E shtune, 20.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Delja e Zezë

E shtune, 03.09.2022, 07:55 PM


DELJA E ZEZË

NGA KALOSH ?ELIKU

Kopeja me zgjebe, herë pas here ka lindur edhe nga një dele të zezë. Nana me prejardhje hoxhallarësh, dhe tituj shkencor që kishin studjuar edhe në Kajro, nuk e priste si shenjë paralajmërimi një lindje të këtillë në shtëpi. Aqmëpak, edhe në vathë, familje.

Megjithatë, edhe ajo Dele e Zezë, priteshte me mirëseardhje në shtëpi. Strehim. Ushqim. Përkujdesje të Bariut me kullosa maleve.Vit përvit, lindte edhe qengja. Kusinë e mbushte me tambël. Lesh të zi për ta kaluar dimrin me tirqi e struke. Edhe, i kishte të gjitha të drejtat e barabarta me shoqet dele të bardha në vathë.Edhe, në male.

Nana Delen e Zezë e krahasonte me lloj - lloj epitetesh dhe emra artistik, asaj kohe në sistemin e egër komunist. Shkaku, se: e shihte si shenjë paralajmërimi në rastë rreziku. Edhe mua si fëmijë më kujtohen shumë ngjarje të rrezikshme të atij sistemi komunist jugosllav. Kohë, kur për një fjalë goje, vjershë, ose liber të “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët, përfundoje me më së paku pesë vjet burg, në “Idrizovë”, ose “Goliotok”.

Im Atë Emin ?eliku, pjesmarrës në Luftën e Dytë Botërore për çlirimin e viseve shqiptare dhe bashkimin kombëtar të trojeve okupuara nga “vëllezërit” me Shqipërinë, ishte mik shtëpie edhe me mësuesin e ardhur nga Shqipëria Mahmud Dumani, i cili punoi dhe veproi si mësues në Kërçovë dhe Shkup për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, në kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliçi. Shkolla, të cilat unë pas kthimit nga Kosova si mësues në malësinë e Shkupit, ende i gjeta me emrat e rilindasëve shqiptar.Gjatë miqësisë me shokët e luftës, Imer Lumën dhe Hamdi Demën, rrëfente shpesh për ato vite lufte të përgjakshme: ne, kurrë nuk luftuam vëllai me vëlla. Kërçova asaj kohe nën udhëheqjen e Mafailit Madh dhe Mefailit Vogël njihej për betejat luftarake kryengritëse.Ballistët bashkëpunonin me partizanët.Ditën luftonin me armikun, e natën lunin filgjana shoku me shok.Herët pa zbardhë agimi rrëmbenin armët dhe dilnin në luftë maleve. “Maqedonasit” dolën partizanë në fund të luftës. Edhe, atë: ne shqiptarët i nxorrëm në male. Neve, në betejën e përgjakshme për çlirimin e Kërçovës, nuk na vranë partizanët “maqedonas”, por Brigada partizane shqiptare nga Shqipëria. Vëllavrasja u bë ballë për ballë, ne sulmonim me thirrjet luftarake “me dorë”, e ata na përgjigjeshin nga ana tjetër luftarake: “me dorë e me këmbë”. Imer Luma me akademi ushtarake të kryer në Itali, asaj kohe luajti një rol të rëndësishëm për shpëtimin e kryengritësve shqiptar.

Lufta vëllavrasëse vazhdoi edhe në Gostivar me kryengritësit shqiptar nën udhëheqjen e komandantit legjendar Xhemë Simnica.Kosovë, me komandantin Shaban Polluzha. Edhe, kur ndodhi Tradhtia e Madhe: kryengritësit shqiptar i nisën për çlirimin e vendeve jugosllave në Srem. Kosovën e lanë të “lirë” pa luftëtarë.Rrugës, kur edhe i vrasin pas shpine gati të gjithë çlirimtarët shqiptar.Pak veta kthehen gjallë në Kosovë, ku edhe këtu i priste vdekja.

Përçudi, them me vete, sesi shqipëtarëve u përsëritet historia: edhe koha e sotshme si e djeshmja. Përsëri, si në atë kohë, “spiunët” dhe “patritotët” edhe sot na i shpallë UDB -a jugosllave. Dallimi, kësaj radhe nuk na i shpallinpërmes bashkëpunëtorëve, po na i shpallin me anë të Komisionit Lustror të miratuar nga Parlamenti me Ligjin për Lustrim. Shqiptarët, edhe në këtë kohë nuk mund të qahen se, nuk kanë përfaqsuesë në këtë Komision për Lustrim me propozime të partive politike shqiptare. Tjetër punë është ajo, se:kush janë ata emra të anëtarëve me “biografi të pastra politike”, ku kanë punuar me poste partiake në sistemin komunist, e ku punojnë sot në këtë neokomunist të “vëllazërim - bashkimit”. Punemadhe, edhe kjo nuk prish punë. Dëmi që u kanë bërë ato rrufjanë me denoncime e shpifje politike shumë individëve të pafajshëm, nuk shpaguhet sot me “zbulimin” e spiunëve.

Shqiptarët kanë pasur funksione të larta në ish shërbimet sekrete policore edhe të nivelit republikan jugosllav, po nuk u bë nami, ende nuk e zbuluan Amerikën. E, as patën guximin si funksionarë shqiptar të shpallin Shqipëri Etnike.Sistemi i atëhershëm komunist jugosllav, vërtetë për shqiptarët nuk hapte shkolla shqipe dhe universitete, ama ndërtonte burgje. Shqiptarët dyert e burgjeve në atë kohë i kishin të hapura krah më krah. Mjaftonte ta dëgjosh Radio Tiranën, lexosh “Lahutën e Malcisë” të Fishtës, “Gjarpijt e gjakut” të Adem Demaçit, ndonjë libër këndimi që kishte mbetur ende i fshehur hatullave që nga koha e Ernest Koliqit si ministër i arsimit... Dhe, hop të shpallnin “armik të popullit dhe shtetit përbashkët” jugosllav, të rrasnin më së paku pesë vjet në birucë.“Armiqtë e rrezikshëm” politik të shtetit “përbashkët” edhe me tridhjetë vite burg në “Goli Otok”.

Frikë kishim në mëngjes të dalim në rrugë. Në çdo hap provokime. Spiunë që na ndiqnin pas shpine në Universitet. Menzën e studentëve. Edhe në Bibliotekë, se: çfarë librash lexonim mes atyre rafteve për atë kohë të dyshimtë. Në mesin tonë kishim edhe të atillë “studentë”, që bashkëpunonin me sigurimin shtetëror UDB -a. Nga njëra anë na e jepnin romanin Tradhtia të Kapllan Resulit që qarkullonte në mënyrë “ilegale” dorë më dorë, e nga ana tjetër të nesërmen na denonconin në polici. Përmëtepër, përveç çotekut i hanim kotnasikoti edhe pesë vjet burg. Vetëm e vetëm, pse na e kishin gjetur mes librave në banesë, romanin e “rrezikshëm”. Fatmirësisht, unë gjatë kohës së studimeve, nuk e mora këtë roman nga “lexuesit” e sigurimit me arsyetim se nuk kisha kohë për lexim, isha i zënë me provime. Nuk e di pse më kishte hy në kokë si pykë se, atë roman sigurimi e kishte hedhur si grep për ne studentët shqiptarë. Shkak ky, që i shpëtova edhe burgut famëkeq komunist të “Goli Otokut”. Vetëm një e thirrur në rrugë: Kosova republikë! Ose, sharja e shokut Tito, të nesërmen na kushtonte hiç më pak, pesë vjet burg nëpër zandanet e famëshme të Jugosllavisë komuniste.

Vite më vonë, përsëri në kohën e komunizmit famëkeq jugosllav, rreth viteve të ’80 -ta, kur më unë u ktheva në Shkup, u habita me romanin e “ndaluar” Tradhtia që e gjeta në raftet e Bibliotekës Popullore Universitare: “Sv. Kliment Ohridski”. Përçudi, në këtë Bibliotekë universitare,  atëherë i lexova edhe librat e tjerë të “ndaluar” të këtij autori “antijugosllav”, që kishte “ikur” nga burgu i “Idrizovës” në Shqipëri: Ushtima e Korabit, Gjarpëri etj. Vetëmse, kësaj radhe nuk mi jepte “lexuesi patriot” i sigurimit të atëhershëm jugosllav në Prishtinë, po bibliotekistët e shtetit sllavokomunist (UDB -a). E dija se, edhe këtu mbanin evidencë se kush çka lexon, po kjo nuk ma lodhte shumë kokën, nuk kisha frikë. Fundi i fundit, librat e “ndaluar” i lexoja në Bibliotekën Universitare “Sv. Kliment Ohridski”, në Shkup. Dorën në zemër, kjo Bibliotekë Universitare ishte shumë e pasur me beletristikë, sidomos me libra të botuar në Shqipëri, që ne në atë kohë vështirë përmes maleve mezi i shtinim në dorë me të cilët e kalonim natën. Fatkeqsësisht, Biblioteka Universitare e Kosovës në krahasim me këtë bibliotekë ishte shumë më e varfër. Asaj kohe, unë kisha dëgjuar nga miqtë e mi të burgosur politik, që e kishin vuajtur dënimin në “Idrizovë” se, në Maqedoni: bibliotekë shumë më e pasur me libra edhe se kjo Universitare “Sv. Kliment Ohridski”, është ajo e burgut famëkeq “Idrizovo”.

Vite më vonë autori “antijugosllav” i romanit Tradhtia do të bie në burg, si spiun jugosllav i dërguar në Shqipëri. Pas ndryshimeve demokratike do të dalë nga burgu dhe do ta tregojë fytyrën e vërtetë të shkrimtarit, vjellë çkamos kundër shqiptarëve. Gazetave dhe librave të vet teknefesë, do të hedhë gurë e dru kundër shqiptarëve. Veten do ta shpallë, edhe se është serb i Malit të Zi. Në një gazetë në Shqipëri do të botohet një shkrim publicistik, se: autori i romanit Tradhtia nuk është Kapllan Resuli, po Mahmud Dumani. UDB-a, pasi e kishte burgosur Mahmud Dumanin, dhe ia kishin konfiskuar edhe romanin në dorëshkrimTradhtia e madhe, kishte kurdisur edhe plot raste të këtilla politike e shkruar libra. E kujtoj një bisedë rasti në gazetën e atëhershme “Flaka e vëllazërimit” (Shkup), ku punonte Adem Gajtani si redaktor i botimeve. Poetin, në atë kohë e sulmonin si spiun të UDB -ës jugosllave. Shkaku, se: poeti ia kishte rrëmbyer gruan shokut të tij besnik, Kapllan Resulit. Papritmas, në besim mes të tjerash ku më tha: pa të drejtë mua këtu më sulmojnë si spiun e tradhtar i shokut të penës. Po, shpejtë do të vij koha dhe e vërteta do të dalë në shesh, do të flasë shumë me argumente për këtë kurdisje politike, vepër spiunazhi jugosllav. Nuk i vura gjithaq rëndësi kësaj bisede rasti në atë kohë. Edhe pse, edhe unë vetë dyshoja në një vepër të këtillë gatimi në maxhe të UDB-ës jugosllave. E kishin punuar me tru, aq bindshëm për popullatën shqiptare, saqë nuk të lente asnjëfarë shteg dyshimi. Ngjarja që të jetë për atë kohë sa më bindëse, njërin sigurimi shtetëror e kishin “ikur patriot” në Shqipëri, e tjetrin e kishin detyruar që t’ia marrë gruan dhe punojë si “spiun” në redaksi. Vite, kur në këtë redaksi të “vëllazërim-bashkimit”, i pari dhe i dyti jo, po i tretiishte spiun i sigurimit shtetëror. UDB -a jugosllave pas Lufte nxirrte spiunë shqiptar në Shqipëri me tjera identitete: emra dhe mbiemra, vendbanime nga Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. “Sekrete”, që mi rrëfente një i burgosur politik nga Kërçova që e kishte vuajtur dënimin në “Burrel”, i nxjerrë si spiunë nga Serbia në Shqipëri. Përçudi, të gjithë neve spiunëve të UDB -ës jugosllave na zbulonte një epror i sigurimit shqiptar nga Mitrovica e Kosovës. Ai shpesh e kalonte kufirin ilegalisht në jugosllavi, dhe pasi na zbulonte si spiunë jugosllav me emra dhe mbiemra të vërtetë, vendbanime nga ku vinim si “patriotë” antijugosllav, nae përplaste me dëshmi para syve në gjygj.

Nuk shkoi shumë kohë dhe i gjithë plani i UDB-ës jugosllave doli në sipërfaqe. Kapllan Resulin e rrasën në burg si spiun jugosllav. Edhe fjalët e Adem Gajtanit për këtë kurdisje me aq mjeshtri, dolën të vërteta për opinionin shqiptar. Me siguri, po të ishte gjallë sot poeti do të fliste shumë për atë kohë policore. E vërteta e asaj kohe u varros bashkë me poetin në varr. Vetëm mua më mbeti në kujtesë edhe sot e kësaj dite një “përndjekje” e paparë interesante antijugosllave.

Herë pas here, pas viteve ’80 -ta, pushimet verore gjatë sistemit komunist i kaloja në Ulqin. Pushime verore, që shpesh ndodhte t’i kalonim së bashku në të njëjtën kohë dhe qytet turistik edhe me të vëllain që u kthye nga Parisi përfundimisht në vendlindje. Përderisa, unë gjatë kohës të pushimeve strehohesha në hotel, ai me djalin tim të madhbanonte në një shtëpi private në rrugën “Resulbegoviç”, në Ulqin. Gjatë pushimeve verore, ai takoheshte shpesh edhe me një studjues nga Mali i Zi Bahri Brisku. Emër të cilin unë e kisha dëgjuar në Prishtinë, po nuk e njihja fizikisht. As edhe nuk u njoha me të përderisa pushimet verore i kaloja vite me radhë në Ulqin. Papritmas, në një bisedë rasti, im vëlla ma zbuloi edhe një fshehtësi interesante për Kapllan Resulin. Vëllai i tij asaj kohe, gjatë arratisjes nga burgu i “Idrizovës” në Shkup, kishte qenë epror sigurimi i UDB -ës jugosllave në Mal të Zi.

Vërtetë ishin kohë të vështira ato të UDB-ës jugosllave, kur siç thoshte populli: nata kishte sy, e muret veshë. Trim mbi trima në atë kohë ishte “Patrioti” i Prishtinës, që e mbante kudo kësulën e bardhë në kokë. Shenjën e Skënderbeut me dy brinja në setre. Pesë para s’i jepte për romanin Tradhtiatë “autorit” Kapllan Resuli me tri-katër mbiemra. Përditë, kur na takonte rrugëve të Prishtinë na përshëndeste me një tungjatjeta. Edhe ne, ia kthenim përshëndetjen me tungjatjeta. E merrnim si endacak të marrë rrugëve të Prishtinës. Me siguri, kështu kanë menduar edhe bashkëpunëtorët e sigurimit. Ku ta di unë?! Ndoshta, edhe: ky veprim i tij patriotik e shpëtoi nga burgu famëkeq jugosllav. Nuk e di, a është ende gjallë rrugëve të Prishtinës me kësulë të bardhë në kokë. Shenjën e Skënderbeut në jaknën esetres krahëve. Shkaku, se: edhe pse herë pas here shkoj në Prishtinë, nuk e kam parë atyre rrugëve plot jetë e kujtime, sot pa baltën e kuqe. Vërtetë, edhe më ka marrë malli për atë Patriot historik e largpamës!

E sot?! Edhe sot kemi plot “patriotë kuqezi” nëpër parti politike. Gazeta të varura e “pavarura”. Emisione radio - televizive. Faqe të internetit. Ndonjëri, në syrret del edhe me kësulë të bardhë. Shqiponjën dykrenare në ballë. Ose, tespi kuqezi. Mjerim shqiptar! Natë e ditë haptas “punojnë” për Atdheun. Shqipëri Etnike. Po, nuk e di pse nuk më duken aq trima, nuk ma mbushin mendjen dhe syrin si Patrioti i atyre viteve, gjatë studimeve në Prishtinë?!...

Qerrja moti na është thyer në rrugë. Tashti gjetëm rrugë, po nuk kemi qerre.Nuse në koçi.Nejse. Sekret politik i vitit, Komisioni Lustrues për t’i shpallur spiunë, pritet nga opinioni edhe dy akademikë shqiptar. Por, ja që deri më sot, ende hamendet, nuk ka guximt’i shpalli “pehlivanët” e Shkupit. Persëri, të mos përzihem shumë në punët e shtetit “përbashkët”, do të kthehem edhe pak te koha e “artë” komuniste. Sistemi i atëhershëm komunist jugosllav, vërtetë për shqiptarët nuk hapte shkolla shqipe dhe universitete, ama ndërtonte burgje. Shqiptarët dyert e burgjeve në atë kohë i kishin të hapura krah më krah. Mjaftonte ta dëgjosh Radio Tiranën, lexosh “Lahutën e Malcisë” të Fishtës, “Gjarpijt e gjakut” të Adem Demaçit, ndonjë libër këndimi që kishte mbetur ende i fshehur hatullave që nga koha e Ernest Koliqit si ministër i arsimit... Dhe, hop të shpallnin “armik të popullit dhe shtetit”, të rrasnin më së paku pesë vjet në birucë. Në burg të rrasnin edhe për romanin “Tradhtia” të Kapllan Resulit, që nga njëra anë ta jepte përmes “patriotëve” kuqezi vetë UDBA, e në anën tjetër papritmas të bastiste në shtëpi, të kapte me pelë për dore si libër i “ndaluar dhe i rrezikshëm” për shtetin jugosllav. Punë tjetër ishte ajo e çuditshmja se, librat e Kpallan Resulit i kishe haptas nëpër raftet e Bibliotekës Universitare “Sv. Kliment Ohridski” në Shkup, dhe mund t’i lexoje në çdo kohë pa asnjëfarë problemi politik. Një grep i rrezikshëm ishte edhe ky, të shënonin si lexues të dyshimtë në listën e “irredentistëve”, po së paku ta jepnin vetë në bibliotekë, nuk kërkonin pëgjegjësi dhe prova me “biseda informative” për të të rrasur me vite në burg. Mos flasim këtu edhe për raste edhe më të rënda “irredentiste” kundër shtetit komunist jugosllav.Vaj halli për ty si shqiptar, nëse lëvdoje para “patriotëve” kuqezi Shqipërinë. Ose, thërrisje në rrugë: Kosova - republikë! Patjetër, duheshte t’i lash duart një herë e përgjithmonë nga liria.

Vonë, shumë vonë shqiptarët e kuptuan të vërtetën misterioze, se: burgjet ishin vende përmisimi, nuk ishin universitete. Edhe, për atë kohë sipas sistemit të atëhershëm komunist, edhe më të nevojshëm se shkollat shqipe. Vite më vonë gjatë ndryshimeve demokratike, Partitë Politike Shqiptare burgun e morën si universitet shqiptar.Shumicën e të burgosurve i përqafuan si anëtarë në radhët e tyre partiake politike. E harruan se, pak vetë nga ato burgje famëkeqe jugosllave dolën me mend në kokë. Shumica nga ta, kurrë nuk e panë lirinë, u kalbën ose vdiqën në qelitë e “Goli Otokut” dhe “Idrizovës”.Ndonjëri, në pleqëri mezi doli nga burgu i çmendur.Tjetri, peder. E shumica spiunë… Mallkim kombëtar, përderisa “spiunët” dhe “patriotët” edhe sot na i shpallin të tjerët, si në kohën e komunizmit, kur të duan dhe sa herë të duan sipas porosive politike partiake. Rasti ma kujtoi edhe një “spiun” të asaj kohe komuniste.E përhapën në gjithë katundin se spiun i UDB -ës ishte shoku Mito.I gjithë katundi iknim nga ai si prej dreqit.I ruheshim në biseda rasti, nuk flisnim para tij asgjë “armiqsore”. Vetëm, na vinte çudi nga e dinte policia çdo gjë që ndodhte në katund?! Flamurin kuqezi, kush e hipi në minare të xhamisë. Cili mbante armë pa leje në shtëpi.Kush e këndoi këngën e Kalosh Zajazit në dasëm. Sulltanë Qafës, që me gërshërë të dhenëve vojvodës Mikailit Brodit te shkallët e shtëpisë ia vrau tre komita. E, kush e shkrepi revolen për dritare, kur zbriti nusja në lëmë… Edhe, në fund e dini kush kishte qenë spiuni i katundit?! Jo, nuk e dini: Hoxha dhe “patrioti” kuqezi. Po, e njëjta metodë zbulimi e “armiqve” të popullit dhe shtetit, vazhdonte edhe nëpër institucione: redaksi të gazetës së “vëllazërim-bashkimit”, redaksi radio-televizive, shkolla dhe universitete.

Vërtet, nuk bëra asnjë ditë burg, jo se i jam trembur burgut, po shkaku se më shumë u kam besuar “spiunëve” të shtetit “përbashkët” jugosllav, sesa “patriotëve kuqezi”. Ndoshta, edhe kam humbur diçka të vlefshme në jetën time si shkrimtar, ta zëmë bibliotekën e pasur me libra në burgun e “Idrizovës”. Ose, ndonjë zanat tjetër me vlerë, që do ta mësoja në burg dhe nuk do të më lente sot pa punë. Nuk e di. Një gjë e di të sigurtë, bariu i katundit tim shkoi në burg analfabet, dhe nga andej u kthye piktor. Kushëriri im, poashtu gjysëm analfabet, u kthye nga burgu me gjuhë standarde letrare shqipe. Dhe, që në atë kohë komuniste, në dyqanet e maqedonasve pazarin e bënte në gjuhën shqipe. Skënderbeun pa frikë e vizatonte mureve shtëpi më shtëpi nëpër katund.Përçudi, nuk e merrnin më përsëri në burgun e rehabilitimit “Slepçe”. Përgjegjësit e burgut thonin: nuk e marrim se na bën probleme me të burgosurit, i mëson ta vizatojnë portretin e Skënderbeut qeli më qeli. Prandaj, më e arsyeshme është ta vizatoj Skënderbeun nëpër katund, sesa bashkë me të burgosurit në qelitë e burgut. Ne ia sigurojmë fjetjen, bukën e ai na e përmbys kupën. Edhe në burg përhapë propagandë shqiptare. Nuk na duhet ky “hajlaz”. Merreni dhe bëni çka të doni me këtë të çmendur në katund! Rast interasant ky me kushëririn tim sesi i shpëtoi edhe ai burgut komunist. Tashti më kushëriri im nuk e ka atë problem politik, Skënderbeun e ka me gjithë kalë me shalë në“Bit-Pazar”, shpatën famëmadhe në brez. Vetëmse, përçudi sot Skënderbeun e duan dhe ia marrin maqedonasit, po nuk e duan halldupët shqiptar. Vështirë e kanë t’ia përmendin edhe emrin, vazhdojnë t’i lënë takimet e punës dhe për çaj rusi te “Kali”. Në këtë shkrim mos harroj t’jua përkujtoj edhe një thënie të gjermanëve në kohën e fashizmit, kur i pushtuan tokat shqiptare.Kohë kjo, e Marrëveshjes Historike Shqiptaro-Bullgare (“Shqypni e Madhe”). Gojën plot, thanë për shqiptarët: Shumë para kemi harxhuar për spiunët nëpër botë. Përçudi, shqiptarët këtu qenkan spiunë pa pare. Frikë kam edhe se, halldupëve shqiptar u pëlqen nofka spiun… Burra, ndaluni pak me shpifjet dhe denoncimet policore! Edhe spiunët, edhe patriotët do t’i shpallim vetë si bashkëpunëtorë shqiptar të UDB -ës jugosllave. Mjaftë më na i shpallën para dyerve të oborrit rrufjanët e djeshëm komunistë dhe “vëllezërit” e Njerkës me anë të “pëllumbave postier”!

Delja e zezë, më në fund një ditë u nda nga kopeja të kullosë vetë maleve të Shqipërisë.E mori guximin të pij vetë ujë te lumi.Herë pas here edhe e kalonte kufirin e Katundit. E kërcente vathën, dhe arratiseshte mes deleve bardha, matanë Lumit të Zajazit.Zonja Vdekje, që i kishte vënë pusi te bregu, nën një shelg i tha:

-Zonjë e zezë, pse ma turbullon ujin?

-Zonja Vdekje, iu përgjigjë: ujin nuk ta turbulloj unë? Ti pi ujë mbi mua. Lumi rrjedhë nga tite unë, permes shelgjeve për në det.

- Atëherë, burri yt Doktorziu.

- Burrin tim vitin e kaluar e hëngri vëllai yt Delengrënës.

- Hi-hii-hiii… Qeshi, Zonja Vdekje. E hëngri se kulloste bar maleve tona historike. E donte “vëllzërim - bashkimin”… Shtetin e “përbashkët” jugosllav…

Dhe, i kërceu në qafë Deles Zezë.E shqeu copë - copë mes maleve.Një ditë, iku papritmas edhe Delja e Zezë.Rrufjanja, të cilën Nana ime e pagëzoi Delja e Zezë.Asnjë lajm, asnjë shkrim për arratisjen e Deles Zezë në mjetet e informacionit: RTV, portale dhe gazeta. Përjashtim bëri një gazetar me poste policore - partiake, i cili Delen e Zezë e kishte marrë edhe si misfire në shtëpi.Dhe, për ta çfajsuar veten si anëtar besnik i komisionit Lustrues partiak e përkujtoi në një gazetëtë “pavarur” si “viktimë” politike.Një tjetër, i tha lamtumirëpas dështimit të një intervisteme Delen e Zezë në një portal elektronik.

Asnjë lajm. Asnjë shkrim tjetër publik për ikjen e Deles Zezë nga kjo botë…



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora