E enjte, 02.04.2020, 04:21 AM (GMT+1)

Aktualitet

Hajdin Islami: Avni Dervishi, po lobon në Suedi për Kosovën

E marte, 23.12.2008, 07:00 PM


Avni Dervishi
Avni Dervishi, po lobon në Suedi për Kosovën

Shkruan: Hajdin Islami

Kosovë, 23 dhjetor 2008 - Gjatë javës së fundit të punës para pushimeve të festave të fundvitit politikani i zgjedhur në Suedi, me prejardhje nga Vushtrria e Kosovës dhe pishtari kombëtar që njëherësh është magjistër i Shkencave Politike Evropjane Avni Dervishi, kishte një sërë takimesh me rëndesi si falenderuese ashtu edhe promovuese.Përpos të tjerash ia vlen të përmenden takimet shumë miqësore me Ambasadorin  Akira Nakajima në Suedi, i cili u shprehu se Kosova do ta këtë të vështirë në fillim me ndërtimin e një administrate shtetërore të qëndrueshme.Dervishi, në anën tjetër e falenderoi ambasadorin,popullin dhe Qeverinë e Japonisë për njohjen e shtetësisë së Kosovës dhe për përkrahjen e pandalshme që ky shtet i ka dhënë e po i jep Kosovës. Dervishi poashtu e ceku ndihmën madhore që Japonia ia jep Kosovës përmes UNDP (United Nation Development Programe) .Dervishi poashtu iu lut ambasadorit të Japonisë që të shikoj mundësitë që studentë nga Kosova të mund të studjojnë për ndonjë semester apo vit nëpër universitetet e Japonisë, sepse Japonia si fuqia e dytë ekonomike në botë ka përvojë shumë të duhur ekonomike që i duhet Kosovës. Po gjatë këtyre javëve Dervishi, u takua me ambasadorin e Francës në Suedi, Joël De Zorzi, të cilit i shprehu falenderime për presidentin Sarkozy, ministrin e Punëve të Jashtme dhe kombin francez për punën e tyre të palodhshme për forcimin e Kosovës, njohjen e pavarësisë si dhe punën e shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë Bernard Kushner në vitin 1999. Vlenë të theksohet fakti se që të dy ambasadorëve Dervishi iu dha dhurata modeste në formë “Caj Mali “që ishte prodhim 100 % nga Kosova, ku çdo gjë ishte e shkruar në shqip dhe anglisht. Harta e Kosoves ishte poashtu në paketimin e këtij produkti kosovar. Dervishi po ashtu ka  vazhduar me takime ku të premtën më 19 dhjetor 2008 është pritur në Ambasadën e Sirisë në Stokholm. Shefi më i larte i përfaqësisë diplomatike të ketij shteti arab, i ngarkuari me punë Ayman Alloush, fillimisht i ka  uruar Avni Dervishit, mirëseardhje dhe i premtoi se shteti i tij do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se kjo njohje nuk do të vonojë shumë. Sipas diplomatit sirian që Siria de facto e ka pranuar shtetesinë e Kosovës, mund të ilustrohet me urimet përshendetëse që kryetari i këtij shteti i kishte dërguar kryetarit Sejdiu përpara. Edhe këtij diplomati Dervishi, i kishte i kishe përgatit një dhuratë modeste  nga Kosova. Për këtë shkrim falenderoi z. Avni Dervishi për Informacionet e dhëna.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT