E premte, 19.04.2024, 05:22 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Greva e kthyer në kauzë politike!

E shtune, 17.09.2022, 07:03 PM


Greva e kthyer në kauzë politike!

Shkruan: Florim Zeqa

Të dashur lexues, javëve dhe ditëve të fundit jeni dëshmitarë të shpalosjes së iniciativës time të quajtur ADN apo Alternativa Demokratike për Ndryshim, si alternativa e vetme për të dalur nga çarku i mbyllur në të cilën e kanë futur Kosovën politikanët e papërgjegjshëm, përfshirë të gjithë ata që atdheun e tyre të lirë e trajtuan si plaçkë lufte, duke u kthyer së fundmi në rrënues të shtetit.

Denivelizimi i pagave apo diskriminimi i qytetarëve

Veprim tjetër i pa matur i qeverisë, është ai propozimit për nivelizim të pagav, i cili i favorizon pushtetarët dhe shtresat e larta, duke i diskriminuar pamëshirshëm mbrojtësit e rendit (policinë), sigurisë së qytetarëve (zjarrëfikësit), mbrojtësit e shëndetit të qytetarëve (mjekët dhe infermierët), shtresat e ulëta si dhe të gjithë të punësuarit në sektorin privat.

Në asnjë rrethanë, paga më e lartë në sektorin publik dhe privat nuk guxon ta kalojë dyfishin e pagës minimale, kurse në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, deputetët dhe ministrat e marrin gjashtëfishin e pagës minimale, e të mos flasim për pozitat e nivelit më të lartë në vend të cilët e kalojnë dhjetëfishin e pagës minimale!

Tendenca për blerjen e paqes sociale në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk e zbutë, e rritë varfërinë e qytetarëve, i mbytë para kohe pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Ata që e kanë përgatitur propozim-ligjin për nivelizim të pagave, mund të jenë gjithçka tjetër, por më së paku ekspert ekonomik dhe njerëz vlerësojnë barazinë qytetare në vendin e tyre!

Për të vlerësuar drejtë dhe përcaktuar qartë nivelizimin e pagave, “ekspertët” fillimisht do duhej të zgjidhnin problemin e shtresave më të rrezikuara, përkatësisht për të shkuar nga poshtë-lartë, në mënyrë që paga më e ulët në vend të bëhej kriter bazik në përcaktimin e pagave më të larta në vend.

Me propozim-ligjin e “ekspertëve” për nivelizim të pagave, më të privilegjuarit janë ata që më së paku punojnë për vendin, filluar nga qeveritarët, deputetët, prokurorët dhe gjyqtarët, kurse më të diskriminuarit mbeten ata që punojnë dhe rrezikojnë më së shumti siq janë pjestarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrëfikësit.

Pa dashur të ndalem në krahasimet për secilin nivel dhe as në shifra konkrete, po e ilustrojë vetëm një shëmnbull mes deputetëve dhe policëve.

E kam të vështirë ta krahasojë punën e një deputeti që s’bën asgjë për shtetin me punën e një polici apo zjarrëfikësi. Një deputet që s’bën asgjë përveq fjalëve fyese dhe ofendues në Kuvend, e merr pagën katër herë më të madhe sesa polici që është çdo ditë në përballje me probleme të natyrave të ndryshme apo të një zjarrëfikësi që futet në flakët e zjarrit për të shpëtuar jetën dhe pasurinë e qytetarëve të këtij vendi!

Politizimi i grevës i kthyer në kauzë për pushtet

Problemet e shkaktuara në sistemin arsimor dhe atë shëndetësorë, në sistemin energjetik dhe ekonomik të vendit nuk i përkasin kësaj qeverie por atyre paraprake.

Mirëpo, kjo situatë nuk e liron nga mëkatet qeverinë aktuale, e cila përveq retorikës, me asgjë dhe më asnjë rezultat nuk arriti t’i bind qytetarët për ndryshimin e paralajmëruar në qeverisjen e vendit.

Nuk arsyetohet me asgjë mungesa e reflektimit të ‘Qeverisë Kurti’, përkatësisht Ministrisë së Arsimit në ndërprerjen e grevës dhe hezitimin e Qeverisë për gjetjen e një kompromisi të arsyeshëm për kthimin e nxënësve në shkolla.

Vetëm tre orë të humbura në arsim janë shumë dhe vështirë të kompensueshme, e lërë më tre javë të humbura, të cilat, nëse i përkthejmë në orë mësimi na dalin të jenë qindramijëra orë në nivel vendi!

Nxënësit viktima të shantazhit politik

Loja e ujkut dhe qengjit mes deputetëve në Kuvend i ka thyer nxënësit në viktima të shantazhit politik! BSPK-ja dhe SBASHK-u në asnjë rretthanë nuk do duhej të futeshin si “sendviç” në mes pushtetit dhe opozitës, por do duhej të gjeni forma tjera më efikase për ta detyruar Qeverinë për rritje të pagave, siq janë protestat e punonjësve arsimor në dy turne, para dhe pas orarit të mësimeve para objektit të Qeverisë dhe Parlamentit, deri në radikalizim të protestës me pengim-hyrjen në objekte të qeveritarëve dhe parlamentarëve.

Opozita e pafuqishme dhe e ç’akorduar e Kosovës si aleatë të vetë po i përdorë sindikatat kundër pushtetit, gjegjësisht shërbyesit civil dhe mësuesit duke e paralizuar jetën e qytetarëve dhe bllokuar pengimin e vitit të Ri shkollor për nxënësit, në veçanti kjo situatë mbetët e dhimbshme për mijëra nxënës që për tre javë rresht e presin me padurim për të filluar ciklin mësimor në klasën e parë!

Ish pushtetarët, opozita e sotme, siq i përdornin mësuesit dhe shërbyesit civil për vota duke i blerë me nga një ushqim ditor, ata tani po i përdorin për greva dhe shantazh ndaj qeverisë.

Nuk udhëhiqet shteti me kryeneqësi

Në anën tjetër, çasja e gabuar qeverisëse dhe kryeneqësia e kryeministrit Kurti në raport me grevistët, ka quar në bllokim të situatës, ku përballë njëra-tjetrës i kemi të pozicionuara dy blloqe të fuqishme: Qeveria me pushtetin totalitar në njërën anë dhe SBASHK-u me opozitën e ç’akorduar në anën tjetër!

Deklaratat e pamatura të kryeministrit, ministrit të financave dhe minsitres së arsimit kanë ndikuar në rritjen e tensionit dhe mosbesimit të Këshillit Grevist ndaj Qeverisë. Kur ndodhë kështu, dialogu kthehet në monolog kur secila palë i thotë gjërat e veta duke i vën pikë pa qenë të gatshëm të lëvizin para në drejtim të gjetjes së zgjidhjes.

Nuk dëshiroj të ndalem në faktin se kush kë e ka shantazhuar, apo kush kë po e kërcënon, por e vërteta është se kemi të bëjmë me kërcënim dhe shantazh reciprok mes palëve në “konflikt”!

Si pasojë e heterogjenitetit të opozitës dhe SBASHK-ut, kemi ndarje të sistemit arsimor pro&contra grevës. Për më keq se kaq, si pasojë e bllokimit të shërbimit të qytetarëve, këta të fundit nga kryeqyteti dhe qytetet e tjera të Kosoëvs ju kanë drejtuar komunave serbe për nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme.

“Zori të çon në derë t’hasmit” (popullore)! Deri në këtë deregje i sollën qytetarët kjo klasë e papërgjegjshme politike pozitë dhe opozitë! Ata të cilët nuk e përfillin vullnetin e qytetarëve, janë të destinuar ta përjetojnë ndëshkimin e tyre!

Qytetar të dashur të vendit tim, rirreshtohuni dhe pozicionohuni në Alternativën Demokratike për Ndryshim (ADN) për të mirën e shtetit dhe qytetarëve. Nuk kemi rrugë tjetër për t’i dhënë dritë e shpirtë këtij vendi, për ta shpëtuar atë që ka mbetur për t’u shpëtuar nga ajo që rropën e ç’rropën të gjithë pushtetarët e pasluftës deri tek këta të fundit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora