E enjte, 18.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Mendime

Hasan Hasanramaj: Heshtja njëzet e tri vjeçare e strukturave shtetërore dhe atyre komunale të Deçanit

E merkure, 07.09.2022, 06:44 PM


Heshtja njëzet e tri vjeçare e strukturave shtetërore dhe atyre komunale të  Deçanit

Ua mundësuan të veprojnë të gjithë atyre që folën dhe shkruan rreth të pa vërtetave ?! ...

Në vitin 1993 parlamentet serbe në Beograd dhe Deçan dhe në fund edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe reagimet e buta të kuvendit të komunës së Deçanit me vendimet dhe veprimet e tyre arbitrare, kompleksin turistik i Pushimores së Fëmijëve, hotelit,  Stacionin e Bletarisë, si dhe pronat  e tjera  në kompleksin turistik në një sipërfaqeje prej tetëqind hektarësh, edhe sot e kësaj dite mbetën  pronë e përhershme e Manastirit të Deçanit ?!  Kundër këtyre vendimeve arbitrare strukturat ma të larta shtetërore të Kosovës, qytetaret, Kuvendi komunal  të komunës së Deçanit ua drejtohem më pyetjen pse heshtën që njëzet  e tri vjet  resht ku  çdo çështje e kërkuar edhe sot e kësaj dite mbeti e shkruar vetë në letër?!...

Nga Hasan Hasanramaj

Letra e fundit e leshura nga organizatës “Evropa Mostra” ku pa  asnjë fakt për të vërtetat  së Manastirin e Deçanit  sipas tyre nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë  monumenteve të rrezikuar”?! Kjo letër ka shkaktua revolt të qytetaret e komunës së Deçanit të cilët kanë qenë ata që kurrë nuk kanë lejua që manastiri i Deçanit të  përkëmbet. Prandaj, nuk e ka asnjë dëshmi që implikon ndonjë institucion lokal apo qendror të Kosovës në praktika diskriminuese ndaj Manastirit të Deçanit gjatë gjithë historisë e kanë  trajtuar si prioritet. Këtë e dinë personeli i manastirit të Deçanit.                                                                                                                         Pra, pas përfundimit të luftës së fundit dhe tërheqjes të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga territori i komunës së Deçanit dhe Kosovës dhe hyrja dhe vendosja e forcave të KFOR-it  italian në objektet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” dhe ato të UNMIK-ut në objektin e Kuvendi të Komunës së Deçanit, punëtorët e ndërmarrjes hoteliere “Liria”, ata të Pushimores së Fëmijëve dhe të Stacionit të Bletarisë në Deçan, duke e parë rrezikun që po iu kanosej në objektet e tyre nga duart shkatërrimtare, me shkrim dhe me gojë trokitën në dyert e shtyllës së katër të UNMIK-ut,  të kuvendit të komunës, dhe ato shtetërore të Kosovës që t’u mundësojë kthimin në objektet e tyre - ku dekada më radhë derdhën djersën dhe mundin të fillojnë punën në një anë, kurse në anë tjetër t’i mbrojnë objekte e tyre ku e kaluan një pjesë të jetës së tyre  nga shkatërrimet, hajnitë dhe plaçkitjet, të cilat në kohë e pas luftës së fundit kishin marrë përpjesëtime të mëdha. Dorën në zemër këto objekte  ishin në gjendje të mirë. Mirëpo,  kjo kërkesë e arsyeshme e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve nuk hasi në mbështetje dhe u refuzua nga shtylla e katër e UNMIK-ut  për shkak të vendimit arbitrar të parlamentit serb në Beograd dhe Gjykatës Kushtetues të Kosovës të cilat ia dhuruan në trashëgimi të përhershme Manastirit të Deçani dhe stafit të saj me të cilin pasuria prej tetëqind hektarë dhe objektet e mëdha e të vogla ti dhurohen në shfrytëzim të përhershëm Manastirit të Deçanit?!                                                                             Pas këtyre kërkesave me gojë dhe me shkrim udhëheqësit e ndërmarrjes turistike “Iliria”, ata të Pushimores së Fëmijëve, Stacionit të Bletarisë nga shtylla e katër e UNMIK-ut morën  përgjigjeje së kërkesat e tyre nuk mund të realizohet me arsyetimin së këto janë prona në posedim të përhershëm të Manastirit të Deçanit ?!                                                                                                                                Njëzet e tri vjet po kalojnë dhe vendimi arbitrar i miratuar para luftës të  parlamentit serb në Beograd dhe i atij serb të Deçanit dhe së fundi vendimi i Gjykatës Kushtetues të Kosovës të cilat tani janë në fuqi.  Pra stafi i manastirit tani i ka në duar të veta dokumentet e dy parlamenteve dhe Gjykatës Kushtetues së është pronare e këtyre pronave dhe objekteve të manastirit. Për çudi ndaj kësaj çështje mjafte serioze njëzet dy vjet rresht të gjithë heshtën dhe po heshtin edhe tani?! Shtylla e Katërt e UNMIK-ut atë botë duke e parë revoltën dhe kërkesën e arsyeshme të punëtoreve të ndërmarrjes  hoteliere “Iliria”, atyre të Pushimores së Fëmijëve, Stacionit të Bletarisë në Deçan nxori vendimi numër 2000/45, në të cilin thuhet:’’Pronat shoqërore dhe ato shtetëroret në territorin e komunës së Deçanit tani e tutje do të menaxhohen nga shtylla e katër e UNMIK-ut, e jo nga  Kuvendi i Komunës së Deçanit dhe ndërmarrja hoteliere  “Iliria” , Pushimorja e Fëmijëve dhe Stacioni i Bletarisë. Edhe kjo çështje sot  e kësaj ditë kështu epa ndryshuara ka mbetur në fuqi?!

Kompleksi turistik kurrë nuk kanë qenë pronë  e Manastirit, por e qytetareve të Komunës së Deçanit

Pa vonuar shumë njerëzit me ”kulturë të ulët njerëzore” filluan aksionet në vjedhjen dhe shkatërrimin e të gjitha të mirave të cilat i kishte  kompleksin turistik dhe ato të Stacionit të Bletarisë, që pas luftës kanë qenë në gjendje të rregullt të cilat kurrë nuk kanë qenë dhe as sot nuk janë pronë e Manastirit të Deçanit dhe as të parlamentit serb të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë pronë e qytetareve, Komunës së Deçanit, e punëtorëve të ndërmarrjes hoteliere “Iliria, e punëtorëve të Pushimores së Fëmijëve dhe e atyre të Stacionit të Bletarisë në  të cilat dekada  më radhë derdhen djersë për t’i pritur dhe përcjellë mysafirët, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit dhe të Kosovës, për t’i fituar pagat mujore me të cilat mbanin gjallë familjet e tyre. Hajnat dhe shkatërruesit pas luftës mbi çatinë e objektit të ri dhe modern të hotelit të kategorisë super “B” sipërfaqe prej një mijë e treqind metra katrorë, treqind shtretër, pishinë, salla  moderne, inventar të tipit më bashkëkohor dhe lokalet tjera përcjellëse u shkatërruan në tërësi dh tërë sasia  e llamarinës së bakrit dhe të gjitha të mirat e tjera që ishin  brenda në këtij objekt u plaçkitën dhe i demoluan. Edhe objekti i hotelit të vjetër me kapacitet tridhjetë shtretër, me restorant, me kuzhina, me dy salla të pajisura me inventar dhe me dy tarraca me pesëqind vende për ulje, u demolua. Në këtë kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte moderne të kamp-shtëpizave me kapacitet prej tre deri në gjashtë shtretërish, të kompletuara me inventar, shumica e të cilave pas luftës së fundit u vodhën, u demoluan dhe u rrënuan në mënyrë të pamëshirshëm me dyer, me dritare, me dysheme, me inventar dhe të gjitha të mirat e tjera që ishin brenda. Të gjitha kamp- shtëpizat u rrënuan, u vodhën komplet  çatitë, tullat dhe të gjitha të mira e tjera. Sot të gjitha këto kamp  shtëpiza janë rrënuar dhe rrafshuar me tokë dhe nuk ekzistojnë më?! Edhe pse është reaguar me vonesë, nga organet më të larta gjyqësore, strukturat shtetërore, ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, Kuvendit të komunës dhe qytetareve të Deçanit që të mobilizohen që objektet në fjalë, t’i kthehen në pronësi të përhershëm Kuvendit të Komunës dhe qytetarëve të kësaj komunës deri me sot të gjitha këto çështje kanë mbetën vetëm kërkesa të shkruara dhe të konstatuara vetëm në letër e asgjë tjetër ?!

Në fund personelit fetar të Manastirit të Deçanit edhe një herë po ua bëjmë me dije së ne shqiptarët e komunës së Deçanit, shekuj me radhë me besnikërinë më të madhe e kanë ruajtur, e kanë vizituar dhe kujdesur për hallet dhe kërkesat e stafi të manastirit dhe çka është më e rëndësishme  këtë kulte fetare  shqiptaret e Komunës së Deçanit e kanë mbrojture, e kanë  ruajtur në ditët dhe në momentet më të vështira nga të papriturat - këtë e di mirë personeli kishtar. Andej në momentet më të duhura, kur kërkesat e fëmijëve, të rinisë, të punëtoreve dhe të qytetarëve  të komunës së Deçanit,  pas njëzet e tri vjetëve të përfundimit të luftës në Kosovë, ka ardhur koha që  personeli i Manastirit të Deçanit të tërhiqet  nga pronat e  pushtuara të qytetareve të komunës së Deçanit ...

Personelit i Manastirit të Deçanit mirë dinë së ne shqiptaret e Komunës së Deçanit në ditët dhe në momentet më të vështira e kemi mbrojtur dhe ruajtur nga të papriturat, për çka në çdo moment jemi te gatshëm të ulem dhe bisedojmë dhe çështjet të vinë deri të zgjidhja ...

Qytetaret e komunës së Deçanit kërkojnë kthimin e pasurive të tyre të pushtuara në shfrytëzim dhe pronësi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora