E marte, 23.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Mësuesi

E shtune, 10.09.2022, 06:30 PM


MËSUESI

Nga Feti Tunuzliu

Sapo hyra brenda të blej ndonjë roman i përshëndeta të pranishmit me: “Mirëdita”, n’dyqan, mirëseardhje më uroi menjëherë shitësi dhe i moshuari që aty rastisi.

Strukur në karrigë me kapel në kokë, mbështetur për bastuni me dy duar fortë, pos nga fytyra - tashmë e rudhur dhe trupi i lodhët, e njoha menjëherë mësuesin Istref dhe nga zëri i ngrohtë.

Ndërsa heshturazi më vështronte me kureshtje, m’doli para syve figura e tij nga shkolla fillore, ku veç mbledhje, zbritje, shumëzim e pjestim, na mësonte me zell edhe ushtrime fizike, kulturë e edukim.

Për habinë time, mësuesi më njohu nga mbiemri vrik, ndërsa një karrigë ma ofroi pronari simpatik: “Uluni, bashkëbisedoni - ish-mësuesi dhe nxënësi”, ai tha dhe vazhdoi: “e unë do dëgjoj me kënaqësi të gjitha”.

Mësuesi rikujtoi me mallëngjim ngritjen arsimore të tij, historikun e mësuesisë me shkollarë të rinj, mësim-edukimin e brezave ndër vite e dekada, n’shkolla katër e tetëvjeçare, nëpër qytete e fshatra.

Ulur ballëpërballë njëri-tjetrit pas pesëdhjetë viteve, shumë pyetje mi bëri mësuesi im referuar kujtimeve, me përgjigjet e dhëna jetën time e shpalosa, por s’e dij me çfarë note nga ai u “vlerësova” !?

Përtej dy orëve të këtij bashkëbisedimi për mësuesin e dashur doli një obligim imi: t’ia siguroj foton me mësimdhënës në shkollë, që armiku ia kishte djegur gjatë luftës n’Kosovë.

Ky takim i rastësishëm me mësuesin e dashur, ndonëse rodhi vetëtimthi - por qe i mirëseardhur, pasi qafë për qafe u përshëndetëm – tani dy pensionerë, mësuesi ngeli në dyqan - unë dola me librin e blerë.

Posa u gjenda në rrugë fare, i pushtuar thellësisht nga ndjenjat emocionale, m’u kujtua fjala e urtë që s’harrohet: “Mali me mal s’takohet, njeriu me njeriun takohet” !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora