E enjte, 28.03.2024, 08:19 PM (GMT)

Kulturë

Albert Vataj: Diogjeni nga Sinapi, filozof i shquar grek që jetoi në shek. IV Para Krishtit

E merkure, 21.09.2022, 05:50 PM


NGA JETA E GJENIVE

Diogjeni nga Sinapi, filozof i shquar grek që jetoi në shek. IV Para Krishtit

Nga Albert Vataj

KERKOJ NJERIUN!

Me mjekrën e bardhë si dëbora, me veshjen e thjeshtë, me gjuhën e bukur të popullit, me zërin e ëmbël si këngëtarë, me kokën lartë dhe gjithmonë qëmtues, Dirgjeni në mes të ditës me diell, plot dritë, me një fener në dorë shëtiste nëpër rrugët e Greqisë duke kërkuar njeriun.... Atë, njeriun e urtë dhe punëtor, atë që punon shumë dhe flet pak, atë që bën veprën dhe rri në fund të turmës, atë që nuk rreh gjoksin edhe kur ka bërë shumë, atë që nuk dinë të ofendojë dhe vrasë, atë që kërkon të vërtetën në botën e trazuar nga luftërat dhe etja për para… Diogjeni me fenerin e tij kërkonte njeriun e ndershëm. Mos vallë feneri i tij kishte më shumë ndriçim se vetë ndriçimi diellor në mesin e ditës të Greqisë plot dritë?!

PYETJA PER FILOZOFIN

* E pyetën Diogjenin se cila ishte koha më e mirë për të ngrënë.

- Në qoftë se je i varfër, ha kur të mundesh, - u përgjigj ai, - kurse po të jesh i pasur ha kur të duash.

NGJYRA E VIRTYTIT

* Diogjeni pa një të ri që u skuq nga turpi.

- Mos ki frikë djalosh, - i tha, - kjo është ngjyra e virtytit.

FILOZOFIA PER FILOZOFIN

Diogjenin e qortuan sepse duke qenë i paditur ngatërrohej me filozofi.

- Ngatërrohem pikërisht sepse dua të mësoj, - u përgjigj Diogjeni.

FILOZOFI SKLLAV

* Diogjenin e kapën piratët dhe si të gjithë skllevërit e tjerë e nxorën në treg për ta shitur.

- Çfarë di të bësh? - e pyetën.

Të komandoj njerëzit, - u përgjigj filozofi. Pastaj iu drejtua atij që i binte trumbetës, duke e urdhëruar se në vend të formulës së zakonshme. "Kush do të blejë një skllav? - të thoshte me zë të lartë:

- Kush do të blejë pronarin e tij?

I DENJE PER RESPEKT

* Diogjeni admironte shumë një harpist me duar tepër të shkathtë, por e urrente shumë për karakterin e tij të dobët. Kur e pyetën se pse ushqente gjithë atë admirim u përgjigj:

- Sepse, duke pasur në duar gjithë atë shkathtësi për të vepruar, është bërë harpist në vend të bëhej hajdut.

PYETJE PER FILOZOFIN

* E pyetën Diogjenin:

-Më thoni si mund të hakmerrem ndaj armiqtë të mi?

-Duke u bërë njeri më i virtytshëm se ata, - u përgjigj filozofi.

PROVA E DINJITETIT

* E gjetën njëherë Diogjenin me duar të shtrira përpara një statuje, sikur i kërkonte lëmoshë. E pyetën përse e bënte atë veprim.

- I kërkoj lëmoshë një objekti që nuk mund të më flasë, kështu do të mësohem të mos fyhem kur të më refuzojnë ata që flasin.

PEYTJE PER DIOGJENIN

* E pyetën Diogjenin se si duhej sjellë ndaj të fuqishmëve.

- Duke qëndruar si ndaj zjarrit, - u përgjigj Diogjeni, - jo shumë larg dhe jo shumë afër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora