Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qëndresë Halili: Femra doni! Femra guxoni! Femra jetoni!

| E shtune, 17.09.2022, 07:55 PM |


Tetë vite ne USA! Thank you USA! Love you USA!

FEMRA DONI! FEMRA GUXONI! FEMRA JETONI!

Asgje ne Bote nuk asht ma e bukur se Liria, se Pavarsia jote! ????????

Nga Qëndresë Halili

Amerika, duke mos perfshire asnjehere ketu  atdhedashurine e Kosoves, qe nuk krahasohet me asgje e asnje vend tjeter, Amerika asht vendi ma i bekuar ne Bote! E them kete me gjithe dashurine e vertetesine e zemres sime, Sepse mua personalisht me ka japur krejt ato qe kam kerkuar deri me tash, gjersa vazhdimisht po punoj ne qellime e endrra te reja! Pothuajse jane bere tete vite qe Une vetem kam emigruar ketu, pa asnje familjar timin! Ka qene nje rrugetim jo edhe i lehte per mua, shume sfidues e me shume sakrifica, ama, mbi te gjitha i bukur! Me ka rritur e bere te madhe si femer, si artist e mbi te gjitha si Njeri! Asht vend qe Nuk duron ankime, Nuk duron renkime, Nuk duron dembelizem, Nuk duron shtirje! Asht nje vend qe te jep gjithcka nese ti I jep, por edhe te merr pothuajse gjithcka nese ti nuk i jep asgje! Asht jep e merr, njejte si vet Jeta! Sic e thash ma pare, kam emigruar vetem me Qendresen edhe gjashte Librat qe kisha publikuar qe para se te merrja rrugen e Lirise Amerikane, pa asnje familjar, por e mbushur me dashamire e suportuese kado!

Nuk kisha ardhur me Ameriken e shtruar qe te isha e gatshme per te ecur lirshem, kisha ardhur me vize e pa dokumente, krejtsisht e humbur! Tre vitet e para ishin ma te veshtirat, derisa ne Vitin 2018 fitova dokumentet Amerikane! Ishte nje gezim i pafund pasiqe mu atehere mund te lirohesha plotesisht e te filloja Jeten tamam ketu. Gjate ketij trevjetori, qe mua mu dukej se s’po bej asgje, fillova te punoj rreth publikimit te Ditari te Luftes se Kosoves se vitit 1999, ta perktheja ne gjuhen English! Biles, Kisha frike se isha vone! Une, bija e Kosoves si mund te mendoja se kisha kohe per te humbur, kur behej fjale per nje teme kaq te ndjeshme si Lufta, doja se s’ben ta perktheja e publikoja sa ma pare. Kushdo qe me pyeste, sahere pergjigjesha: “Ndoshta, mund edhe te jem ngutur, ama e di se paku qe Nuk jam vone!”, “S’’mund te jem vone Për Kosoven”! Ata qe me njohin, din se sahere kerkoj shtigje te reja, rruge te reja, qellime te reja, Nuk guxoj te mendoj te ndalem asnjehere. Kurre!

Menjehere, pasi u rehatova me dokumentet, isha e flaket te nisja shkollen ketu, megjithese mu dukej e pa’mundur. E pa’mundur Për arsye Sepse isha e vetme. Me duhet te isha vet Babe, vet Nane, vet moter, vet Vella, vet familje, vet e gjitha! Per dy vite rresht shkoja punoj mengjes e shkollen/klasat I kisha ne darke. Nuk shihja drite! Nuk e shihja jeten! Nuk e shihja Ameriken qe e doja e vlersoja kaq shume! Besomni, Nuk kisha kohe as per gjume! Edhe kjo kaloj, e perfundova shkollen me suksese! Biles, nje semester isha zgjedhur ma e mira ne department! Perkunder veshtiresive, Une ja dola! I realizova enderrat e mija te deritashme edhe pse kam ende kohe e rruge e endrra per te vazhduar e per te realizuar! Kete e shkrova me krejt sinqeritetin e zemres sime si femer emigrante qe ka pothujse tete vite qe jetoj e punoj ketu ne Amrike, mbi te gjitha jetoj lirshem, e pavarur e krenare Për cdo hap qe bej, Për cdo qellim qe nisi e cdo enderr qe kapi…

Uroj qe ky shkrim te jete nje inspirim per te gjitha femrat e reja, qe kane nje enderr, nje deshire, nje qellim per te realizuar, mbi te gjitha per te gjithe ato femra qe duan te nisin nje fillim te ri e mbare ne Amerike, normalisht jo te lehte, por ne fund te vlershem, inspirues, dashurues! Nje fillim me shume pune, mesime, sfida, sakrifica, qellime e arritje!

Nese ende je ne dyshim, te lutem mos, beje qe tani, qe sot, nise nje fillim te ri, nje te ardhme te re, sepse Ti e meriton, din edhe guxon t’ia dalesh!

Femra doni! Femra guxoni! Femra jetoni!

Asgje ne Bote Nuk asht ma e bukur se Liria, se Pavarsia jote! ????????

https://www.facebook.com/qendresa.halili.9