E premte, 02.12.2022, 04:45 PM (GMT)

Kulturë

Fatmire Duraku: Një përjetim poetik i rrallë për Isa Boletinin

E shtune, 10.09.2022, 05:57 PM


Një përjetim poetik i rrallë për Isa Boletinin

Nga Fatmire Duraku

Çerkin Ibishi është i njohur për lexuesit tanë. Ai me vjet raportoi për gazetën Rilindja, për ngjarjet e ndryshme që ngjanin në rejonin e Mitrovicës. Në të njëjtën kohë herë pas here shkroi dhe poezi, për fëmijë dhe për të rritur. Tashmë ai doli para lexuesve me librin Monolog me Isa Boletinin. Libri, përveç shkrimit për heroin tonë kombëtar, sjell edhe shkrime për rrënjët Ilire, Mister në Tomor dhe Tepelenë, Gjyteti etj. Libri ndahet në ciklet Ilirike, Etnike, Humbja dhe miti, Lirike, Drita dhe dashuria për ta përfunduar librin me poezinë Poemë.

Çerkin Ibishi në vëllimin “Monolog me Isa Boletinin” ka një stil të veçantë poetik, që përkon lirshëm me realitetin, me frymën lirike të shprehjes, nis nëpër kohë e rrethana historike të hershme deri te fryma e motivit të ligjërimit lirik për jetën dhe të bëmat e përditshmërisë.

Libri nis me poezinë “Rrënjë Ilire” që jap të kuptojmë se lidhet me truallin e etnisë në kohë të hershme. Aty shpreh realitetin e historisë Iliriane që zhvillohet me frymën e Trojës dhe qytetërimin në Evropë.

Në fakt, këtu trajton edhe motivin e mistereve në trojet shqiptare. Ecjen nëpër etni e fillon me figurën e Isa Boletinit, heroit kombëtar, strategut legjendar, luftëtarit të paepur që tërë jetën ia kushtoi atdheut me idealin e përhershëm për çlirimin nga pushtuesi. Me këtë rast zhvillon një monolog me Isa Boletinin, tashmë i skalitur në bronz, ëndërron në sheshin e Lirisë me shikim nga veriu që përherë kalonte 87 trimëri, dhe tash vigjilon Koritën e Gurit majë majës së Sokolit dhe sikur dëgjon tronditjen e kullës dhe fërshëllimën e gjyleve të topave ndërsa me shikimin andej kah ura shpreh guximin luftarak me kalorësit e Lirisë.

Temat dhe motivet kapin edhe mitet e krijuara në truallin e Kosovës, të Dardanisë së hershme, gjendjen e tanishme të këto troje dhe motivin social. Përkushtim të veçantë u bënë luftëtarëve të Lirisë dhe trimërisë që treguan prijësit legjendar deri në vetëflijim (familja Jashari me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin). Disa nga poezitë të shkruara në vitet e rinisë, por edhe përkujtimet nostalgjike për vendlindjen . Në këtë kontekst edhe një rrëfim legjende pasuron modusin e rrëfimit në vargje. Nostalgjinë që shpreh ndaj trimave e portretizon si një mishërim në pozicionin e punëtorit në barkushet e nëntokës që sakrifikon për veten dhe familjen. Vëllimi është një ligjërim poetik me vargun sa i lirë aq edhe i rimuar dhe melodik.

Libri i përkushtohet Babait Rrahim Nimon Ibishi, minator i devotshëm dhe nënës Arife Doroci - Ibishi, bujare e trimëreshë, - me dashuri të përjetshme.

Botimi i ka 94 faqe dhe është Botuar nga Shtëpia Botuese FAD, Prishtinë, 2022.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora