E marte, 19.03.2024, 11:13 AM (GMT)

Kulturë

“Lidhje kulturore Rumani-Shqipëri: Ciprian Porumbescu dhe Voskopoja”

E premte, 16.09.2022, 06:45 PM


Instituti Kulturor Rumun, nëpërmjet Departamentit të Komuniteteve Historike pranë Drejtorisë së Përgjithshme Përfaqësime jashtë vendit dhe në komunitete historike, organizon në Tiranë (Shqipëri), më 21 shtator 2022, në amfiteatrin e Katedrales Ortodokse, veprimtarinë kulturore "Lidhje kulturore Rumani-Shqipëri: Ciprian Porumbescu dhe Voskopoja", e cila do të përfshijë:  

  • -mbajtjen e një recitali me kompozime nga Ciprian Porumbescu, George Enescu, Thoma Gaqi nga kuarteti i Dhomës Mbretërore [i përbërë nga Radu-Teodor Chi?u, Irina Nanushi, Iulia Goian? dhe Mircea-Alexandru Marian, shoqëruar në piano nga Verona Maier dhe me zë nga Ornela Liçi] dhe gjashtë këngë arumune të kompozitorit Ion Dumitrescu;  
  • -një leksion për Ciprian Porumbescu mbajtur nga prof. dr. Stanca Scholz-Cionca, pasardhës i familjes Porumbescu;  
  • -mbajtjen e një leksioni për Voskopojën dhe lidhjet kulturore midis Rumanisë dhe Shqipërisë nga dr. Ardian Muhaj; ekspozitën fotografike "Voskopoja - trashëgimi kulturore e rumunëve ballkanikë", realizuar në vitin 2020 nga Dr. Emil ?îrcomnicu dhe Dr. C?t?lin Alexa.

Veprimtaria i kushtohet si kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu, ashtu edhe qytetit të arumunëve, Voskopojës, qendrës më të rëndësishme kulturore dhe tregtare të arumunëve në Gadishullin Ballkanik në shekullin XVIII.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora