E premte, 29.03.2024, 07:48 AM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Jashtë niqabi nga shkollat

E premte, 02.09.2022, 06:56 PM


JASHTË NIQABI NGA SHKOLLAT

Nga Xhemal Ahmeti

Zonja shkel ligjet në fuqi dhe si e tillë nuk ka vend në shkollën publike. Niqabi është manifesti politik i një kushtetute të huaj, e cila promovon nënshtrimin total të femrës, mbylljen, izolimin dhe përjashtimin e saj nga agorat, institucionet dhe jeta kulturore e sociale. Pedagogu, pedagogia e shkollës sekulare e ka për detyrë si shfaqje, shembull dhe me punë të promovojë lirinë individuale, angazhimin për vetëpjekuri dhe mbrojtjen e fëmijës [dhe njeriut] nga diktati i grupit, abuzimi nga prindët dhe rrethi [dhunimet nuk bien nga qielli] e të ngjashme. Zonja mund të vazhdojë punën e saj në shkollat private të komuniteteve fetare por jo në shkollë publike. Kështu e thotë ligji. Ose imitoni Afganistanin, mirëpo paraprakisht ndrroni sidtemin - shansin e keni.

___________

NIQABI DHE LIRIA E FEMRËS

Si mundet të shkosh pas partive si AAK dhe PDK  [eksponentë të saj ulërinë]  të cilët japin shenja të qarta për përmbysjen e sistemit politik ekzistues, që ka shteti, kjo kushtetutë? Këto haptazi kërkojnë shkeljen e ligjit në favor të një uniforme ideologjike, e cila vjen nga një ligj e "kushtetutë" e huaj, e cila botërisht njihet si masakruese e drejtave njerezore e sidomos atyre të femrës (Katar, Afganistan, Iran, Saudi, Turqi e gjithandej). Pse nuk i qortoni edhe më zëshëm, por heshtni?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora