E marte, 19.03.2024, 08:20 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij

E premte, 16.09.2022, 06:29 PM


Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij

Nga Gjon Keka

Në kohët antike, ka patur tregime të ndryshme se si njerëzit, luftëtarët, mbretërit, princat etj. kanë qenë të lidhur më kafshët e tyre që ata i kishin në shërbim të tyre personal, për shembull me kuaj që kanë patur beteja në luftëra të ndryshme etj.

Shpesh disa nga ngjarjet që nga antikiteti e deri në mesjetë u atribuohen nga njerëzit për shkaqe të mbinatyrshme. Vdekja e luftëtarëve të dalluar në veçanti shoqërohet pothuajse gjithmonë me një dukuri të çuditshme. Kafshët që u shërbejnë zakonisht ngordhin, pasi shumë shpejt ata e përçmojnë ushqimin e tyre dhe dëshirojnë të kenë mall për zotërinë e tyre.

Sikur mësojmë nga bashkohësit e tij, kronistët etj, edhe kali i mbretit arbëror Gjergj Kastrioti nuk lejojë askënd tjetër t'i vendosej në shpinë, dhe nuk donte asnjë nga ushqimet që i ofroheshin. Kjo në fakt tregon për lidhshmërinë e tij me të zotin e tij, një lidhshmëri kjo e natyrshme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora