E premte, 29.03.2024, 11:37 AM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Si e vranë shkencëtaren Sabiha Kasimati

E enjte, 15.09.2022, 07:00 PM


SHKENCËTARJA E PARË GRUA, SABIHA KASIMATI

- Kartelë -

Në ditën e saj të lindjes kujtoj…

SI E VRANE?

…Dhe letra e diktatorit Enver Hoxha,

dërguar Stalinit, falja e tij kriminale…

Nga Visar Zhiti

Sot është datëlindja e gruas së bukur, shkencëtares së parë shqiptare, Zonjës Sabiha Kasimati. Lindi 110 vjet më parë…

Në librin tim studimor “Kartela të Realizmit të dënuar” është dhe kartela e saj tronditëse, një llahtar që vetëm në Shqipërinë me Enver Hoxhë mund të ndodhte.

Në përulje para emrit të saj, në vend të një luleje te statuja e saj e munguar, po sjell pjesën për të nga libri:

1.

TË VRARË NGA BOMBA

në Ambasadën Sovjetike:

dhe një poet dhe një shkencëtare.

…më 19 shkurt të vitit 1951, në orën 18.00, në hyrje të Ambasadës së Bashkimit Sovjetik në Tiranë plasi një si bombë artizanale, ca dinamit në një gazetë, që nuk vrau kurrkënd dhe nuk dëmtoi asgjë, mbase theu ndonjë xham dritareje, jo syzesh. ?Dhe me porosi të drejtpërdrejt të shokut Enver, që të arrestoheshin armiq sa më shumë, 100, 150, nga të gjitha trevat e vendit, dhe të ardhur nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, se pa Bashkimin Sovjetik nuk kishte jetë... dhe u përzgjodhën mizorisht 22 intelektualë.

Midis të arrestuarve ishte dhe një poet, Manush Peshkëpia... ishte dhe një grua shkencëtare, Sabiha Kasimati.

Pa gjyq, madje pa asnjë proces-verbal, u pushkatuan.

2.

Kartela

Sabiha Kasimati??????????

(1912 – 1951)

E para vajzë që kreu liceun në Korçë, shoqe klase me diktatorin e ardhshëm, e para që u laurua për shkencat e Natyrës jashtë shtetit në Itali, në Torino, shkëlqyer, donin ta mbanin atje si ihtologe, por u kthye në atdhe, siç e kishte edukuar familja e saj libohovite, babai i saj, mjek i njohur.???Është gruaja e parë që punonte si shkencëtare në Institutin e Shkencave të natyrés në Tiranë. ??????????Ajo habitej dhe e shprehte në mjediset intelektuale se si mund ta drejtonte këtë vënd një mediokër pa ndonjë aftësi të veçantë, përveç donzhuanizmit të tij...  ??????????Akuzës për terrorizëm zonja Sabiha Kasimati do t’i përgjigjej: “Unë nuk kam qenë kurrë e mendimit që me akt revolucionar të arrihej në socializëm. Unë vetë nuk kam kryer ndonjë atentat dhe as që kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje, ku është marrë vendim për akt terrorist. Unë jam evolucioniste...”?Vepra e saj do të vidhej dhe do të botohej me emra të tjerë, madje dhe rusë.

26 shkurt 1951... mesnatë... në natën diktatoriale... në kryeqytetin më të mjerë të Ballkanit... andej nga Ura e Beshirit... i çuan të lidhur dorëpërdore me tela me gjëmba. 22 veta. Buzë një grope të madhe. Por, sa makabre, kishin sjellë dhe një kufomë aty, atë të Januz Kacelit, që e vranë në tortura. Nuk duhej t’i shpëtonte pushkatimit ai, as i vdekur... ??????Dhe mes tyre ajo, gruaja, më këmbë, e zbardhur, frikshmérisht e bukur. (…39 vjeçe…)Skuadra e pushkatimit i zbrazi breshëritë e armëve mbi ata, burrat... mbeti në këmbë veç gruaja... u dolën para plumbave burrat, e rrethuan ata për ta mbrojtur, kështu thanë, por dhe sikur ata të skuadrës së pushkatimit nuk donin të qëllonin mbi trupin e gruas, jo se ishin marrë vesh... por secili më vete ashtu vendosi... mbase diçka nga kanuni a mëshira... ndërsa burrat binin, ajo... tmerri ishte shumë herë më i madh. Sikur ulërinte terri. Tërmet në qiellin e zi, që binte si popla dheu. Kishte ardhur fundi. ????Gruaja ende më këmbë, lemerisje e shtangur. Prokurori afrohet dhe qëllon mbi trupin e saj... ?????????I mbuluan shpejt e shpejt në gropën e përbashkët përsipër hodhën shkurre. ????????????Dhe ndodhi, kur se ç’po bënin andej, shpyllëzime, një traktor që po punonte, befas nxjerr një kufomë gruaje, po e zvarriste... traktoristit i bie të fikët...

3.

Diktatori Enver Hoxha

kërkon falje në Qendër...

Po kujt, atyre që vranë me urdhërin e tij nga shkaku i asaj bombe, që hodhën në Legatën sovjetike e nuk dëmtoi kurrkënd apo u kërkoi falje nënave të atyre që i vrau, bijve të tyre, motrave, vëllezërve? Jo! E pabuesueshme! E tmerrshme! I kërkon falje kryevrasësit botëror Stalinit dhe i betohet se do të ndjekë rrugën e tij... Do të mjaftonte vetëm kjo letër, e shkruar dy ditë mbas plasjes së bombës, kur në të vërtetë bomba që vret është kjo letër, që Enveri të dënohej, edhe pse bëmat e tij të gjitha janë krime dhe “vepra” e tij e botuar në fund të fundit është një çmenduri vrastare. ????Megjithatë Enver Hoxha është i dënuar me shekuj.

Shokut Josif Visarionoviç Stalin????

Kremlin, Moskë.

Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë... duke hedhur dinamit në oborr... na ka goditur mu në zemër të Partisë dhe të popullit tonë... na ka prekur jashtëzakonisht, sepse ai u drejtua ndaj çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit tonë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne e që pa atë nuk kishte dhe nuk mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë tonë. [...] Ne, shoku Stalin, ky akt i poshtër i armikut na ka egërsuar pa masë dhe na ka bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën tonë ndaj imperialistëve gjakatarë, luftënxitës amerikano-anglezë, ndaj tradhtarëve fashistë të Beogradit, të Athinës dhe të Romës, dhe reaksionit të brendshëm, vegël e tyre. Shoku Stalin, Partia jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik. [...]

Shoku Stalin, ...ju kërkojmë ndjesë Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi do t'ia lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne. ?    Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjtë yni, pranoni të falat tona revolucionare.

Në emër të pleniumit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë Sekretari i Përgjithshëm ???Enver Hoxha

(Letra e plotë gjendet dhe në botime të tjera, sipas Arkivit të Shtetit.)

* * *

E rëndë dhe dëshpëruese pafund..

Një tmerr dhe turp shtetëror i pashlyer, një ndërgjegje e gjymtuar e një populli, kujtesë kolektive e traumatizuar… me klithma të mbytura…

Skenar i përgjakur. Sot më vjen të thërras, ku janë skenaristët, regjisorët, ato aktoret e shquara e aktorët e filmave dhe avokatët e Realizmit Socialist, ngrihuni, koha ju kërkon rol tjetër, jo në mbrojtje të krimit në art, por të artit që godet dhe krimin. Me vrasësit apo me të vrarët?

Një poet i madh europian thotë: ne jemi ajo që kujtojmë…



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora