Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikoleta Kovaçi: Sulmi i armikut te dukshem

| E shtune, 10.09.2022, 06:58 PM |


Sulmi i armikut te dukshem…

Nga Nikoleta Kovaçi

Dje ra sistemi TIMS! Fatkeqesia na u shit fillimisht si difekt i sistemit me Greqine! Ne pritje te kalimit te shqiptareve qe udhetojne me autobus drejt vendbanimit te tyne, Greqise, fatkqesia u shpernda edhe ne pikat e tjera kufitare! Ne Rinas ka dite! Askush s’ka fol! Shqiptaret qe marrin udhet e botes nga pikat kufitare nuk lejojne veten te mendojne mbi vonesa, mashtrime, vjedhje etj qe iu ndodhin neper pikat tona kufitare: ata kane prioritet te vetem ikjen, largimin! Pajtohen paqtueshem me faktin: s’kane kah shkojne pa na kalue! E kshtu historia e TIMS-it ne fakt ka dite qe ka ndodh!

Por Rama, SHISH dhe ndonje qyqe tjeter drejtorie sigurie qe mund te kena na, mendojne vetem si me ngrit nji zhurme me sfumue xhamen e madhe qe ndodh ktu prej kohesh!  Kur iranianet e Manzes nxoren komunikaten per media se na nuk mund ta bajme samitin se jena te kercenuem nga akte terroriste dhe qeveria nuk na garanton-askujt nuk i bani pershtypje! Te gjithe e anashkaluem rrezikun qe na kanosej ne zemer te vendit! U soll historia e non grada-ve dhe populli mori dozen qe i duhej! Sigurisht na jena thjesht miza para fuqise djallezore kibernetike te Iranit, por ata kane dhane sinjale ne tane boten, si ne Gjermani, Amerike, vendet Skadinave, Holande etjjjj! Sigurisht qe na kena dy ‘arme’ te vetme te cilat i aktivizojme me lutje sa here jena ngushte: Zotin e Ameriken! Here te tjera na jena thjesht qenie qe frymojme rastesiht!

Irani ka qasje te ligjshme sunduese ne vendet arabe dhe muslimane! Por me mbeshtetjen e fuqishme te Kines dhe Rusise! Dhe kur e mendon holle holle se si kena shpetue na prej tyne ne tane kto vite qe ata gjenden kembekryq ktu, ne nje vend pa shtet e institucione, me mafie ne pushtet dhe pushtet mafioz qe qellon  njerez rrugeve, kupton se ata kane pas e kane qellime serioze ne vendin tone! E fale ktyne qellimeve na kena shpetue pa na ndodh ndonje hata qe na dha sinjal ne 2018…

Sigurisht qe ata sod jane superfuqi kibernetike ne bote! Ne na kane vec nje klikim ne ambicien e tyne kercenuese dhe sunduese! Si me thane; na kane nji hedhje guri dhe asgja ma shume!

Po na ku jena?!

Mire qe na s’mundena me kercenue kand, smundena me vu rregull e ligj, na smundena me u clirue prej kamikazve tane pushtetare qe na kane marre peng, por na i kena perzane edhe ata pak djem e vajza qe mund te ishin te pakten rrufepritesit e pare! Ata punojne ne sistemet e vendeve te tjera se ktu duhej me kalue kah dyert e partive poltike me qendrue ne punen qe dine me ba e ne sherbim te sigurise tone te rrafshueme me dashje nga politikaj te paafte, dashakeqe e hajdute!

Irani asht ne gjendje me testue tane fuqine mbrojtese kinernetike te vendve qe kane mundesi t’i pergjigjen dhamb per dhamb, jo ma ne qe na ka testue deri edhe me çka hame buke e mushim stomakun e mjere me mujt me vazhdue nan sundimin e ‘iranianve’ tane!