E enjte, 28.03.2024, 09:51 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Politika kreative dhe pesha e qeverisjes

E hene, 12.09.2022, 06:20 PM


Politika kreative dhe pesha e qeverisjes

Nga Nue Oroshi

Në politikë përveç që duhet të kesh dije dhe durim duhet të kesh edhe zhdervjelltësi më i parashiku paknaqësitë politike të qytetarve në momentet e periudhës kohore të qeverisjes.Shpeshherë të qenurit në opozitë të sjellë një lluksë politike që të besh politikë kreative. E ke luksinë politik se nuk e ke përgjegjesinë direkte që ti sigurosh mbijetesën e qytetarit.Përveç kuptohet si pjesë e legjislativit që duhet të kujdesesh për ligje sa më të mira të shtetit.Ky kreativitet politik shpeshherë e ka ngritë opozitën për faktin se ka folur dhe premtuar shumë dhe e ka pas shumë lehtë të arsyetohet kur ka mbetur në opozitë.Nuk e kemi peshën apo barrën e qeverisjes.Kurse në momentin që partitë vijnë në qeverisje ato do të shikohen si përgjegjëse ashtu edhe qysh janë për shumë mangësi që ka qytetari.Në këtë aspekt në Kosovë është duke u bërë një betejë politike në mes të Qeverisë dhe sindikatave të Arsimit të Republikës së Kosovës.Këto dy taborre të kundërta por që kanë një qëllim të përbashkët ngritjen e mirëqenies financiare të qytetarit të Kosovës janë betonuar të dy palët nga inati i shqiptarit dhe i rrahagjoksis se unë jam unë e kush jam unë.Ky betonim i panevojshëm po e dëmton nxënësin e Kosovës që të shkoj në shkollë dhe të filloj marrjen e dijës nëpër shkolla.Shtrohet pyetja pse nuk ulën SBASHK dhe Qeveria e Kosovës jashtë syrit të qytetarit dhe ti formojnë grupët punuese për arritjen e një marrëveshje të shpejt.Kjo marrëveshje do të bëhet vetëm nëse të dy palët lëshojnë pe. Qeveria e Kosovës nuk duhët të jetë këmbëngulëse për faktin se ato mjete që kërkon SBASHK do të shkojnë tek familjet e Kosovës dhe sado kudo do të ndikojnë në zbutjen e mirëqenies financiare.Kurse në anën tjetër edhe kreu i sindikatës duhet të jetë apolitik dhe mos të mbaj asnjë krahë politikë por ti përfaqësoj interesat e mësimdhënësve në këto momente. Dhe tek e fundit partia në pushtet Vetvendosja është parti e majt politike që këto lloj partish në Evropë shquhën për angazhimin e tyre në çështjet sociale të banimit dhe shëndetësisë për faktin se zakonisht në periudhat kohore kur qeverisin partitë e majta në Evropë ato nuk dinë që ta bëjnë zhvillimin e shtetit përveç që të mbajnë barrën e kujdesit të çështjeve sociale duke mos lëvizur fare nga arritjet që i kanë bërë partitë e qendrave të djathta politike që kanë qenë para tyre në pushtet.Shëmbull konkret është Gjermania që ende pa ardhur në gjysmën e mandatit dy partitë e majta që qeverisin në Gjermani të shoqëruar nga FDP, qytetarët gjerman e kanë një zhgënjim të madh me këtë qeverisje dhe mezi janë duke pritur që të kthehët CDU në qeverisje.Kurse në Kosovë përveç Vetvendosjes në pushtet është edhe një pjesë e LDK-së së ndarë që janë grumbulluar në Listën Guxo. Kjo parti që u themelua para disa ditësh hapin e parë që është dashtë ta marrin është dashur ta bëjnë ndrrimin e emrit të partisë dhe ta caktojnë drejtimin politik se a janë parti e spektirt të djathtë,të qendrës apo parti e spektrit të majt. Në bazë të zgjedhjës se dy kryetarve tregon fakti se kjo parti orientimin politik e ka më tepër nga e majta për faktin se tek Partitë e qendrës se djathtë nuk i kemi dy kryetar. Dy kryetar janë më së shumti tek Partitë e Gjelbërta të Evropës dhe do të ishte më mirë që kjo Listë te emrohët me emrin Partia Ekologjike e Kosovës, apo Partia e Gjelbërt e Kosovës.Sido që të jetë politika kreative apo të qenurit në opozitë ta jep lluksin e kritikës pa pasur përgjegjesi ekzekutive të veprimit, përveç asaj legjislative.Të kritikosh është e lehtë por të Qeverisësh nuk është e lehtë për faktin se nuk ke mundësi ta shtosh buxhetin me automatizëm, e sidomos gjithmonë vështirësi në Qeverisje jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetët e perëndimit kanë partitë e majta. Kanë probleme me qeverisje për faktin se nuk dijnë ti bëjnë politikat zhvillimore dhe parashikimet e investimeve për rritjen e kapitalit që do të sjellte edhe rritjën e buxhetit të shtetit.Sido që të jetë tash për më shumë se dy dekada qytetari i Kosovës i ka provuar të qeverisin të gjitha partitë politike aktuale.Shtrohet pyetja a do të kemi në të ardhmën një parti politike që do të din ti zhvilloj politikat zhvillimore të Republikës së Kosovës?Duke njohur mentalitetin politik të këtyre partive që kemi në Kosovë, e them me plot kuptimin e fjalës jo.E them jo se ende partitë tona politike nuk janë demokratizuar mbrenda për mbrenda vetvetës.Demokratizimi i mbrendshëm mund të sjellë edhe mundësinë e krijimit të një programi Qeverisës me ndihmën e eksperteve të fushave të ndryshme.E kjo fatkeqësisht mungon tek partitë tona politike në Kosovë.Deri sa nuk do ta kemi një parti në Qeverisje që do të mendon për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarve do të jetë shumë e vështirë të ecet përpara.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora