E enjte, 28.03.2024, 12:35 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Nuk më friksojnë kërcënimet dhe sharjet e maskarenjëve!

E merkure, 31.08.2022, 06:54 PM


Nuk më friksojnë kërcënimet dhe sharjet e maskarenjëve!

Shkruan: Florim Zeqa

Sa herë që kërcënohem, shahem apo fyhem nga të sëmuarit mental në mendje më vijnë fjalët e babait tim të ndjerë Halil Zeqa pas torturave në stacionin policor në Klinë, po citoj: "Kemi përjetuar tortura të rënda në stacionin policor në Klinë, na kanë goditur me tyta pushkësh dhe mjete tjera të forta në të gjitha pjesët e trupit, por të gjitha i kemi përjetuar më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza kombëtare, dhe prapë duronim në pamundësi për të bërë gjë. Në atë moment jam betuar, se edhe nëse më ndodhë ndonjëherë në jetë që të më shajë ose ofendojë ndonjë shqiptarë, nuk do të më shkojë mendja për ta bërë edhe më të voglën gjë, por vetëm do t'i themë, të qoftë për nderë" (Halil Zeqa, 25 shkurt 1993).

Një kërcënim dhe një sharje “vëllazërore”

Për 12 vjet veprimtari gazetareske dhe publicistike kam përjetuar kërcënime, sharje dhe fyerje nga më të ndryshmet, por do t’i veçoja dy nga më banalet nga dy “trima të xha’Sulos”.

Kërcënimi i parë serioz më erdhi dy vite e gjysmë më parë, në Janar të vitit 2020 pas një shkrimi kritik për katandisjen e vlerave demokratike në LDK, nga një i ashtuquajtur rugovist, mbështetës i rrënuesit të LDK-së rugoviane, po e citoj: “E pra, veç n’hifsh ka je dale, se pa ta hup faren e flliqt nuk kam me lan. Ti o qen, o njeri i smut psiqik, ti a po mendon se une jam si ata baloshat me te cilet ti shoqerohesha, aa.

Po une nuk jam njeri i poshter si ti, qe qon uj gjithmone ne mullirin e atyre qe se duan LDK-ne.

Ty te perkrahin do njerez qe nuk kane pik vlera. Po ne mua je zatet ne hun lesh, e me emrin e zotit veç nese me nshon shpirti se ne ate dakik qe kemi me u pa ke me i la krejt pernjeheri.

Une kam shoke ne krejt boten qe kan me me ndihmu ne kete drejtim.

Tash zhduku mashkull pel” (përfundon shkrimi origjinal).

Kurse sharja apo ofendimi më banal më erdhi ditë më parë nga një mbështetës i ish pushtetarëve, PDK-isti i përbetuar pas analizës politike rreth fillimit të grevave, po citoj: “Tye ta qifshin nanen krejt sindikatat edhe un bashk me ta o gazetar rus” (përfundon shkrimi origjinal).

Dallimi mes kërcënimit dhe sharjes së sipërcekur, edhe pse dalllojnë në kohë dhe përmbajtje, qëllimin e kanë të njëjtë, mbylljen e gojës të gjithë gazetarëve dhe analistëve që e marrin guximin ta thonë të vërtetën!

Përderisa të parit (kërcënuesit qyqar) ju përgjigja në këtë mënyrë: “Mirë se të bjen Zoti”, këtij të fundit, sharësit banal i thash: “Të qoftë për nderë”.

Asnjëherë nuk më ka shkuar dhe as që më shkon mendja për hakmarrje ndaj të tillëve, pasi në shpirtin tim nuk ekziston fryma e hakmarrjes, por ajo e dashurisë vëllazërore dhe tolerancës njerëzore, e faljes dhe unitetit kombëtar.

Pavarësisht kërcënimeve dhe sharjeve virtuale nuk tërhiqem nga misioni fisnik

Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër!

Megjithatë, gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Prandaj në asnjë rrethanë nuk guxojnë të bien pre e maskarenjëve.

Kur flasim për kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika, nuk guxon të vie në shprehje tërheqja e gazetarit nga misioni fisnik shkaku i një kërcënimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me kërcënuesin. Përveq bërjes publik të rastit për opinionin e gjerë, rastin duhet denoncuar edhe tek organet kompetente. Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari, përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës sado sfiduese të jetë ajo.

Do të dëshiroja të i shihja sesi sillen këta “trimat e xha’Sulos” me policinë serbe në pikat kufitare me Serbinë gjatë udhëtimit nga shteti helvetik (ku jetojnë) për Kosovë dhe anasjelltas!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora