E enjte, 25.04.2024, 12:52 AM (GMT+1)

Mendime

Mumin Ibishi: Organizata e Veteranëve të Luftës, shqetësim mbi gjëndjen në Kosovën Lindore

E enjte, 25.12.2008, 07:55 PM


ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË
UÇPMB-së
ZONA OPERATIVE E ÇARRIT
BRIGADA 114

Nga Mumin Ibishi, Veteran i Luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës, me vëmendje është duke i përcjellë zhvillimet e fundit në Kosovën Lindore. Zhvillimet politike në Kosovën Lindore vazhdojnë të dëshmojnë se kërkesat e shqiptarëve nuk po përfillen realisht, kërkesa legjitime të shprehura me Referendumin e 92-ës. Emërues i përbashkët i të gjitha këtyre kërkesave është vullneti i popullit shqiptarë të këtyre trojeve për vetëvendosje dhe ribashkimin me Kosovën.
Organizata e Veteranëve të Luftës , rëndë e gjykon këtë heshtje të qëllimshme, dhe dënon ç’do përpjekje të kujtdo qoftë që të manipuloj me vullnetin e popullit shqiptarë. Si ka mundësi të heshtet para grumbullimit të vazhdueshëm të të gjitha formacioneve të dhunshme ushtarako-policore të Serbisë në vendin tonë që rëndë e rrezikojnë sigurinë e popullit të pambrojtur dhe situatën politike tek ne në Kosovë.
- Pse u harruan detyrimet e marra për implementimin e Marrëveshjes së Konçulit nga faktori ndërkombëtarë, subjektet politike vendore, dhe qeveria serbe si palë e barabartë në këtë marrëveshje.
- Pse nuk kemi një reagim të fortë për bojkotimin e institucioneve serbe dhe zgjedhjeve presidenciale ku garojnë disa nga ata që biologjikisht dëshironin ta zhduknin popullin shqiptarë nga trojet e tyre shekullore.
- Është e papranueshme të arsyetohet veprimtaria e një APARTHEJDI të ri ushtarako-policore serbe, duke u krenuar se kinse janë duke punuar për mirëqenie më të mirë në Kosovën Lindore.
Organizata e Veteranëve të Luftës, APELON te i gjithë spektri politik shqiptarë dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që në këto momente historike kur po flitet për ndryshim kufijsh, kur serbët në Mitrovicë po kërcënojnë për ndarje të dhunshme e të njëanshme të Kosovës, ne nuk mundemi dhe nuk duhet të heshtim, por ta ngrehim zërin dhe të realizojmë aspiratat tona kombëtare.
Për neve janë të pa pranueshme veprimet me kritere të dyfishta, që popullatës serbe në Kosovë t’i sigurohen përfitime politike, ndërsa e njëjta gjë t’i mohohet shqiptarëve të Kosovës Lindore,Toplicës e Sanxhakut.
Organizata e Veteranëve të Luftës, fton të gjithë për unifikimin e të gjitha forcave duke lënë anash interesat individuale, duke ndërprerë mosmarrëveshjet klanore, dhe duke vendosur interesin kombëtarë mbi të gjitha, në shërbim të realizimit të idealit dhe amanetit të Dëshmorëve të Kombit dhe bashkëluftëtarëve të tyre.
Gjithashtu ftojmë bashkatdhetarët tanë në trojet e tjera Shqiptare për të mbështetur këtë Protestë gjithëpopullore me pjesëmarrje dhe me ndihmën morale qe do te japin.
Deri kur do të presë populli, në pamundësi, që të zgjatemi, po do të përpiqem t’i bie shkurt. Kjo pyetje, se deri kur do të presë populli, që të realizohen kërkesa tona, është çështje e objektivitetit. Populli në radhë të parë nuk është duke pritur fare, për arsye se , nuk do të mund ta mohojmë, që populli, me aksione të ndryshme, me parulla, me sabotimin e diferencave politike, me injorimin e tyre në çdo mënyrë, është duke i marrë të gjitha masat që të mos pajtohet me situatën të cilën ia imponon qeveria e Beogradit. Prandaj populli nuk është duke pritur, populli ka bërë një hap të drejtë, një hap të ligjshëm, ka bërë një hap, i cili tash i lejon atij që të kthehet edhe të presë përgjigjen përfundimtare të qeverisë shoviniste të Beogradit.
Populli pa dyshim është ai, që e di më së miri deri kur duhet të presë.
Populli është i pagabueshëm!!!
Unë, ti, ai tjetri mund të gabojmë të gjithë me radhë, për arsye se jemi njerëz, jemi individ, kurse populli, i cili po tregohet kaq i durueshëm për realizimin e kërkesës së tij, pa kurrfarë dyshimi, do të dijë se deri ku shtrihen kufijtë e durimit!!!
Ne, si bij të këtij populli, që jemi, kurrsesi nuk duhet ta vëmë mendjen në gjumë! Nuk duhet të kotemi, duhet të jemi sy qelë, ta masim pulsin e popullit dhe të presim prej tij, ato detyra, që na shtron ai! Të presim prej tij ato rrugë, që na përcakton ai dhe të jemi gjithmonë të gatshëm, që t’i përgjigjemi! S’ka kurrfarë dyshimi, se kur do të tregohet jo objektive pritja e mëtejshme, populli do të dijë ta hedhë poshtë një kërkesë të tillë edhe të dal me kërkesë tjetër, me fjalë të tjera, me qëllimin e tij të fundit që është, ka qenë dhe do të jetë bashkimi i gjithë shqiptarëve, bashkimi i ligjshëm i gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar!
A është e drejtë kjo, a mund të kthehemi mbrapa në histori. Në kohën e Lidhjes të Prizrenit, apo në kohën e kryengritjeve të mëdha të Kosovës, më 1908/10/11 ku 12 kushtet objektive nuk lejonin, që populli në atë kohë të dilte menjëherë me kërkesën për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Por populli u detyrua të dalë për një autonomi në radhë të parë, që do të jetë themeli i shëndoshë edhe për luftën e mëtutjeshme edhe për fitoren e pavarësisë së plotë të popullit shqiptar.
Një rrugë e tillë, sado që historia nuk përsëritet na imponohet të riorganizohemi , kur është fjala për realizimin e të drejtave tona kombëtare qoftë në kuadër të kufijve të dhunshëm të ish-Jugosllavisë, qoftë me bashkimin e plotë që do të bëhet nesër patjetër në mes gjithë shqiptarëve që jetojnë kudo në tokat e tyre në Ballkan.
 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora