E shtune, 20.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Mendime

Zef Bushati: Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve

E enjte, 25.12.2008, 07:00 PM


Zef Bushati
Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve

Nga Zef Bushati, Sekretar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Dje Kuvendi i Republikes se Shqiperise miratoi nje ligj i cili ne thelbin e tij permban nje nga misionet me te rendesishme te demokristianeve, i gdhendur fuqishem ne programin e kesaj partie. Pjesa me kryesore e idealeve demokristiane eshte lufta politike pa kompromis kunder ish-sistemit komunist 50-vjeçar por edhe lufte politike kunder çdo pikëpamjeje dhe ideologjie komuniste te mbartur nga nje parti qe pretendon se eshte socialiste. Per rreth 17 vite demokristianet kane kerkuar vazhdimisht qe te hapen dosjet e ish sigurimit te shtetit si pjesa me e rendesishme e nomeklatures komuniste,e njekohesisht te denoheshin nepermjet nje ligji te gjithe ata zyrtare te larte komuniste qe per 50 vite ushtruan genocid mbi popullin shqiptar.
Pjesa me e persekutuar e popullit nga sistemi komunist kane qene pikerisht demokristianet, te cileve komunistet i pushkatuan qe ne vitin 1945 kryetarin e pare te partise Gjon Shllakun. Ne luftuam per te arritur deri tek Ligji te cilin dje e miratuan me shumicen e votave shumica e djathte e deputeteve te Kuvendit, ate Ligj i cili ben fjale per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit, ligjin per “Pastertine e Figurave te ish Zyrtareve te Larte”. Natyrisht qe kete ligj nuk mund ta votonin te majtet komuniste te cilet ne menyre te natyrshme braktisen sallen e kuvendit dhe nuk moren pjese ne votim, duke demonstruar edhe nje here qartazi qe socialistet e sotem nuk jane asgje tjeter vecse komunistet e djeshem. E kush nuk donte ta kuptonte kete gje kishte pse te kerkonte nje konsensus sa me te gjere per “shpetuar” social-komunistet nga te lidhurit ngushte me ish-sistemin komunist, kush nuk e kuptonte apo nuk e besonte deri dje tani duhet te reflektoje e te pranoje realitetin e qarte qe tregon edhe njehere e si perhere se socialistet e social demokratet e sotem jane komunistet e djeshëm.
     Te shkretet nuk arrijne te besojne se ideologjia komuniste deshtoi dhe do te deshtoje sepse ajo u provua si ideologji e forces, e dhunes, e diktatures me te eger ne europe, ideologji pa ideale te verteta por vetem nje sistem i cila mbarti nga koha ne te cilin sundoi krime te egra e gjakatare.
Te vjen turp kur sheh se si deputete te cilet pretendojne se jane demokristiane nuk votojne per nje ligj qe eshte thelbi i idealit demokristian.
Ne demokristianet vertete frymezohemi nga trashegimia shumevjeçare e mendimit humanist, nga pervoja historike europiane e ne veçanti nga Doktrina Kristiane e cila me shume se çdo filozofi tjeter diti t'i rezistoje ndryshimeve sociale,ekonomike e politike duke fituar nje adoptim te admirueshem progresiv dhe gjithmone duke dhene zgjidhje e rezultate pozitive, por per hater te ketyre idealeve  nuk na lejohet kurresesi qe te bashkohemi me social komunistet. Deputetet te cilet pretendojne se jane demokristiane duhet te ishin me aktivet dhe duhet te paret te kishin votuar per nje ligj i cili denon periudhen e sistemit komunist.
         Por ne ecim perseri me bindjen se PDK dhe ato qe besojne ne keto vlera do ta pasurojne akoma me shume te ardhmen e popullit tone sepse keto vlera jane te lidhura fort gjate historise ne ndergjegjen e shqiptareve dhe te popujve europiane. Sfida drejt te ardhmes qe kemi perpara do te percillet nga ne, nepermjet problemeve aktuale dhe zgjidhjeve reale qe ne afrojme dhe gjithmone ne aleance me partite e qendres se djathte e te djathta si dhe me partine demokratike aleaten e natyreshme te demokristianeve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora