E shtune, 03.12.2022, 02:59 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Mosekzekutimi i pagave për mësuesit është marrëzi

E shtune, 03.09.2022, 06:59 PM


Blerim Latifi:

Mosekzekutimi i pagave për mësuesit në fund të muajit është marrëzi, pa asnjë dyshim.

U tha se një gjë e tillë e paska edhe një bazë ligjore. Por janë disa situata morale kur rregulla ligjore dhe drejtësia nuk përputhen me njëra tjetrën, i kundërvihen njëra tjetrës, dhe kjo me pagat e mësuesve bën plotësisht pjesë në këto situata.

Drejtësia, para se të jetë rregull pozitive, është kategori morale, e lidhur në mënyrë të pandashme me dinjitetin e qenies njerëzore. E ky dinjitet shembet për tokë kur njeriut që e pret me padurim pagën në fund të muajit, i thua se nuk ka pagë për ty.

Marrëzia tjetër: përpjekja me e diskreditu kombëtarisht kryetarin e sindikatës së mësuesve.

Tjetra: përpjekja me i denigru vetë mësuesit, duke i fy në mënyrat më të ulëta të mundshme.

E thotë Fridrih Niçe diku: kur përpiqesh të mbrosh një marrëzi përfundon duke i bërë dhjetë marrëzi të tjera.

_______________

Ka qenë një kohë kur për dhunën ndaj grave e vajzave nuk flitej fare, sepse ajo nuk raportohej. Në vend të denoncimit, gratë zgjidhnin heshtjen dhe pajtimin me frikën e shtypjen.

Sot po flitet për këtë dhunë, sepse gratë po e denoncojnë atë. Po e denoncojnë, sepse kanë filluar të çlirohen nga ideologjitë që e justifikojnë dhunë mashkullore mbi to.

Denoncimi tregon se ato kanë filluar ta mposhtin frikën, e mposhtja e frikës është hapi i parë drejt çlirimit

Mposhtja e frikës fillimisht i tërbon sundimtarët. I bën edhe më agresivë e të dhunshëm, por në këtë sjellje ata nuk bëjnë tjetër përveçse tregojnë se sundimi i tyre i ka ditët të numëruara.

Si thotë ajo urtia filozofike: Në fillim të përqeshin, pastaj të kundërvihen dhe në fund të pranojnë. Edhe shoqnitë patriarkale njëjtë veprojnë: në fillim e përqeshin emancipimin e grave, pastaj i kundërvihen atij dhe në fund detyrohen ta pranojnë.

Sepse një popull që do të jetë i lirë, nuk mund të jetë i tillë pa lirinë e gjysmës së tij.

_______________

A e keni pa qysh shumë prindër i drejtohen djalit të tyre: Ty t'ka baba mafi!

Dhe pastaj vjen një ditë kur ai përnjëmend bëhet mafi, do të thotë delikuent, kriminel, dhunues, psikopat, me fjalë të tjera, njeri që e gjenë kuptimin e jetës tek paligjshmëria.

Sepse gjithçka fillon me gjuhën, me kriminalizimin e saj.

Një gjuhë e kriminalizuar gjithmonë prodhon kriminelë faktikë. Sepse, siç thotë një teori e njohur psikologjike, njeriu mëson të sillet sipas etiketës që ia vendosin të tjerët. Sidomos fëmijët e të rinjtë.

_______________

Meqë jemi në ditët e festës së rrushit në Rahovec, ja kjo hartë e vitit 1693, e hartografit venecian Vincenzo Coronelli, e cila na e dëshmon traditën e vjetër të vreshtarisë rahoveciane. Aty dallojmë Rahovecin e Gjakovën dhe fushën e madhe me vreshta që shtrihet mes tyre. Në hartë dallohen edhe Prizreni, Suhareka dhe katundet Piranë e Bishtazhin.

_______________

Lëvizja Vetëvendosje - parti e majtë.LDK - parti konservatore.Sindikatat ankohen tek e dyta për mospërfilljen që po ua e bën e para. Ky është edhe një shembull që na tregon se sa të kota dhe qesharake janë pretendimet për dallime ideologjike në politikën kosovare.

_______________

Në njëfarë mënyre po m'pëlqen kjo ide! Zuzarët, me trurin e mbushur plot dokrra mesjetare e patriarkale, nuk kuptojnë gjuhë tjetër.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora