E enjte, 28.03.2024, 08:52 AM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Në ditën e sotme 25 vjetë më parë u shua nga jeta Nënë Tereza!

E hene, 05.09.2022, 05:49 PM


Në ditën e sotme 25 vjetë më parë u shua nga jeta Nënë Tereza!

Nga Jahja Drançolli

Viti 1910, viti i lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, ishte vit i kryengritjeve të mëdha në Shqipëri. Më 26 gusht, kjo familje shqiptare, ndër më të spikaturat në luftën për Shqipërinë e Pavarur, festoi lindjen e një vajze të shëndetshme. Anjneza, fëmija i tretë i Nikollës dhe Dranës, ka lindur në Shkup, kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, në Maqedoninë e Veriut të sotëm!

Autenticiteti, është fjala që përshkruan më së miri jetën e murgeshës dhe shenjtores më të njohur, Nënë Terezës. Ajo reflektohej në çdo hap dhe ditë pas dite, një jetë konsistente dhe këmbëngulëse e doktrinës humaniste, që ajo zbatonte vërtet vazhdimisht: duke ushqyer të uriturit, duke shëruar të sëmurët, duke u sjellë atyre jo vetëm ndihmë materiale, por rehati dhe dritë, paqe dhe tolerancë.

Nënë Tereza në Kosovën e pajtimit:

Jodhuna dhe pajtimi janë dhurata të çmuara që Kosova i sjell me vete teksa i afrohet Europës. Kosova nuk ishte vetëm skena e luftës së fundit në tokën europiane, por ishte mbi të gjitha toka që pa përvojën më të madhe të jodhunës në Europë të zhvilluar në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Mesazhet e Nënë Terezës për dashuri dhe falje kanë qenë të frytshme dhe kanë sjellë fryte paqeje në Kosovë, të cilat përbëjnë model për Ballkanin dhe për të gjitha vendet ku ka konflikte etnike, fetare dhe nacionaliste!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora