E marte, 19.03.2024, 10:14 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin

E diele, 11.09.2022, 06:57 PM


Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin, e falënderova qiellin që jam arbëror i gjakut të tij

Nga Gjon Keka

Si duket ne ende edhe sot, nuk kemi arritë me kuptu rëndësinë e madhe të bashkimit të principatave arbërore, respektivisht të kryefisnorëve e fisnorëve nga kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti në Kuvendin e Lezhës të 2.Marsit të vitit 1444.

Ky ishte shembulli i parë në atë kohë se si duhej të bashkoheshin popujt e Europës,kur dihet se shumë popuj të Europës ishin në luftra të brendshme dhe të ndarë në egoizmin e tyre ,gjë që edhe kjo ndarje e tyre dhe mosbashkimi në luftën kundër pushtuesit otoman, e bëri armikun të përparonte drejtë popujve të Europës.

Gjeniu arbëror me shembullin e tij të bashkimit në Kuvendin e Lezhës i tregoj popujve të Europës së kjo është e vemtja rrugë e cila i sjellë Europës fitoren kundër armikut otoman dhe e vetmja rrugë që i nderon të gjithë si princat, mbretërit dhe vetë popujt europian.

Ai kudo si në letërkëmbime, si në tryeza, si në fjalime publike ku mbante kudo ku udhëtonte jashtë vendit të tij ,i jepte Europës idenë e bashkimit,të udhës së dritës, të fitores dhe të mirës së përbashkët të popujve të asaj kohe ,të cilët ishin tanimë të rrezikuar nga armiku që i zgjeronte territoret e pushtuar në mënyrë të pamëshirshme dhe pa kursyer asgjë.

Vetëm pas vdekjes së kryezotit,gjeniut,vizionarit e ideatorit të bashkimit Gjergj Kastriotit, popujt dhe princat e mbretërit europian e kuptuan rëndësinë e bashkimit, dhe mbrojtjes së qenjes identitare dhe civilizimit të përbashkët.

Prandaj edhe një nga historianët dhe autorët gjerman shkruar në një kronik të vitit 1688 nxorri këto fjalë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit:

Ndërsa mendoj, në këtë çorganizim të madh të krishterëve(shënim im- Europës), dhe gjithnjë e më shumë mbi Gjermaninë që e kanë gllabëruar flakët e luftës së brëndshme, dëgjoj Skënderbeun trim të thërrasë nga varri:

„Dëgjoni o princa të krishterë gjerman,

jini të etur për virtyte!

Nëse doni të jeni zotërues të fuqishëm,

bëni vepra heroike.

Pse po e luftoni veten(njëri-tjetrin);

Nuk sjellin lavdi fitore të tilla,

Por, më mirë të luftoni kundër armikut...“

Kjo thirrje me gojën e Gjergj Kastriotit edhe pas vdekjes së tij ,nga autori për popullin e vetë gjerman i cili ishte në krizë,në ndarjeve dhe egoizma e pasione të brendshme në atë kohë, tregon se sa figur diellore ,vizionare, heroike,përbashkuese dhe gjeniale ishte kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti.

Kur unë shkojë në biblioteka dhe arkiva dhe shohë se si historia e jetës dhe veprave të arbërorit tonë të madh ka pushtuar arkivat ,bibliotekat dhe kudo i vlerësuar dhe si figurë që merret shembull mbikohor ,atëherë i them vetes sa i bekuar që jam nga gjaku i Gjergj Kastriotit, sa me vlerë është kombi im po t'ia dinte rëndësinë dhe vlerën qa ka patur dhe që ka edhe sot ky burrështeti,ky gjeni ,e gjeneral i të gjitha kohërave, ky vizionar,ky ideator i bashkimit dhe i të mirës së përbashkët të Arbërisë dhe Europës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora