vazhdim sërish me çmimin e karrierës Woman of Europe. Çmimin ndërkombëtar “Fennecus”, si aktorja në filmin “Into the Night”etj.  Irini u dekorua me titull nderi “Gruaja e Evropës”  si grua e suksesshme duke ndihmuar civilizimin evropian.

Aktroja e madhe Katherinë Hepburn, fituese e dy titujve “Oskar” me të cilën Irini luajti në filmin “The Trojan Woman”, rreth Irenës mes tjerash tha: “Irena është një nga aktoret më të mira në historinë e kinemasë”

I ngjaj sime mëje. Nëna ime, është esmere si unë. Ajo vjen nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam Shqiptare, ose gjysmë Shqiptare. Peloponezi është përplot me Shqiptarë. Edhe nëna ime, mësonte greqishten”.

Është krenari për secilën shqiptare e shqiptar kur dy aktorët me famë botërore Irini Papa Leleku dhe Bekim Fehmiu luajnë në filmin “Odiseu”.  U treguan shumë episode nga intervistat e dy aktorëve të mëdhenj gjithë andej shtypit shqiptar e botëror.    Që të dy vepruan në shtete ku jetojnë miliona shqiptarë të robëruar e persekutuar nga urrejtja më e ulët shoviniste.    Vet jeta e këtyre dy aktorëve flet shumë mbi tragjiken shqiptare shekujve e shoqëruar me asimilim.  Irini një arvanitase, kurse Bekimi një kosovarë që të dy shqiptarë që provuan kthetrat e urrejtjes shoviniste greke e jugosllave.      Vet jeta e tyre është tregues i jetës së vështirë e të qenit shqiptar, vet jeta e tyre porosi gjeneratave për të mos harruar kurrë truallin e dheun e të parëve tanë.

Prehu e qetë në altarin e veprave tuaja me vlerë për njerëzimin!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora