E shtune, 20.04.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Oriana Fallaci - Gruaja që guxoi, gazetarja që bëri epokë

E enjte, 15.09.2022, 07:43 PM


Sot 16 vite mungim i Oriana Fallacit, i një legjende, i gruas që guxoi, gazetares që bëri epokë

Nga Albert Vataj

Koha, por më shumë se koha, ajo e cila na përballi me zhbërjen e çdoditshme të misionarëve të fjalës së lirë, atyre që u bënë syri dhe zëri i të vërtetës, mitin Oriana Fallaci e shndërron në legjendë, e mbështjell me një tis idilik, e ngriti aq lart sa nuk mund ta mbërrijë vetëm lutja dhe shpreszhbërja.

Ajo iku, ndoshta për të marrë me vete gruan dhe gazetaren, zëshmërinë e kushtrimshme të atij shpirti që e lartësoi misionin e gazetarisë. Iku për ta lënë fjalën e lirë në duart e ndyta të matrapazëve dhe delenxhinjve. Iku, për të lënë një tashmëri që e ka vrarë fjalën, e ka tharë shpirtin e pasionit, e ka ngrysuar fatin e dritshëm të informimit, duke e mbuluar me hi prej gjithë vullkaneve të poshtërimit dhe denigrimit, që ngrysin në llavë e në zjarr, fatin e fjalës së lirë, dinjitetin e asaj për të cilën Oriana Fallaci dhe shumë të tjerë u përulen këtij altari.

Sot Oriana Fallaci, mbetet ikona e gazetarisë dhe Zhan D’Ark e ambicies dhe vetmohimit të gruas, në një rruzull dinjitetesh të nëpërkëmbura, anësishë dhe kufizimesh të mëdha që dikton predikimi i moralit të shekullit të XX e këndej, strukur pas hekurave të konservatorizmit.

“Një pikë bojë mjafton për të zgjuar mendime në miliona njerëz”. Kjo pikë boje e penën e Fallacit ka bërë që bota të ndalë frymën kur flet për këtë gazetare të madhe italiane, për penën e ndritshme të gazetarisë në shekullin e XX. Oriana Fallaci, gazetare dhe publiciste, kronikane dhe shkrimtare, e cila ka plazmuar në eterin e shekullit të shkuar e në të tashmin, jo vetëm emrin dhe imazhin e femrës ngadhënjimtare, por edhe gruas vetëmohuese për pasionin e saj të shenjtë, dëshmimin e lajmit, kushtrimin e zëshëm të lirisë së fjalës.

Çdo grua ambicioze do të dëshironte ta kishte si idhull, si pikë referimi, si cak ku do të synonte energjia dhe forca e saj për të pozicionuar veten në një vend të privilegjuar, por janë të pakta, janë fare pak prej tyre, që guxuan kaq shumë, që sakrifikuan sa ajo i blatoi, jo dhe aq emrit, se sa profesionit të gazetares. Ajo vrau gruan brenda vetes, privoi nënën në shpirtin e etur për dritë të shenjtëruar në prehër dhe prehje idilike amësie. La gjithçka, për të mos marrë asgjë, veç emrit, shembullit dhe kulmimit që vullneti i saj ngulmoi për të dhënë me mish e me shpirt asaj që ajo besoi.

Ajo nuk është më prej 16 viteve, sikurse mbetet e pashpresë që të ketë mbetur dikush që të jetë e gatshme të sakrifikonte sa ajo, t’i blatojë shenjtërisë së fjalës së lirë gjithçka që ajo pati të shtrenjtë. Ajo besoi në atë për të cilën dha deri në të mbramë të jetës. Nuk u shit as nuk u ble. Nuk munden ta përdorin as nuk denjoi të përfilltë t’i qasej cilido që do të guxonte të vinte dorë në altarin që e lartësoi atë deri në përjetësim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora