E premte, 29.03.2024, 03:22 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Jusuf Buxhovi: Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

E marte, 06.09.2022, 06:19 PM


Përkujtesë historike

VRASJA E MAXHARR PASHËS NË GJAKOVË

Nga Jusuf Buxhovi

Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë paraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t'i jepeshin Malit të Zi.

Maxharr Pasha, i cili ishte edhe anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë që të bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Por, ai vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë njësoj reagoi dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, forcat e Lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit - përndryshe njëri ndër liderët e Lidhjes, ku kishte kërkuar strehim në formën e besës. Pas një lufte me forcat e Lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes të ndihmuar edhe nga vullnetarë nga Plava e Gucia, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.

Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi edhe gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi. Kjo formë e rezistencës do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, atë në Hot dhe Grudë si dhe përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit në vitin 1880, ku krahas forcave osmane, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.

Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për autonomi politike dhe administrative, që me formimin e Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes Shqiptare në fillim të vitit 1881, ndonëse jetëshkurtër, do t'ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jusuf Buxhovi: Dokumentet autetntike të Kongresit të Berlinit rrënojnë gënjeshtrën serbe për Kosovën dhe shqiptarët Jusuf Buxhovi: Lufta e Dardanës e vitit 1389 - midis mitit dhe realitetit Jahja Drançolli: Si sot 72 vjet më parë, kriminelët ruso-sovjetike vrasin pa mëshirë lulen dhe elitën e popullit polak! Milazim Zeqiraj: 11 Marsi 1981 ishte fillimi për një Kosovë ndryshe 14 janar ‘90/ Demostrata e Shkodrës që i parapriu rënies së regjimit komunist Jusuf Buxhovi: Rekrutimi i dhunshëm, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e partizanëve shqiptarë Jusuf Buxhovi: Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë, terrori ushtarak dhe vrasja e Milladin Popoviqit Jusuf Buxhovi: Zgjerimi i Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare dhe Lufta e Drenicës Jusuf Buxhovi: Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe rezistenca kombëtare Jusuf Buxhovi: 'Çlirimi' i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë dhe ripushtimi sllavo-komunist Jahja Drançolli: Bombardimet dhe agresioni i shtetit serbo-malazez në qytetin e Dubrovnikut Gëzim Llojdia: Si ishte mbledhja e parë e parlamentit të vitit 1923? Jusuf Buxhovi: Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup Gëzim Lojdia: Kur pionierët kinezë i dërgonin letër Diktatorit Enver Hoxha Milazim Zeqiraj: Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë Albert Zholi: Qemal Stafa u vra në betejë, e vranë në kurth apo u vetëvra?! 1946/Aranit Çela: Kosova e vendosi vetë fatin e saj Jahja Drançolli: Beteja e Lepantit Tradhëtoi partinë, nëna e mallkon: Helm t’u bëftë qumështi që të kam dhënë Jahja Drançolli: 107 vjet më parë nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora