E premte, 02.12.2022, 03:22 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: E mbyten edhe Don Lazer Jubanin

E diele, 04.09.2022, 06:53 PM


Nga Fritz RADOVANI:

Pjesa Nr. 63, Zamak i Flamurit Kastriotit …

E MBYTEN EDHE

DON LAZER JUBANIN

Lazer Jubani asht le në Shkoder nga prindët Zef e Çile Jubani, me daten 23 Prill 1925. Asht rritë jetim mbasi Baba i Lazrit vdiq i rij. Shkollen fillore dhe gjimnazin e vazhdoi në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku perfundoi dhe liceun klasik e filozofik. Binte në sy pergatitja per meshtar, po edhe landa e historisë tregon një prirje të jashtzakonshme. Asht shumë i rij kur filloi me bashkpunue me revisten “Aucrora Onsurgens”. Në muejn Prill 1946 asht i detyruem me nderpre shkollen, se mbyllen nga shteti deri në Janar 1947.

Gjatë kësaj kohë vazhdon studimet per meshtar me At Mark Harapin S.J., Don Anton Muzaj dhe Don Dedë Maçaj. Të gjithë perfundojnë Martirë!

Nga shenimet biografike të Dr. P. Pepës, mësojmë se me 8 Shtator 1946, Ai Shugurohet meshtar nga Imzot Frano Gjini. Në vitin 1947 Don Lazrin e marrin ushtar, dhe mbas pushkatimit të Don Dedë Maçaj të pafaj edhe Don Lazri fillon Kalvarin e pafund me arrestime, dhunime, tortura dhe dënime. Në vitin 1950 Don Lazrin e arrestojnë me një grup ushtarësh shkodranë se, gjoja kanë dashtë me rrëzue pushtetin, dhe e dënojnë 15 vjet heqje lirije.

Mbas 10 vjetësh e lirojnë nga burgu po, e interrnojnë në Gradisht të qytetit Lushnje, prej ku lirohet mbas pesë vjetësh. Don Lazrin e njoha kur hyni në punë në fermen “Perlat Rexhepi”, perballë fabrikës së Pelhurave, ku punojshe unë. Në vitin 1967 njëditë veç kur u hap fjala se shoku i punës i kishte dhanë Atij me ngranë një mollatartë në mengjez, që ishte kenë e mbushun me arsenik, dhe mbas disa ditësh që u mbajtë pa mjekime të duhuna në spitalin e Shkodres, Don Lazri u nda nga kjo jetë nga helmatisja.

Një meshtar aq fisnik dhe i përvujtë, mbytet nga Sigurimi i shtetit barbar.

E pra në Shkodren e masakrueme nga komunizmi ka ngja edhe kjo ngjarje;

Shumë shkodranve mund ti duket çudi sësi dy vllazën pa pasë asnjë të keqe njëni me tjetrin Don Lazri e Don Simoni, për 35 vjet nuk kanë folë kurr bashkë, tue kenë të një oxhaku. Askush nuk mund të kuptojnë se këta dy vllazën janë dy Klerikë Katolik të nderuem. Sikur të lexonim një libër apo të kishim mundësi me pa një film me jetën e këtyne dy vllazënve, në fund do të thonim me vete: “Çfarë fantazije kanë artistat, apo çfarë ideje i ka lindë atij regjizori me sajue film me këta dy vllazën, pavarësisht se “kjo asht fantazi”, se në jetë mbrena një shtëpije nuk mundet me ngja kurr dishka kështu!”

Shqipnia asht shumë e vogël. Shkodra edhe shumëherë ma e vogël! Shtëpija ku asht zhvillue ngjarja as nuk krahasohët me asnjenën, prandej edhe asht e vështirë me u besue se kjo asht ngjarje e vërtetë e ndodhun, madje, edhe në një Shqipni të izolueme nga Bota, ku njerzit me vështirsi qarkullonin nga një qytet në tjetrin se, përjashta Shqipnie as nuk bahej fjalë fare e, sidomos, për Klerikët as nuk mund të mendohej aspak kjo përveç arratisjes.

Shkodra dhe historia e saj janë kenë subjekt i shumë ngjarjeve tronditëse në histori, prandej edhe populli i saj me të drejtë krenohet për të kaluemen e lavdishme. Komunizmi sadist everian në Shkoder ka eksperimentue të gjitha thanjet e fantazitë e Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pali Miskës, Hekuran Isajt, Lenka Çukos apo Ramiz Alisë me shokë tiranë si veten.

Lenini në 1922, thonte: “Të asgjësojmë qëndresën e priftënve dhe të murgeshave me një mizori të tillë që t’a mbajnë mend me dekada të tana!”
Çdo gja që i nevojitëj Sigurimit me zbatue këte thanje e ke gjetë në Degën e Mbrendshme të qytetit Martirë të Shkodres, madje, edhe pak ma zi se i ka shkue mendja këtyne “klasikve” të marksizëm – leninizmit, apo pasuesve të tyne kriminel’ e gjakatarë të pashoq sëpse, aty u grumbulluen sherbëtorët e shovenistëve sllav, fanatikët antikatolikë, të gjitha fundrritë e padijes së Toskënisë dhe rrënuesit fshataresk të antiqytetnimit Evropjan Përendimor, që mbartë mbrenda vetës doktrina regresive e vrastare komuniste, përballë Përparimit t’Atdheut dhe kulturës Europjane Perëndimore Perparimtare!

Ja dhe fakti që vërteton se kjo ka ndodhë në një qytet me ma pak se 28.000 banorë në vitin 1946, ku kishte 26 burgje të diktaturës barbare komuniste.

Në Shkoder ku ishte edhe Seksioni Katolik pranë Degës së Mbrendshme ku, punonin edhe disa dhjetra hetues terroristë kriminelë e amoral analfabet zhvillohet pikrisht kjo ngjarje në rrugën Ballabane të qytetit, në shtëpinë e vjeter të qytetarve shkodranë shumë të nderuem Zef e Çile Jubanit.

Nana Çile detyrohet deri në pleqni me përballue jetesën tue rrah me dhjetra orë tezgjahun, për me rritë tre djelmë jetima, dy prej të cilëve zgjedhin rrugën e Meshtarisë, si Lazri ashtu dhe Simoni.

Don Simoni ishte tri vjet ma i ri, le me 5 Mars 1928. Në vitin 1946 kur mbyllet shkolla e Jezuitve nga komunistët nuk mërrinë me e përfundue, kështu punësohet si infermjer pranë dispenserisë së qytetit. Aktivizohet me sportin dhe asht ndër futbollistët ma të mirë të klubit “Vllaznia” në Shkoder, por gjatë kësaj kohe ndryshon drejtimin e rrugës së jetës, edhe pse i vëllai asht i burgosun vetëm pse ishte Meshtar.

Simoni ndjekë mësheftas studimet e duhuna dhe me datën 4 Maji 1958, Shugurohet Meshtar nga Imzot Errnesto Çoba. Shugurimi i Tij ishte një pranim me vetdije të plotë i një Martirizimi që do t’a ndiqte gjithë jetën. Asnjë pikë mëshire nuk do të kishin terroristët komunist ndaj Klerit Katolik Shqiptar në asnjë periudhë të kenjes së tyne në pushtet, gja e cila ishte e kuptueshme për kedo që ia hynte asaj rrugë. Ndërsa, për Don Simon Jubanin ishte edhe e provueme me vëllaun e Tij Don Lazrin, i cili asokohe kalbej burgjesh e kampesh të shfarosjes. Kur Don Simoni ka lanë Shkodren dhe asht ba Meshtar iku në Mirditë në vitin 1963, Don Simoni arrestohet, kur vëllai i Tij Don Lazri, u lirue nga interrnimi, kështu, Don Simoni i akuzuem, i hetuem, i dënuem, i masakruem e i ridënuem, i spijunuem, e tue u dënue herë dhjetë e herë njëzet vjet, kalon jetën 26 vjet në një nga burgjet historike të komunizmit, në Burrel, ku Ai aty, tashti kishte edhe “birucën e Don Simonit” e njohun nga të gjithë ata që kanë vuejtë në atë burg.

Lirohet me amnesti të imponueme nga jashtë në vitin 1989. Kishte 7 vjet që i vllai Don Lazri kishte vdekë, pra nuk jetonte ma.

Ishin plot 35 vjet që dy vëllaznit Meshtar të një oxhaku nuk ishin takue kurr me njenitjetrin, nuk kishin ngranë një gostë apo darkë bashkë, nuk kishin asnjë mundësi komunikimi as konsultimi për hallet apo idhnimet e jetes  së Tyne, që filluen në vitin 1947 dhe vazhduen deri në vitin 1989.

Don Lazri në moshën 57 vjeçare e mbylli “dosjen” e hapun në vitin 1947, si shumë shokë të Tij, të cilët as sot nuk kanë as vorreza.

Por historia e Don Simon Jubanit nuk mbyllet këtu! Meshtari “i pabindun” siç, e kanë quejtë komunistët barbar, vazhdon me ecë shpejtë si gjithmonë edhe mbas atij burgu të tej zgjatun gja e cila, krijon dyshime tek Sigurimi, i cili me 13 janar 1990, në pragun e Asaj ngjarje të madhe që do të lëkundin thëmelët e komunizmit edhe në Shqipni, pikërisht, atë natë Don Simoni do të arrestohet me shumë shkodranë tjerë, që me datën 14 Janar 1990 kishin organizue një Demostratë të heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres.  Aty mendohej se “edhe mund të rrëzohej monumenti i Stalinit”, për këte arësye xhelati Zylyftar Ramizi me urdhën të diktatorit gjakatar Ramiz Alia, bani ata arrestime që u pasuen me masakra dhe tortura nga të cilat, ata që i provuen me ditë të tana nuk kanë muejtë me u çue në kambë. Por Don Simoni asht i pafaj. Lirohet, ndërsa, djelmët e rijë dhe organizatorët e Asaj Demostrate dënohën me shumë vite burg. Edhe kur gjithë Europa kishte marrë pamje tjeter kryesisht nder demokracitë komuniste të Lindjes.

Asht pikrisht ajo kohë kur ngjet edhe vrasja e Djaloshit Pëllumb Pllumbaj në tentativë arratisje, që ishte prap një tradhëti e re ndaj Popullit tonë, mbi ligjin e aprovuem “me gjobitje” për ata që kapën në kufi tue ikë.

Sigurimi shtetit dhe UDB-ja jugosllave vazhdojnë së bashku lojën e vjetër të mashtrimit dhe të dorzimit të atyne që mund të mendonin me u arratisë. Askujt nuk i shkon mendja se funerali i Pëllumbit të Ri do të jetë një revoltë e Atyne Burrave që banin mbi sypet e tyne arkivolin e Atij Djali. Porsa korteu mërrinë tek komiteti i partisë së Shkodres, shpërthen dufi i një Populli t’vujtun që ka ndrye në zemër për 47 vjet urrejtjën për komunizmin, Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën, ndersa vazhdon thirrja e Atyne trimave gjatë gjithë Fushës së Çelës, nga Rusi e deri tek vorret e Stom Golemit, ku me arkivol në krah bahën thirrje për rrëzimin e komunizmit.

Mbas kësaj ngjarje në muejn korrik, duket sikur koha po ecën ma shpejtë. Afrohet muej i Purgatorve, Nandori i 1990. Zakonisht në Shkoder asht tregue shumë kujdes për rregullimin dhe zbukurimin e vorreve në këte muej. Siduket, kur i Ndjeri Gjon Kamsi pat mërrijtë me shpëtue nga shkatrrimi Vorrezat e Rëmajt, ka parandi dishka për Atë ngjarje aq të Madhe që do të ngjasin Aty, me datën 4 dhe do të pasohet me datën 11 Nandor 1990, tue u ba Dita e Fitorës së Demokracisë në Shkoder, simbol i mbarë Shqipnisë. Nën një shi e fortunë vjeshte në mes Atyne selvijave të nalta Don Simon Jubani thotë Meshën e Parë, mbas plot 23 vjetësh të “Revolucionit Ideologjik e Kultural 1967”, të cilin e pat drejtue atëherë në Shkoder, “bilbili” i PPSH, tirani Ramiz Alia. Ndonse, në vitin 1985, pak ditë mbas datës 11 Prill kur pat ardhë në Shkoder, pat lanë porosi: “shoku Ever na la, armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë unitetin tonë, do të kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë, prandaj, të jemi vigjilent, sidomos me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë sonë. Por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit.” Ky pra, ishte krimineli Ramiz Alia!

Dhe, me të vërtetë nga data 4 Nandor e deri me 10 në darkë, mund të thohet se disa apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit kishin aq arsenale armësh në katët e sipërme, sa ndoshta po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë me sampista e ushtarë. Gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba gjakderdhje e terror me datën 11 në Rrëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00.

E po mos t’ ishte i madhi Javier Pérez de Cuéllar me burrninë dhe guximin e Tij të paharrueshem, kushedi si do të mbyllej Ajo Meshë historike. Vetem e vetem nderhymja e Tij direkte telefonike tek skilja Ramiz Alia, shpetoi Shkodren nga gjakderdhja e organizueme e komunizmit barbar.

Ndoshta, ishte edhe një shkak per me realizue thanjen e Sulltan Muratit, që “në Shkoder nuk duhet të mbesin gjallë asnjë Shkodran!” E tirani barbar Ramiz Alia mbas Everit, ishte shumë i perkushtuem me shfarosë Shkodren.

Aty nga ora 10.45’ jam nisë me shkue me të gjithë familjen ndër Vorre. Kur ishe bash tek dera e Vorreve, vërejta shumë Musliman jashta Vorreve të grumbulluem tek dera. Unë për një çast dyshova për ndonjë keqkuptim, pse nuk kanë hy përderisa ata ishin në rrugë jashta Vorreve.

Njoha një ndër Ata të perafert me moshen time dhe e pyeta se, pse keni ndejë përjashta? Ai më tha: “Ju hyni e shihni Meshë, nëse do të ndërhyjnë forcat speciale dhe ushtarët që janë ndër vagonat e trenit kundër jush, na do të futemi menjëherë mbas tyne dhe do të përdorim armët që kemi në trup dhe mbas këtyne apartamenteve ndër makina. Rrini të qetë se vëllau në ditë të ngushtë njihet, na nuk largohemi prej këtu pa përfundue Mesha. Jemi ma shumë se 500 vetë të gjithë t’ armatosun!”.

Uniteti i Popullit të Shkodres në datën 11 Nandor 1990 dhe, tek Xhamija e Plumbit me datën 15 Nandor, asht Modeli i Vllaznimit të Muslimanve dhe Katolikve Shkodranë, që i bashkonte një Truell i Vetëm që quhët Shqipni, e lame me Gjakun e Martirve të Saj: Ndue Pali, Caf Meta, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Kolë Prela, Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e mija, mija të tjerë që lindën, luftuen dhe ranë Heroikisht të gjithë bashkë po, pranë Atyne Vorreve, ku ishin Betue mbi gurët e Tokës gjakosun të Nanës Shqipni.

Rinia e sotme Shkodrane, duhet të përulet me Nderim para Gurve të Zallit të Kirit dhe Pendës së saj dhe, të mundohet “vetëm” per me rikujtue se: “Pse vdiqën sëbashku Këta Vëllazën e Motra Shqiptarë?!”

Në vitin 1938 shkruen Don Kolec Prennushi: “Unë e dij se, falemnderës Zotit, e shumta e popullit i beson e i mban këto të verteta. Por armët kundra versuljeve t’ anmiqëve, sidomos në këte kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ (pushtue) atmosferen e pergjithshme i duhen popullit me i pasë për doresh e kundra të zakonshmeve, e kundra atyne mâ të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cilat edhe në mos paçin mbërri ndër né, do të vijnë, si mbeturina rrenojash qi hjedh dallka e detit në bregoret tona.

Kurr mos harroni thanjën e një filozofi të madh Shqiptar, i paharrueshmi At Anton Harapit tha:  “Lumninë e jep deka, Kunorën e ven Vorri!”

Me 11 Nandor edhe Don Simon Jubani mbi Ata Vorre vuni një Kunorë dafinash! E, unë e pashë me sytë e mijë Atë Burrë me dorë të drejtueme nga një gropë e hapun në Rrëmaj, kur, i tha atij komunizmit gjakatar e vrastar:

“Hi ke kenë e, hi ke me u ba!”, dhe asnjëherë mos mendoni se “ringjallet”!

Perpjekjet e Edi Ramës me shokë asnjëherë nuk do të realizohen, se Gjaku i Martirve të Atdheut nuk mund të dhunohet nga një grup vrastarësh që po mundohen me trashigue pikrisht me qytetin Martir të Shkodres, të gjitha veset ma kriminale të paraardhësve të vet, tue fillue nga një shfarosje dhe zhdukje me rrajë të traditave të Perjetëshme të Rozafës së Shkodres. Kurr mos harroni se Shqipnia nuk asht vetem me 6000 gropa pa Emen, po Ata Martir të Perjetshem që dhane jeten per Atdhe nga 1944 e deri në 1991, janë

mbi 42.000 vetë deri në vitin 1972. Shfletoni dokumentat e Arkivit sekret.

Bash nder ato kaçuba ferrash Nanat tona, ndezën dikur kandilat e vojit e qirat, në kujtimin e Atyne Martirve Shqiptarë që nuk vdesin kurrma!!

Ata dhane jeten pra, gjanë ma të shtrenjtë të njeriut! E sot na i kujtojmë me dhimbje të madhe, pikrisht pranë atyne zallishtave ku ndezeshin qirat...

E Flaka nder ato kaçuba nuk shuhet asnjëherë se t’ jenë jeta e Shkodranit!

Jo, Jo, Aty, Aty, ku lindi përjetësisht: “Liria dhe Demokracia Shqiptare”, Aty ku çilën dhe lulzuene sëpari nder kaçuba ferrash, nder ato ditë të zymta Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Rrnoftë Shqipnia!

Melbourne, 4 Shtator 2022.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora