Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Dita e emrit tënd

| E diele, 18.09.2022, 07:51 AM |


DITA E EMRIT TËND

Çamëri, të  dielen  e Zeusit  je lindur

nga fara e shenjtë  e shqipeve antike

asgjë nga ajo kohë  nuk kam harresë

je harta, je koha, pika  e  gjakut tonë.

Pyes, në cilën kohë  don të betohesh,

në atë të pellazgëve, ilirve, epirotëve

apo në thesaret e Zeusit dhe të Pirros.

Çamëri, mjaft  ke  heshtur  si  patate,

një shekull nën pranga e shtetrrethim

një shekull  dhimbjesh të pashkruara,

një shekull pa adresë  të paartikuluar.

Çamëri, Atdheu nuk harron të ta jep

dorën, ti s´je e vonuar për të bërë atë

që duhet bërë, nuk je e zënë në trafik,

merre kët zjarr çamërie e shpërndaje,

është  shpirti ynë, më e kulluara pikë

e gjakut tonë, më  e kulluara dashuri.

Në peshore  zjarri, masim  vetëveten

në peshore zjarri e masim dhe udhën

Çamëri, lavdi e kohërave të hershme

dil nga heshtja ku ke rënë, ipe ngritu

Atdheu nuk harron udhën  për tek ti!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2022