E premte, 26.04.2024, 12:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Ardian Ndreca: Polimeret e silikonit nuk kanë asnji ndikim domethanës tek kordat zanor

E enjte, 01.09.2022, 07:00 PM


Ardian Ndreca:

Kush asht ai që mbërrin me riprodhue fillim e mbarim nji kangë të këtyne yjeve të showbizit të sotëm?

Pa pasë nevojë me qenë nostalgjik, por brezi jem asht ende sot në gjendje me riprodhue motivet e Vaçe Zelës, Gaqo Çakos, Tonin Tërshanës që janë këndue jo dje e pardje por nji gjysëm shekulli ma parë.

Sot muzika e showbizit, tallavatë laramane, reduktohet vetëm tek pjesa ritmike, ndërsa poezia dhe melodia janë zbehë (e ky asht nji eufemizëm). Vendin e tyne e ka zanë kryesisht pamja e jashtme, markat e veshjes, grimi, protezat e silikonit, ndërhymjet e kirurgjisë plastike që s’mbarojnë kurrë pse sa rregullohet nji anë prishet nji tjetër.

Në natyrë muzikaliteti lind për me ndihmue kafshët me mbijetue dhe për me mbështet riprodhimin e species, ky asht motivi që kafshët “këndojnë” apo ma mirë me thanë lëshojnë tinguj me muzikalitet. Njeriu i ka shtue këtyne dy funksioneve misionin e artit dhe ka krijue instrumentet muzikore dhe fjalën. Sigurisht dy motivet e para nuk janë zhdukë, por i nënrenditen idealit të artit.

Edhe në natyrë zogjtë ma të hijshëm, ato me pupla shumëngjyrëshe e lafsha të derdhuna mahnitëse nuk janë kangëtarët ma të mirë. Bylbyli asht gati krejt anonim në kandvështrimin kromatik por asht mbreti i kangës. Ndoshta natyra kërkon me na komunikue diçka edhe nepërmjet kafshëve!

Gjithsesi nji gja asht e sigurtë: polimeret e silikonit nuk kanë asnji ndikim domethanës tek kordat zanore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora