E premte, 19.04.2024, 09:39 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mbretëria e Bashkuar në zi/ Ndërron jetë Mbretëresha

E enjte, 08.09.2022, 07:55 PM


Mbretëria e Bashkuar është në zi!

Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

Ajo ndërroi jetë në Kështjellën Balmoral në Skoci. Pranë Mbretëreshës ndodheshin pjesëtarë të afërt të familjes së saj.

Mbreti i ri është djali i saj, Charles.

Në Pallatin Buckingham Palace në Londër janë mbledhur qytetarë të shumtë për të nderuar Mbretëreshën.

Mbretëresha Elizabeth II, erdhi në fron në vitin 1952 dhe shërbeu me devotshëmi si një figurë e respektuar jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën.

Elizabeth u bë Mbretëreshë në moshë mjaft të re, pasi babai i saj Mbreti George VI ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare, duke i lënë asaj një detyrë mjaft të vështirë, të cilën për habinë e të gjithëve e kreu me mjaft sukses, duke shërbyer me përgjegjësi dhe mbi të gjitha me përulësi në fron.

Ajo ka përcjellë 15 kryeministra duke filluar me Winston Churchill dhe arriti të takojë ditën e djeshme, kryeministren e sapoardhur Liz Truss.

Fëmijët e Mbretëreshës janë Charles, tashmë Mbret i MB, Princesha Anne dhe Princi Andrew.

Mbretëresha kremtoi para pak kohësh jubileun e platinit, që shënjonte 70 vjetorin e saj në fron, duke e bërë monarken që ka shëbyer më gjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Elisabeth II ishte një figurë përbashkuese për britanikët, mjaft e vlerësuar dhe respektuar edhe në arenën globale.

TPZ.AL



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Edi Rama zgjedh presidentin e tij, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Floriana Garo: Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur në mbështetje të Lulzim Bashës Dasho Aliko i bën thirrje Bashës: Nuk e keni shumicën, hap krah! Edi Rama: Lëreni PD-në, ejani të rikthejmë Monizmin! Vandalizohet varri me mbishkrim shqip në Guci Shqiptaro-Amerikani Republikan shpall garë kundër Senatorit Demokrat Chuck Schumer Profesoresha Basha-Jakupi po vlerëson programet akademike në Letoni dhe Rumani Çaush Kullafi: Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më të bukur! Petrit Aliaj: Në Verona lind qendra e kulturës artistike-sportive 'Nënë Tereza' Idriz Zeqiraj: Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër bënë vizita në atdhe “Hidheni në koshin e plehrave”, imami arab në Gjermani kundër flamurit shqiptar Elena Kocaqi takon shqiptarët e Ukrainës Ramiz Lushaj: Agim Mehmeti nderohet me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi” Arrestohet poeti ''hoxhist'', reagon Kisha Kastriot Dervishi: Një statistikë tronditëse Nebil Çika: Guvernatori i Floridas nënshkruan ligjin që detyron mësimin në shkolla të krimeve të komunizmit Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren Arbana Xharra: Nderroi jete nena qe iu vrane pese djem nga serbet Alma Lama: Edhe nje deshtim spektakolar i ministres se puneve te jashtme “Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”, palestinezët mbajnë protestë në Beograd

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora