E enjte, 08.12.2022, 12:34 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe

E marte, 06.09.2022, 06:19 PM


Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe

Nga Keze Kozeta Zylo

Ç’i kanë punuar Gjuhës shqipe armiqtë e vendit tënë!…

Është nga kombëtarët e vjetër dhe shumë të vuajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë. Plaku quhet At Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën barbarët grekë, po At Stath Melani dëshiron të rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë Flamuri i Skënderbeut.

Mihal Grameno per At Stath Mevlanin

Kur lashë Atdheun…me vehte mora nje copëz shqipërie që shndrit nga veprat më të epërme të Kombit. Sot përkujtoj AT STATH MEVLANIN që udhëheq me shëmbullin e Tij si atdhetar dhe mësues model i kohës.

E përkujtoj jo thjesht me një status në F/B, por me misionin për t’i njohur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York me figurat më të ndritura të kohës.

At Stath Mevlani lindi në fshatin Melan të Përmetit në vitin 1858. Ne Stamboll u lidh me patriotë si Jani Vreto, Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Said Toptani etj.

Ai shpërndau libra në gjuhën shqipe nen fshehtesi te pernadorise anadollake osmane.

Ai u shugurua Prift vetem t’i sherbente ceshtjes kombetare pasi pa me syte e tij masakrat te andarteve greke. Kur u kthye nga SHBA ai hapi shkolla shqipe dhe vazhdonte te jepte meshe ne gjuhen shqipe ne kisha ne Permet dhe me gjere.

Andartet greke gjithmone e kishin ne shenjester plakun mjeker bardhe per punen e Tij dhe perhapjen e Gjuhes Shqipe, te cilet pohonin se Zoti flet vetem greqisht dhe jo shqip.

Ceta e krijuar nen emrin e tij kunder Kongresit famekeq te Vorio Epirit, me 1914 beri qe shovinistet greke te digjnin dhe te masakronin popullsine e pafajshme te Jugut deri shtepine e tij dhe me arrestime te familjes.

At Stath Mevlani hapi shkollat shqipe dhe sensibilizoi mbare opinionin kombetar per mesimin e Gjuhes Shqipe.

Ai nuk pranoi te rrinte ne rehatine e Amerikes, por u kthye me misionin per hapjen e Shkollave Shqipe dhe ja arriti ne vitin 1917.

Mihal Grameno në librin “Kryengritja Shqiptare” shkruan: “Vetëm një plak i thinjur me leshrat dhe mjekrën e bardhë qëndron përjashta mbi vapor duke vështruar përpara dhe përpara. Fytyra e qeshur dhe simpatike tregon që plaku është i kënaqur nga udhëtimi. Ku e ku një nënqeshje shfaqet në buzët e tij dhe nga gëzimi fërkon duart. Duket që frika, tmerri dhe dëshpërimi nuk gjejnë vend në zemër të plakut. Nuk gjejnë se plaku është nga pleqtë e Shqipërisë. Është nga kombëtarët e vjetër dhe shumë të vuajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë. Plaku quhet At Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën barbarët grekë, po At Stath Melani dëshiron të rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë flamuri i Skënderbeut. Zoti i mbushtë dëshirat dhe e shpëntë shëndoshë luftëtarin At Stathi, një nga pleqtë kombëtarë të Shqipërisë”.

Patrikana greke dhe armiqte e vrane ne pabesi ne prag te Krishtlindjeve duke e bere trupin e tij copa, copa.

Martirët e Gjuhës Shqipe do të ngelen përherë në zemrat e popullit shqiptar.

Shtator, 2022

New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York Kozeta Zylo: Festivali i parë i shkollave Shqipe “Alba Life” New York Kozeta Zylo: Lamtumirë President Bujar Nishani! Kozeta Zylo: Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Kozeta Zylo: Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriotin në Bronx të Nju Jork-ut Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Shukrije Ramadani, bashkëshorten e Heroit Agim Ramadani Kozeta Zylo: Trëndafila Maji për gratë, nënat dhe edukatoret nga Motrat Qiriazi, New York Kozeta Zylo: Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër Kozeta Zylo: Donika Gërvalla midis nxënësve të Shkollës Shqipe 'Alba Life' Kozeta Zylo: Interview with Arberesh Professor Emeritus Vicenzo Bollettino Kozeta Zylo: Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan Kozeta Zylo: Krijohet “Ulqini”, shoqata më e re në Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Romancë Kozeta Zylo: Ne 117 vjetorin e vrasjes se Papa Kristo Negovanit Kozeta Zylo: Në shtëpinë e shkrimtarit të shquar Walt Whitman

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora